top of page

Autoriteti suprem



Autoriteti suprem

(meditim para një kufome)


Asnjë grimasë;

Virtytet, veset, produktet e frymës dhe të mendimit,

jashtë i nxori,

ia ktheu qiellit.

*

Mbeti kufoma,

borxhi që i kemi dheut.

*

Tani, me borxhe të shlyera rrufeve nuk u trembet,

mospërfillës thyen dritën,

u buzëqesh të gjithëve dhe askujt,

sfidon lotët,

engjëllon,

shenjëtërinë i shumëfishon shtëpisë së Zotit.

*

Gjithkush i përkulet

autoritetit suprem,

të patjetërsueshëm të kufomës.


Edhe ata që e përdorën,

më shumë ata që sytë deshën t’i nxjerrin.

*

Dërgatat e qiellit kumtojnë mësimet e të përjetshmëve,

shikojnë në humbje,

ekspozojnë të florinjtat.


Jokufomave t’u imponohen,

i drejtohen Jezuit.

*

Unë, një nga jokufomat

që shpërfilla, përfola,

nxiva ç’përmbante i gjalli,

qaj,

jargavitem,

shi dashurie derdh,

të ndjejë ishfryma,

qiellit t’i përcjellë mirësinë time.


Unë jokufoma,

i lyp ditë qiellit,

i lyp prona dheut.

Më dëgjon?

*

Të vonoj borxhet,

ngjyrat i zbeh,

fytyrat i ndërroj,

i lutem autoritetit tënd të ftohtë,

maskën të më besosh,

të harrosh blozën brenda meje.

*

Hesht kufoma,

mposhtë turmën.

*

I lartë,

suprem ky autoritet.

Përkulem.

11. 05. 2004-05.06.2022

12 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page