
(Noke, kujtesa fisnike. Novruz M. Bajramaj: 1952-13.03.2019)
Nga Albert Habazaj
I.
Vëllazëri e Bajrame
Në çdo stinë - lule bajame.
Buron barku ' Çelo Metes
Shporta me yje rreth vetes.
Nga Tërbaçi, nga Shëngjergji
Zbriti poshtë, mallpikur erdhi.
Nga Drashovica në Vlorë
Musai yje mbledh me dorë.
O Novruz, t'u çelen shtigjet:
Mik me malet, shok me brigjet.
Të dha zjarr të kapje maja
Hënë Merkaj Lapardhaja.
Një çekiç, një dalt', një lupë,
Kazma për gërmim në sup.
Na dhe në pëllëmbë të dorës
Visaret nën dhè të Vlorës.
II.
Kjo këng' me lot ma mbush synë,
Ç'u bëre, o Nokja ynë?!
Vlora fsheh antikitete,
Noke, i more me vete.
Harta arkeologjike
U drodh, e ndjeu që ike.
O Noke, o blet' e punës,
U fike në mes të udhës.
Në krahë të kaltër zogu
Fluturon arkeologu.
Noke, o kujtesë fisnike,
Jep e merr mesazhe drite...
O Noke, Noke vëllai!
Për ty po shkrihem në vaj.
Qysh ike si bukurè,
O vëllààà, o Nokèèè!
Commentaires