
NJË POEZI NGA MYSLIM MASKA
ATA QË DO VIJNË…
Po shkoj…
I trembur, i mërzitur, i dëshpëruar,
Për ato që bëra
Dhe nuk i bëra:
Gjysmë dritë, gjysmë errësirë,
Ashtu si Hëna…
Ata që do vijnë
Le t’i bëjnë të tëra…
Në mos të florinjta,
Të argjënda…
Athinë, 8 – 3 – 2023.