Balladë e butësisë


Balladë e butësisë

Geoffrey Chaucer*

(shqipërim nga Astrit Lulushi)

Veprime të njerëzishme,

I duhen njeriut për të qenë i butë,

Dhe virtyte të trashëgojë,

Veseve t’u ikë,

Kur ndjek gjurmët e të parëve,

Sepse jeta bëhet me dinjitet

Dhe jo e kundërta,

Me guxim e them këtë;

Spektër, kurorë a diadem vesh,

Njeriu i parë ishte plot drejtësi,

I vërtetë për fjalën e tij, i matur,

I devotshme, i lirë, shpirtpastër

Nga fantazmat, nga etja për pasuri,

Kundër përtacisë, me ndershmëri;

Por trashëgimtari

Kur nuk dashuron virtytin si ai,

As i butë, as i sjellshëm bëhet

Megjithëse duket se pasurohet, dhe

Vishet me spektër, kurorë a diademe.

Vesi mund të jetë trashëgim

I pasurisë së vjetër, sepse

Nuk mund të ketë njeri,

Që të trashëgojë pafajsinë e tij;

Kjo ende nuk është aprovuar,

Dhe falë madhështisë së Atit,

Trashëgimtari me vese vishet

Me miter, kurorë a diademe.

——-

*Geoffrey Chaucer (1340 - 1400), poet dhe autor anglez, gjerësisht konsiderohet më i madhi.

Festa e parë e regjistruar e Ditës së Shën Valentinit, siç festohet sot, besohet të ketë filluar kur Chaucer botoi poemën Kuvendi i Zogjve (1382), ku portretizon një kuvend zogjsh të mbledhur për të zgjedhur bashkëshortët e tyre.

Chaucer e shkroi këtë për nder të përvjetorit të parë të fejesës së mbretit 15 vjeçar Richard II të Anglisë me 15 vjeçaren Anne të Bohemisë:

“Sepse ndodhi ditën e Valentinit

Ndërsa zogu shkoi atje

Për të kërkuar ushqimin

Aq i plotë ishte prodhimi,

Se gjithçka linte hapësirë,

Për mua të stonoja,

Aq i përsosur ishte vendi.” (Chaucer)

14 views1 comment

Shkrimet e fundit