BABIA, SHOKËT E DETIT DHE FËMIJËT E TIJ



-Rrëfim për njeriun që i tha "JO!" vullnetarizmit.- Kur u kthye njerëzia nga "Varrezat e Shtodhërit" në Piqeras dhe bënë kryqin tek ulliri i fundit, përball manastirit 500 vjeçar, lartë në qiell ku është vendosur, në kodrinën më të bukur karshi detit, thanë se u iku edhe një njeri i mirë, vërtetë i sertë, po që diçka "gjurmëlënëse" pati mbrapa , si u mbulua me dhe e u ndezën qirinjtë. Dhe ky shkrim-homazh që bëjë unë tani, plotë pas 50 vitesh, që zor se do ma pranojnë bashkëfshatarët e mi, do të ngjajë paksa i çuditshëm. Ndofta nga që bëhet , jo vetem pesë dekada më mbrapa, porse i kushtohet një njeriu krejt të zakonshëm, i cili mbeti "i parëndësishm" në vorbullën e kohrave, rrethuar me ca proverba e "humor të rezikshëm", kundra kohës së vetë, pa ndonjë "peshë të madhe" në jetën e fshatit, po ama, edhe për habinë e mjaftë njerëzve, mbeti në kujtesën e tyre si një personazh proverbial i papërfillur, pse jo , i këndshëm, " i kudondodhur", realisht i paharruar!.."Iku edhe një "Njeri Vogël"".- do të kishte thënë Çehovi i Madh! Mirëpo, këtë njeri , i gjithë fashati e thërriste "BABE"! Apo thoshte se:"E di Babia ketë", " E ka thënë Babia atë". Po edhe :"Xhindemadh, si Babia!". Ja që u dashkan edhe këta njerëz. Bëhen si të domosdoshëm në jetën e kujtdo njeriu. Më shpejt harrohet një gjeneral, një Kryeministër se sa një njeri si Babia! Nuk qe ndonjë "trim i rrallë", nuk "doli Partizanë ditët e fundit", po ishte guximtar, nga ata që s'ia bënë veshi "tërr" e si trëmbet syri!. Dhe, akoma më tepër: një njeri i drejtë! Ky njeri e kishte emrrin trish: Anastas Qendro (e) Thanasi, i respektuar doemos, që nuk e bënte kurrë fjalën "DY", edhe pse thirrej me tre emërra! E kur vajti për herë të parë të flinte në një hotel, Hotelxhiu i tha se nuk i kishte arrdhur aty të flinte asnjë peson me këtë "llagap trish!", Babia do ti'a kthente se nuk ishte faji i "llagapit", po i atij që nuk di gjuhën Shqipe!.....Po, të gjitha këto fjalë do t'i thoshte nënë zë, që të mos mbetej pa fjetur aty! I mënçur. Burr soji, si kushëriu i tji i parë Apostol Qendrothanasi ,me të cilin jetonin bashkë, atëhere, në disa baranga të sajuara me dërrasa në Sarandë, shumë afër detit dhe limanit të vjetër, që para se të nisnin trazirat e luftës, me të gjithë fisin e vëllazërin e tyre, të cilët merreshin kryesisht me peshkim. Nga këta piqerasiotë me tri "llagape" dallonte vetëm njeri prej tyre, Apostol Qendrothanasi. Ai ishte krejtë i veçantë dhe arriti të bëhej edhe Kryetar Bashkie i qytetit, me bëmat, mënçurinë dhe punën e tij të ndershme. Babia mburej me të, po edhe ishte habitur, kur e pa një ditë Apostolin, tek ecte gjatë limanit i nervozuar, me shumë njerëz mbrapa dhe, kur mbrriti në krrrye të limanit mbajti një fjalim , hapi çantën, mori prej andeje vulën e Bashkisë, e ngriti përpjetë dhe tha: "Me këtë vulë e me dorën time, nuk delë asnjë kriminel nga Burgu!. Le të thotë kush të dojë!". Dhe e vërviti vulën në det!.Diçka grisi e i hodhi coprat e letrës në det...Trimi nga Piqerasi, kishte grisur kështu shkresën e Kuesturës Italiane, për të liruar nga Burgu kriminelin Italian që mbyti në det të fejuarën e tij! Italian ishin vërtetë, po këtu zotronin ende ligjet e vëndit, të shkruara e te pashkruara! E u kthye përmes duartrokitjeve të detarëve Sarandiotë, shumica e te cilëve qenë nga Piqerasi.."BRAVO"!,-tha dikush aty afër. Qe koha kur ata të "përtejë detit" kishin arrdhë të paftuar, si zaptues të vëndit e që Sarandës donin t'i ndrronin menjëherë edhe emrrin, në Porto EDA, si "peshqesh" për vajzën e Duçes, që kishte po këtë emër! Disa vite më mbrapa, varkarët e Piqerasit do të mësonin edhe për aktin , shumë më të guximshëm akoma, që bëri trimi Vasil Llaçi , po nga Piqerasi, kur nuk i'a kurseu fishekët e revolverit perandorit Viktor Emanueli i III-të, kur e përcollën ca "lango"në Tiranë, me lule, duke i'a numërruar në lule të ballit, edhe pse plumbat morrën shkarazi, për t'a shpënë kështu në litar djalin më të mirë të fshatit, trimin e çartur, pa i'u trëmbur fare qerpiku! Pra, ky Anastas Qendrothanasi, i mbiquajturi "BABIA", ishte nga kjo "farrë" guximtarësh, lindur e rritur në Fshatin e Kapedanëve të PIQERASIT, që kishin patur dikur, deri në 100 anije të vogëla, varka mallrash e peshkimi që rrihnin tre dete: Jonin deri në Korfuz e Gumenicë, Adriatikun, deri në Vlorë, Durrës, Shëngjinë, Shirokë e Ulqinë dhe Mesdheun deri në Maltë. Po ishin të tyre edhe limanet e fundit të "Çizmes italiane", deri në Trieste, ku shkonte Babia, bashkë me detarin e vjetër Koço Nikolloin, kapedan edhe ky, nga më të mirët që kishte Piqerasi, i cili matej në detin e pa anë, vetëm me "Ujkun e Detit" Gaqo Lepuri që s'e hiqte kurrë çibukun nga goja, po as timonin e anijes së tij!. Ata flisnin mire gërqishten e italishten dhe u bënë një faktorë kryesor që, në fshatin e tyre të hynte kultura e Lindjes dhe e Perëndimit. Nuk nëmëroheshin dot detarët e Piqerasit , që nga Kostë Luçi i famshëm e deri tek Nikollorajt e shumtë:Vasili, Mihua, Anastasi dhe Pavllua, duke vazhduar me Golin e Meme e me rradhë: Koço Priftin, Kliun e Meme, Kliun e Nine, Petro Konomin, Miho Gjiçalin, Qendro Qëndrin, Koço Memin, për të mbetur tek Babia i kudondodhur, hokatari i lindur dhe "tmerri oktapodhëve!".Se vetem ai dinte t'i zinte të gjallë oktapodhët, duke u zhytur në fundin e detit nëpër gurrët dhe koralet. Ta shikoje Baben , me atë shtat të vogel, nuk t'a mbushte as mëndjen e as syrin, po ai qe Burr i Zoti, shpuzë fare, po edhe njeri me humor, i prerë në ato që thoshte e që nuk e bënte asnjëherë "fjalën dy". Kishte edhe tre vëllezër të tjerë: Kozmain që vajti e mbeti në Greqi e bëri prokopinë e tij, Thodhoriun e Timoleon në Piqeras, si edhe dy motra të martuara, njera në Shën Vasil, Viton dhe tjetëra në Sarandë, Katerinën. Babes i vuri kurorë Toti i Xhane, me Lenën e Lazre e shpejt u zu me fëmijë. E para i lindi Melpomeni, në vitin 1931 dhe, djalë i ri, i sapo martuar, babai i një vajze, shkoi e u vendos në Sarandë, në barangën e kushërinjëve nga Qendrothanasajt, sikundër thamë edhe më sipër: I gatshëm për të përballuar jetën, në detë e në stere, i vendosur, i paepur dhe i guximshëm, si Apostoli. Babia e varkarët nga Piqerasi , i ankoronin varkat aty, në Limanin e Sarandës, përpara asaj godine të hershme, ku dikur punonte si shkronjës, poeti ynë i Madh i Rilindjes, Naim Frashri. Po atëhere, që nga shpallja e pavarësisë , deri sa plasi lufta ishte kohë e pa stabilizuar politikisht dhe dalja në detë, sa vente dhe u bë më e vështirë. Prandajë, jo pak herë, Babia punonte edhe si hamall në limanin e qytetit. Deri sa bashkohet me Koço Nikolloin , me maunën e tij, duke punuar linjën Sarandë-Korfuzë -Gumenicë- Trieste, për mallra e pasagjerë . Një Piqerasiot i Zoti,-ky Koçua i Nikollore, i rrahur nga erërt e detit e të tokës, i patrëmbur nga stuhitë, që punësoi edhe shumë varkarë të vegjël peshkimi e piqerasiotë të tjerë, si Baben , në maunën që i fali Qirjakua i Nikollore që u mplakë e vdiq në Korfuz. Po nuk e morrëm vesh dotë, se si ngjau që Anastas Qendrothanasin, Baben tonë të kudondodhur, t'a burgosnin ne Kalanë e Gjirokastrës! Ai vetë rrëfente se e kishin futur gabimisht në qelitë e nënëdheshme , bahkë me disa të burgosur të vjetër e të rezikshëm, që u kishte dalë mjekëra një pëllëmbë aty brënda dhe, Baben shtatshkurtër, jo vetëm që e tallnin, po edhe e rrihnin e i mernin edhe pjatën nga dora, duke e lënë pa ngrënë fare! Do t'a kishin vdekur fare, po mos të kishte vajtur aty piqerasioti Petro Konomi, i punësuar gardian, për hirë të shtatit të madh, forcës e mjekrrës së dëndur, i cili e njohu bashkëfshatarin e tij varkar, e mbrojti dhe e u'a hoqi nga duart Baben Shpototës, prej të burgosurve të tjerë, të hurrit e të litarit. Pasi e liruan, e pa punën keq dhe errdhi ne fshat. Ai u tha njerëzve se jeta ndërroi, se Karavaqi i tij (varka e peshkimit) "mori ujë dhe u kalb!", e kështu i duhej të kthehej në fshatin e tij, pranë taborit të hershëm , ku kishte edhe shtëpine dy katëshe, që e bëri me ato pak para që fitonte nga tregëtia e vogël në Sarandë, Korfuz, Gumenicë e Trieste..Po edhe Koço Nikolloin e Gaqo Lepurin i lanë me "gishtë në gojë", duke u shtetëzuar anijet e tyre të vogëla shpallur paskëtajë edhe si "Tregëtarë-Borgjezë!" Po edhe në Piqeras ra jeta. Fshati u bë "udhë lufte" e tani vuante pasojat..Dy nga djemtë me të mirë të fshatit, Mitro Xhani e Apostol Çuni kishin rënë si trimat, duke luftuar me Gjermanët në Dukaj në Tepelenë, për ideale më të ndritura jete. Dhe, pasi mbyllet "perdia e luftës", Mitroja u shpall Hero. Po u shpall Hero edhe Vasil Llaçi. Pati edhe dëshmorë, të vrarë nga bombat e paplasura, invalide, të mbetur nëpër internimet naziste e fashiste. Në fshat u shëmb qetësia dhe ekonomia ra në nivelin zero. Plasi "Zija e bukës". Pati edhe vjedhje në arrat me ullinjë e agrume, kështu që Baben e vunë roje. Të ruante pronën e fshatarëve të tij. Bekshi i thonin këtyre anëve, si njeri i ndershëm e serioz, që ishte. Xhindemadh ishte Babia, po ama i drejtë në të gjykuar. Edhe zbutej, kur shihte që varfëria ishte e gjithanshme. Fshatarët u detyruan të ngjiteshin malit, drejtë Kalasës e Tatëzatit, për të siguruar bukën e gojës, duke këmbyer dy litra vajë ulliri me nje kg. misër! Për të bërë një kulaç bukë misri që ta hanin me lakëra e me dy kokra ullinjë! Kooperativa Bujqësore që u krijua atëhere, duke kolektivizuat ullinjtë, tokën arrë, më pas edhe bagëtitë, e bëri edhe më të varfër jetën e fshatarëve, pra edhe të Babes, aq sa ai tha i dëshpëruar se "na lanë lakuriq fare, a u'a bëfsha t'ëmëm e s'ëmës"! Po një ngjarje që do të vinte paskëtaj, do ta bënte Baben një personazh enigmatik, të cilit Operativi i Sigurimit i bëri kartat gati për t'a futur në "Shtëpinë pa qera". Po përse , ç'kishte bërë Bekshiu i fshatit? Kishte kundërshtuar Partinë e Qeverinë! U bë hataja në atë mbledhje, ku u lexua thirrja e Partisë dhe e Shokut Enver, që "hekurudhën e parë shqiptare, t'a ndërtojë rinia jonë heroike , me gjoksin e saj rinor e në mënyrë vullnetare!". Qe bërë edhe një listë me djem e vajza , medemek "të zgjedhura" (!?) dhe u tha se këta të rrinjë do nderojnë prindët e gjithë fshanë me vajtjen falas në hekurudhë. Pllakosi heshtja e vdekjes! Asnje nuk foli. As miza nuk pipëtiu, U dëgjua një si mërmërimë e mbytur, si të ishte gjëmim dheu i nënëdheshm! Po andejë nga fundi i sallës gjëmoi një zë:"JO,JO, Nuk e dërgoj vajzën!". E kthyen kokën të gjithë, andej nga vinte zëri. Ishte Babia. "Është thirrja e Partise", -i tha sekretari i org. bazë.." OXI..IPA OXI"!,-foli Babia, këtë herë gërqisht! (JO DHE JO!)...U bë një zhurmë shumë e madhe, e pazakontë dhe u përgatitën hekurat për këtë të "çmëndur" që kundërshtonte vendimet e Partisë e fjalën e Enverit. Një dridhmë elekriku përshkoi trupin e këtij njeriu, S'kishte disa vite që kishte dalur nga BURGU i italianëve e nuk dëshironte të provonte përsëri burgun e lemerishm të Kalasë së Gjirokastrës. Po u ngritë e tha: "Do vete unë në vëndin e saj dhe pikë",-duke u ulur i dërmuar aty ku ishte,,,,.! Po do të ishin "te veçanta" për këtë "Vullnetar të Enverit", si vajtja edhe kthimi nga Hekurudha. Në vajtje, e hipën në një kamjonë "Skoda" që ngjante si "plaçkë lufte", të mbushur dëngëza me të rinjë, të cilët i kishin porositur që: sa herë që kalonin nëpër fshatra e qytete, duhej të thërrisnin , sa kishin fuqi, vetëm dy parrulla: "Pariti- Enver, Jemi gati kurdoherë!" dhe "Hekur-Udha-E-Rinisë!". Të ndara fjalët nëpër rrokje e që duhej të ngjanin në korin e përbashkët , si një zë i vetëm! Babia që ishte i "ngjyer" për të rrëfyer "historira me krypë", kur do të kthehej, do t'u thoshte njërëzve të shtëpisë e miqëve të zemrës së tij , se qe i shtrënguar të bënte sikur thërriste e, me zërin e brëndshëm, të tjera fjalë thoshte, duke shqiptuar ca fjalë shpirti: "Mirë-mirë-vullnetarë-me pahirë!". Dhe, në atë ditë që u kthye në fshat e hapi valixhen prej kompensate, përpara femijëve të tij, do t'i linte të gjithë pa gojë!. Brënda valixhes, kishte vetëm thasë çimentoje të palosura me kujdes, një Fletë Lavdërimi dhe kater gërma "S" në ngjyrë të kuqe pej teneqeje. Ne anë të tyr