top of page

Bëmat e DHULQIF SHOLLONDURIT, për në rekordet «Gines»


Ideal Serjani

Mentor Serjani

Bëmat e DHULQIF SHOLLONDURIT, për në rekordet «Gines»

PAMFLET

Një mbrëma Shashua vendosi të ikij nga shtëpia fare, u zu dhe me grua, fiku televizorin se nuk e duronte dot kryeministrin Dhulqif Shollondurin. Shollonduri «dhjavaste» me një zë të qetë, babaxhan si prift, si hoxhë, si dervish, si sheh, por që meazallah, nuk ishte i tillë. Shollonduri dukej tjetër njëri, kishte lënë pak mjekër të madhe që t’i dukej e fryrë, e majme dhe leshtore. Herë- herë i binte zangali, siç u bie miza e koltër pelave dhe kuajve dhe atëhere shpërthente kundër të tjerëve: kundër skllevërve, deleve, kazanxhive, tepsixhive, timonxhive. Por që të tjerët ta gëlltitnin më mirë gjuhën e tij vishej herë si baxhoxhi, herë si kallanxhi, herë si strufexhi dhe brekushet e Haxhi Qamilit e kënaqnin kur shihte veten në pasqyrë. Me këto mendime në kokë, «u var» më të poshtë për nga qëndra. Përpara i dolli Bobua, shoku i feminisë.

E, ç’u bëre Shasho, a e shofsh me mavri! U mbylle brënda, t’u bënë trutë dhallë! Akoma do vesh pas Shollondurit? Të kujtohet se ç’tha para dhjetë vjetëve?! – Dale, dale,- tha, - se s’kini parë gjë akoma! Shumë veta kujtuan se kushedi, se ç’marrëzi do bënte! Por jo, ai fillon të trazohej me lloj lloj batakçinjsh, edepsëzësh e hileqarësh dhe të vishej edhe si grua edhe si burrë, edhe si pelivan, edhe si pisanjoz. Filloi të ulë edhe zërin, ta bëjë gjoja më të ngrohtë. Sallat ku bën takimet i bën të mbyllura, të ftuarit rrinë si mumje, rrinë si dhjakët që dëgjojnë priftin. Mjediset ngjajnë si Manastiret e Kallabakës në Greqi, në shpella. Nga njëri krah i Shollondurit shikon fotografitë e dy plakave që, se nga i gjeti këto kohët e fundit. Por disa thonë (ata) që e «dhjavasin» çdo ditë, që e mësojnë e e kungojnë çdo ditë, «i fryjnë», «e nahmatisin», «i bejnë duva», etj, etj.

Po ecën ky shollonduri ynë gjoja drejt fitores, dhe është kaq i sigurtë, sa gati gati duket sikur do hidhet me kokë, mos thyen kokën? Bela e madhe është!

Këtij lloj kryeministri i pëlqen të jetë, Muhamet, Krisht, prift, hoxhë. Ky psallt, igumen i Manastireve jep e merr t’u mbushë mëndjen shqiptarëve, duke bërë komedira, lojëra fjalësh, hamendje, se beson se ato që thote ai janë letrarizma të goditura dhe do t’i hipnotizojnë shqiptarët e do venë të votojnë qorrazi një gënjeshtar të rrafinuar. Nga ana tjetër Bobua recitonte:

Allallá, o rrezil, o katil, allallá, Shtroni rrugën me hithr’e me shtok, turfanda, Lehni laro, kaba: Hosana, Barabá!

O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,

Turp-e-ndot-kundërmonjës, të kërrusen mbi gju,

Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru

Zëmërkrund’e gërdhù: Hosanna, Barabbá!

Ku të shpien ëndrrat, o i çmëndur që ke humbur toruan, që je bërë arrash-marrash, ish-kokosh portjeshofsh!

Tallej një çikë, Habil Trakua e ngrinte pak atë këmbën e shkurtër, se qe i calë i vrari Habil.

Shashua ia filloi prapë '’Gomarit të Baba Tasit’’ dhe '’Baba Musa Lukuriqit’’ të Fishtës e Çajupit. I entuziazmuar Sejfudini filloi tregimin '’Zylfikar Agai i Anifesë’’ të Konicës! Filluan të qeshurat. Hajde të ikim më tha komshiu se këta këtë punë kanë!

Ku vete more samarxhi, kallanxhi, qoftexhi, hallvaxhi, shallvarexhi nga ato që mbante Haxhi Qamili. Ku vete, more, me kusitë, tepsitë e kazanët e tu si arrëxhinjtë që bëjnë prokopi vetëm me shitjen e gomarëve dhe shportave?

Pse tallej me Bashën, Berishën e Metën, more derëzi? Populli do të dëgjojë se si do e luftosh korrupsionin, si do zhdukësh apo zbutësh papunësinë, varferinë, Si do i ngresh pensionet, ndihmën sociale. Si do i presësh marrëdheniet e krimit etj. Njerëzit nuk duan as karikatura fjalësh as karikatura muresh. Ja këta janë Honxho- Bonxhot dhe Kabineti i Pykave që satirizonte aq bukur Gramenua tek gazeta e tij '’Koha’’. Po e kanë sy e faqe këta lloj-lloj rilindas bajatë, të kërkojnë një mandat të tretë? Po a është njëri serioz ai që lyp vota, që lyp besimin e popullit, që i lyp fukarait t’i japë pa i dhënë asgjë. Si mund ta kërkojnë pushtetin këta kaq hapur?

Duam mandatin e tretë, se kemi lënë disa vepra në mes!!! Absurde! Këta nuk filluar asgjë në këto tetë vjet. Vetëm kanë mbushur xhepat e tyre e të lypësve të tyre, atyre të PPP-ve, e oligarkëve. Por një fjalaman tjetër që bluan si «mulliri pa koqe», është një kryetar bashkie. Ky është bicim i lik që kur ka lerë, është damar i lik, se ajo e shkreta (siç na e kanë thënë pleqtë tanë) ka dyzet damarë. Pra ka dyzet lloj njerëzish të ligj, me damar të lig. Po ky kryetari ynë, që te na i lërë zoti atje ku është, e ka një damar të lig, se është me «Vrimë në mjekër». Kurse Kryeministrin e kemi po me damar të lig, por buzëtrashë, si ata të Bagëla Deshit!!!

Ideal Serjani

Mentor Serjani

60 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page