top of page

ATLIE QAMIL ÇIFTJA EDUKATORJA QË IKU MES HESHTJES


ATLIE QAMIL ÇIFTJA EDUKATORJA QË IKU MES HESHTJES


Prof Dr Fatmir Terziu


Ishte viti 1949-të. Trarët e vjetër dhe gurët e moçëm ndjenë dhimbjen thellë në ashtin e tyre. Flamuri dykrenor dhe shenja e shtrenjtë, arta e Pavarësisë, që mbante firmat e patriotëve të mëdhenj elbasanas Hasan Çiftja dhe Hysein Hastopalli, të cilët ishin firmëtarë të Aktit të shpalljes së Pavarësisë në Elbasan më 25 nëntor 1912, ndjeu nga larg erën e fortë që e therrte deri në dhimbje. Ata që trokitën fort në portat e mëdha të shtëpisë dhe pronave u duk sikur shkulën zemrat nga kraharorët e atyre që gjithë jetën kishin rrahur vetëm për popullin dhe Atdheun.

E kështu vetë jeta e Atlie Qamil Çiftja do të shkundej nga rrënjët e saj të thella, për të ndjerë dhimbje të tjera të strukura në heshtjen gjysëmshekullore. Atlie Qamil Çiftja ka lindur më 20 prill 1933 në qytetin e Elbasanit në një familje të vjetër patriotike. Të dy gjyshërit Hasan Çiftja dhe Hysein Hastopalli ishin firmëtarë të Aktit të shpalljes së Pavarësisë në Elbasan 25 nëntor 1912. Në vitet ‘20, Hasan Çiftja shërben si kryetar I Bashkisë së Elbasanit. Hasan Çiftja në vitin 1909 ishte një nga 9 anëtarët e komisionit të themelimit të shkollës së parë të mesme pedagogjike ne Shqiperi, Normales së Elbasanit. Në shtëpinë e tyre deri vonë mbahej një kornizë ku shkruhej me gërma të arta pika e parë e vendimeve të Kongresit të Elbasanit, e ku thuhej „Të fillohet, ene të niset këtë vjeshtë n'Elbasan një mësonjëtore për mësonjës, shkollë normale, në gjashtë rrjeshta“. Kongresi i Elbasanit u mbajt nga dana 2-9 shtator 1909 dhe kishte 35 delegatë që përfaqësoheshin nga të gjitha klubet dhe shoqëritë brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Kështu u edukua edhe Atlia, me dashurinë për shkollën, edukimin dhe me patriotizmit që vinte nga të d rrënjët familjare. Daja i Atlies, Ahmet Hastopalli sherbeu si Prefekt dhe deputet i qytetit të Elbasanit. Pra, sikurse e thamë, më 1949 pas sekuestrimit të shtëpisë dhe pronave, familja u shpërngul në Tiranë, ku në 1952 mbaroi shkollën pedagogjike “17 Nëntori”.

E më pas familja e njohur patriotike, që kishte lidhje të dyfishtë krushqie, e që tashmë bëhej një rrjedhë e gjallë në vetë jetën dhe përkushtimin e rrjedhës së saj, do të ndikonte në rrugëtimin e saj jetik. Atlie Qamil Çiftja në periudhën midis viteve 1952 -1956 së bashku me motrën e saj Sabire Çiftja punoi si arsimtare në disa fshatra (Ramicë etj) të rrethit të Vlorës. Më 1952 -1956 së bashku me motrën e saj Sabire Ciftja punon si arsimtare në disa fshatra (Ramicë etj )të rrethit të Vlorës. Në vitet 1956-1960 ajo punoi si arsimtare në fshatin Çiflik të rrethit të Beratit, dhe 1960-1966 së bashku me vëllain Riza Çiftja shërben si arsimtare në Laç e Milot të rrethit të Krujës. Nga viti 1966 deri në dalje në pension në vitin 1983 punoi si edukatore kopshti në qytetin e Tiranës.


Në vitin 1966 kur ajo u bë edukatore kopshti në Tiranë u martua me Ramiz Bodinakun. Ramiz Bodinaku kishte studiuar në shkollën e mesme ushtarake të Milanos. Në atë shkollë ku studionin djem nga familjet më aristokrate dhe fisnike të Italisë, ai u njoh dhe mbajti shoqëri të gjatë me shokët e tij të klasës, që më pas u bënë emra të njohur, si Ali Ohri, Stavri Treska, Vangjel Priftanji, Mahmut Agolli dhe Niko Pali. Ai, pra ramiz Bodinaku, që vinte nga një familje patriotike, së bashkë me ta ishin krenari e studentëve shqiptarë në atë shkollë. Për këtë janë shprehur mjaft herë disa nga ata që e kanë njohur, por dhe në historikun e shkollës italiane, emrat e tyre mbahen vërtetë në rregjistrat e krenarisë së shkollës ndër vite.

Atlie Qamil Çiftja gjithë jetën e saj ia kushtoi arsimit, edukimit dhe familjes së saj. Ajo ka dy vajza, Nevila dhe Eljana. Vitet e fundit jetoi në Itali ku edhe ndërroi jetë në 22 Mars 2012. Ndërsa kohëjeta e saj mbahet në memorjet familjare, të atyre që e njohën nga afër, e të atyre që ndjenë dhimbjet dhe dertet e një rrjedhe patriotike që u shemb brenda pak ditësh nga diktatura, e sotmja është një inerci heshtjeje për atë zonjë të nderuar, për ata rrënjë të dy familjeve, për tërë fisin e saj të respektuar e të nderuar nga të dy anët, po aq dhe nga i shoqi Ramiz Bodinaku.


Diku në kujtimet e viteve ende rrënkojnë kockat e vjetra. Shkallët janë ende në lakun e kohërave, që ende duken dhe ngjanë si atëherë kr bërtisnin si një foshnjë në mesnatë dhe muret e shtëpisë dhe pronave të sekustruara përhumbnin në ëndrrat e mbetura lotëve. Jeta dhe Zoti i ishin pranë gjithnjë Atlies, dhe ajo ashtu e përkushtuar dhe kokëulur, por krenare edukoi brezin e ri dhe ende duket sikur i lutet me përshpirtje vetëm Zotit dhe të shoqit që iu gjend gjithnjë pranë „Prapëseprapë ti i strehove duart e mia që prekën me aq butësi dyshemetë, kallëpin tënd, kurorën tënde engjëllore. Dritaret e tua shikonin: sytë në një kodër. Dhe pyes veten se si është të shohësh si një monument në një kohëfantazmë.

Ti ma strehove kokën që kaq vazhdimisht rrotullohet, gjymtohet, humbet vetëdijen. Më strehove aq ashpër, intensivisht, me një dashuri që këndonte shpirtin tim të shqetësuar për të fjetur. Çdo ditë më mbante në krahët e tu, në trurin tënd. Ti ke kornizuar të gjitha perëndimet e mia, yjet e mi, psherëtimat e mia të pafundme. Është koha që muret e dhimbjes të shemben,

dyert e errëta tëmbyllen përgjithmonë. E kjo është Atlie Qamil Çiftja ka lënë zemrën e saj nën kockat e vjetra, e të vjetra që mbajnë fort rrënjët e patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit dhe shqiptarisë.

57 views1 comment

1 Comment


fahri dahri
fahri dahri
Sep 04, 2022

Fatkeqësi që familja e madhe shqiptare nuk ka arritur të nxjerrë nga vetja kryefamiljarë që të di të vlerësojë anëtarët e saj. Jo të gjithë kanë të njëjtët kushtrime. Atlijen, këtë edukatore të rrallë, e cila ka shërbyer në disa shkolla të rretheve të ndryshëm, atëhere kur analfabetizmi i kishte mbytur të gjithë shqiotarët, e dëgjojmë sot. Po, mbas shumë viteve dhe ndjejmë krenari për veprën e saj dhe të prindërve. Respekte për atë dhe familjen. Do ishte një gjest i lartë vlerësimi për 'të, që të paktën në Elbasan, të ketë një shkollë emrin e saj, të ketë një vend në muzeun e qytetit dhe Ministria e Arsimit ti rezervojë vendin që i takon më raftet e shumta t…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page