top of page

AUTOKRITIKË!



Jam shume i prekur, shume i nderuar qe partia ma dha mundesine edhe nje here qe une te jem me shoket, si shoket!

Sinqerisht ju jap fjalen e nderit se kurre nuk do shaj me partine, as shoket e partise, shoqet jo e jo!

Ndjehem shume keq kur kujtoj se ç'kam thene per ju shoke, per punen dhe veprat e partise e udheheqesit tone!

Ju duhet te dini se ne armiqte e klases nuk e vleresojme doren e ngrohte te partise, te udheheqjes tone te dashur, por ktej e tutje ju jap fjalen e nderit, se kurre nuk do ju shaj, nuk do tallem me shoqet si Tirja psh, e cila me vetmohim e beri naten dite e zbatoi pike per pike ate qe ben udheheqesi dhe udheheqesia jone!

Ashtu...kur ze me goje Tiren dhe kujtoj se ckam thene une per simotrat e sivllezrit e saj, ndjehem ligsht dhe sot marr angazhim para jush, para shokeve e shoqeve te partise, se do jem korrekt, i sjellshem, do jem i dashur me ju qe ma dhate doren e ngrohte edhe nje here, por une ama do jem i rrepte me armiqte qe na rrethojne, qe nuk i shohin me sy arritjet tona!

Ne fund fare...kete jave kam qare shpesh, kam ndjere qe pa ju nuk jetohet.

Ju po mi jepni triskat e frontit, mi moret nje muaj te parat, keto te dytat nje jave, une meritoj plumbin shoke, meritoj ndeshkimin me te rrepte!

Prandaj sot jam para jush qe t'ju zotohem se nuk do le gur e shkarpe, hu e cfurk, dreqin e te birin pa e perdorur qe tja u kthej kete nder te madh qe po me beni...cdo qaj prape tani😂😂

Edhe njehere ju jam falenderues, por kam nje ndjenje turpi ndaj shoqes Tire, ndjehem borxhli qe s'ja arrij dot!

Peshk me hala une do behem dhe me ju do rri...e me ju do shkoj!

Rrofte partia...rrofte udheheqja jone e lavdishme qe ne radhet e saj ka te tilla vlera si shoqja ne fjale!

Me respekt e me zemer ne dore...i juaji Ismail Çala...

30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page