
Shumë herë shoh prindër që flasin për edukimin e fëmijëve me nota të larta, me idenë se ata do të krijojnë në të ardhmën njerëz perfekt.
Ajo që është e gabuar është mendimi se kjo mund të bëhet duke mbajtur ligjëratë para fëmijës e jo duke i dhënë shembullin që duhet ndjekur.
Mënyra më e mirë për të edukuar një fëmijë është që ju të jeni shembull qoftë në sjellje, qoftë në mënyrën e të jetuarit e ushqyerit apo edhe në mënyrën se si i trajtoni të tjerët.
Më rastisi të shoh një çift të ri që u sollën shumë keq me një lypës të vjetër, sytë e fëmijës lëviznin sa te babai sa te lypësi që qëndronte me dorën zgjatur.
Sjellja e babait ishte plotësisht jo korrekte, pra edhe unë nuk jam e mendimit se duhet përkrahur njerëzit që mund të keqpërdoren nga të tjerët duke kërkuar në rrugë, në vend të parave gjithmonë u ofroj ushqim apo veshmbathje, por duke e lënë anash atë pjesë mënyra se si i trajtojmë të tjerët shpërfaq brendësinë tonë.
Për të edukuar fëmijën nuk vlen shprehja “Ti bëjë çka thotë Hoxha e jo çka bënë ai” pra forma e vetme për të edukuar fëmijën është duke u matur mirë se si po reagoni para tyre. Prandaj po i rradhiti pesë pikat kyqe ku duhet dhënë shembull për fëmijët.
1.Respekti Mundohuni të ja demostroni se si është të jeni të respektuar dhe të respektoni e jo t’a mbushni ligjërata për respektin sepse nuk do e kuptoj çka saktësisht është.
2.Familja Bëjeni t’a kuptoj rëndësinë e familjes jo duke i’a treguar me fjalë por duke e shprehur afërsinë dhe unitetin mes juve.
3.Kompromisin Është e rëndësishme t’i bëni fëmjiët të kuptojnë se jo çdo gjë do të funksionojë sips dëshirave të tyre dhe këtë do e arrini duke bërë kompromis në shumë situata.
4.Respektoni religjionet Vetëm atëherë kur ju jeni shembulli i respektimit të çdo religjioni ju do të rritni fëmijë që do e respektojnë besimin e çdonjërit.
5.Drejtësinë Mësoni ata të ngritin zërin kur u bëhet padrejtësi dhe të kenë përballë shembullin e prindërve të ndershëm.
Këto elemente unë i kam pasur para syve gjatë rritjes së tre fëmijëve të mi. Sot ata janë të pavarur dhe unë nuk e kam brengën se ata do të bëjnë diçka të gabuar. Shumë gjëra do të doja t’i bëja ndryshe edhe unë por sot kur ulem e mendoj them se këto pesë pikat e shënuara më lartë janë vitale për edukimin e çdo fëmije.
Me dashuri, Razija
Opmerkingen