BABA, NE IKËM,,,


Petrit Ruka "Mjeshtër i Madh"

Petrit Ruka

BABA, NE IKËM,,,

(letra shkruar kur nga fshati iku dhe i fundit)…

Baba, ne ikëm,… Shtëpinë e braktisëm… Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota, Dhe foton tënde nga muret e zbritëm, Si dryn një palë lot vendosëm tek porta…


Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë, Në metropole që mblidhen si punë e iriqve, (E ke parasysh kur e vjelin një pemë Dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)


U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja, E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën, Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,.. Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…