
Tre a katër besime në disbalanë në numër, por të barabartë në pushtet; një marrëveshje e heshtur, marrëveshje burrash, ka mbi 70 vjet që nuk ka ndodhur. Shqipëria laike e ka patur këtë traditë, që u hoq nga diktatura. Sa e vështirë ose e lehtë êshtë për ta kthyer?
Shteti në duar ndërkombëtare de-fakto e ka humbur sovranitetin. Ushtria është simbolike, me gjeneral një president simbolik; rolin kryesor e luan Kryeministri; Kuvendi është kukull; Gjyqsori në bankinë: opozita nga inani nuk paraqitet.
Një traditë u krijua në Kongresin e Lushnjes. Por çunakët “200 petrita” më 1944 e shkelën, kur ateizmi u bë deviza e tyre, dhe me sy mbyllur ecet sot në kêtë rrugë pa krye.
Vendi ka nevojë për balancën mes degëve të pushtetetit duke iu kthyer traditës, ku Presidenti të mos jetë thjesht simbol; Kryeministri, jo kryetar partie; dhe Parlameti e Gjyqsori të mos jenë të detyruar të thonë - “Partia bën ç’don populli”. Opozita të mos hezitojë nëse vërtetë dëshiron që qeveria te ndërrohet çdo katër vjet. Duhet vetëm një gjë: Vota e lirë të jepet drejtpërdrejtë nga populli për parlament, kryeministër e president. Për dekada vetëm të prapambetur kemi treguar që jemi, në pushtet me të rinj të papjekur që mendojnë se janë më të zgjuar se mosha (çuna), njësoj si dikur baballarët e tyre me diktaturë i vunë damkën vendit.