Balada e mësonjësit


Resmi Osmani

Tregim

Balada e mësonjësit

Dëshmorëve të Shkollës Shqipe

Korçë, 7 mars 1887

Mësonjësi,një copë herë, eci mendueshëm çap e jak nëpër odën që ishte kabineti i tij i punës. Llampa ndriçonte zbehtë dhe hijet e tij dhe e orendive, të shformuara e me dridhje binin në dysheme dhe murin kundruall. E dinte, pas asaj dite të pazakontë e të stuhishme, të shtatë marsit, nata që e pasonte , do të ishte e gjatë, me vorbullën e mendimeve, ku përsilleshin pamje, mbresa, përjetime ngazëllyese dhe dritësimi i pamjeve aq të dëshiruara e të shumëpritura vite e vite të tëra. Do të ishte natë e pagjumë. E shoqja, zonja e bukur greke fanariot