BALLISTI I KËNDON KOMUNISTIT QEMAL STAFA


BALLISTI BARDHYL POGONI

I KËNDON RËNIES SË KOMUNISTIT QEMAL STAFA.


Cila ishte kënga e parë që iu kushtua Luftës Antifashiste?


Nga Enver Memishaj


Rënia e Qemal Stafës (1920 – 1942), djaloshit 22 vjeçar, më 5 maj 1942, veç të tjerave nxiti patriotët që sipas traditës t’i ngrinin atij këngë. Është e njohur kënga “Afër një spitali”, që ngriti bejtexhiu Gaqo Trola nga Vunoi e cila duke qenë këngë popullore u njoh dhe u përhap shpejt. Këtë këngë e kanë quajtur si kënga e parë që iu ngrit Luftës Antifashiste. (Shih: Vaso Tole, Irena Shabani “Panorama”, dt. 24.4.2003, etj)

Në vitin 1942, për çudinë tonë paska pasur edhe fëmij 9 vjeçar, që paskan ndier dhimbje të madhe për vrasjen e Qemal Stafës!!! “Sofokli Thomaiai, sot 80 vjeç, ishte nëntë vjeç kur bashkë me shokët e tij në Tiranë përjetoi dhimbjen e vrasjes së “Heroit të Popullit” Qemal Stafa...” (Shih: “Telegraf”, dt. 5.8.2013)

Shembuj qesharak që mundohen të tregojnë historinë me “dhimbjet e fëmijëve 9 vejçar për Qemal Stafën” që as nuk e njihnin, as nuk e kishin dëgjuar dhe as e kuptonin se ç’kishte ndodhur...

Unë dua të parashtroj një fakt historik. Bardhyl Pogoni një intelektual i Ballit Kombëtar dhe më pas profesor universioteti në Amerikë, shkroi e botoi një këngë, poezi, që u frymëzura nga rënia e Qemal Stafës. Pra ishin dy patriot Gaqo Trola dhe Bardhyl Pogoni që në të njëjtën kohë e ndien dhe e vlerësuan rënien e Qemal Stafës dhe dhimbjen e shprehën në këngët e tyre.

Kënga e Gaqo Trolës si këngë popullore u përhap shpejt, ndërsa poezia e Bardhyl Pogonit u njoh pak në atë kohë dhe më pas dihet se u mohua e harrua sepse atë e kishte shkruar një “armik i popullit” !

Nga ana historike si shpegohet që një intelektual i Ballit Kombëtar himnizonte një komunist?

Sot është pranuar se deri më 1 tetor 1943 dy forcat antifashiste Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste pavarësisht nga programet e tyre nuk kishin kontradita të thella por përkundrazi vepronin në mirëkuptim dhe bashkëpunim me njera tjetrën.

Më 1 tetor të vitit 1943 Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste u dërgoi të gjith Komiteteve Qarkore të PK një letër ku flitej për masat për forcimin e pushtetit të Këshillave Nacionalçlirimtare, dhe për qëndrimin armiqësor kundër Ballit Kombëtar. Kjo letër saksiononte politikën e Partisë Komuniste që nuk pranonte alternativë tjetër, pra i vetmi pushtet duhet të ishte ai i Këshillave Nacionalçlirimtare, më saktë i Partisë Komuniste. ( Shih: Enver Hoxha, Vepra Vëll. 1, f. 426)

Poezia e Bardhyl Pogonit shkruar menjëherë pas rënies së komunistit Qemal Stafës është një shembull kuptimplotë se nuk kishte armiqësi ndërmjet dy forcave politike deri më 1 tetor 1943.

Poezia është botuar së pari në organin e Ballit Kombëtar “Kushtrimi i Lirisë”, gusht 1942, ribotuar në antologjinë “Mosha e Lirisë”, Tiranë 1999, f. 74-75.

Por Bardhyl Pogoni nuk është i vetmi që u këndon veprave antifashiste të komunistëve. Në dhjetor 1942 Dhimitër Kol Bala (1885 – 1945), bashkëfshatari Gaqo Troles, pushkatuar nga komunistët në një pozi brilante për Luftën e Gjormit krahas Hysni Lepenicës ai flet edhe për komunistin Hysni Kapo Abazaj. (Shih: Enver Lepenica “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar”, Tiranë 2017, f. 210)

E tillë ishte atmosfera në Shqipëri deri më 1 tetor 1943, kur siç thotë populli pështynë jugosllavët dhe hapën vëllavrasjen në Shqipëri.

Nuk gjejmë asnjë komuniste t’i ketë kënduar rënies së një dëshmori të Ballit Kombëtar e çka tregon politikën antikombëtare të kësaj partie.

Folklorisi i shquar Fatos Mero Rrapaj thotë se kënga e Gaqo troles ka pasur edhe vargjet: Ngreu Qemal se të kërkon Bazi i Canes” e që më pas siç kuptohet u hoqën nga komunistët.

Por edhe vetë Qemal Stafa nuk ka qenë komunist enverist, përkundrazi ai dinte me kulturën që kish të vlerësonte Mid’hat Frashërin, e patritë të tjerë që ishin antikomunistë. Sa për shembull po flasim për një letër që Qemal Stafa nga Italia i shkruan me nderime dhe veneracione patriotit Lef Nosi (1877-1945, pushkatuar nga komunistët), letër që e ka bërë publike nipi Qemalit, Veli Stafa. (Shih: “Tirana Observër”, dt. 5.5.2013)

Veliu shkruan se letrën Qemal Stafa e nisi nga Firence, ku ai studionte në Fakultetin e Drejtësisë, më 1941. Nga letra vihet re se me çfarë respekti i drejtohet Qemal Stafa ,20 vjeçar, firmëtarit të Pavarësisë Kombëtare, duke i shpjeguar Lef Nosit 66 vjeçar, rreth porosisë që ky i fundit i ka dhënë Qemalit për të gjetur tek bukinistët e Firences materiale që kanë lidhje me historinë mesjetare të Shqipërisë. Letra fillon me fjalët vlerësuese: “I nderuari Lef Nosi. Së pari dëshiroj t’ju tregoj gëzimin shpirtnuer që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim qi jam i sigurtë nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakones, por si një realitet…”

Letra përfundon: “Pëherë në dispozicion të juej përsa të ju nevojitet. Ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit më të thellë. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai”.

Letërkëmbim midis dy intelektualve që pavarësisht nga mosha, i lidhi shkenca dhe dashuria për atdheun, por të dy patën një fund tragjik: Qemali u vra nga fashistët, Lefi u pushkatuar nga komunistët, shokët e Qemalit.

Kush ishte Bardhyl Pogoni që i ngrinte himn komunistit Qemal Stafa?

Bardhyl Pogoni kishte lindur nё Tiranё nё vitin 1925. Aty mbaroi shkollёn e mesme dhe mori pjesё aktive nё Lёvizjen Antifashiste. Babai i tij, Pertef Pogoni kishte qenё zёvendёsministёr i arsimit nё kohёn e Mirash Ivanaj. Autoritetet shqiptare profashiste kishin dhёnё urdhёr pёr arrestimin e Bardhylit, mirёpo babai e kishte larguar nga Shqipёria pёr t’i shpёtuar burgimit. Ai qёndroi pёr njё kohё nё Austri dhe pasi u kthye nё atdhe u bashkua me forcat antifashiste tё Ballit Kombёtar. Mё vonё u bashkua me çetat e Ballit nё luftё pёr lirinё e Kosovёs. Bardhyl Pogoni u largua pёrgjithmonё nga Shqipёria nё fund tё vitit 1945 dhe u vendos nё kampin e refugjatёve nё Itali ku ishte Mid’hat Frashёri dhe shumё personalitete tё tjera politike tё Shqipёrisё. Ai studoi letёrsinёfran