
AT GJERGJ FISHTËS ! IN memoriam *
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Po të falem AT i SHENJTË PO të bie në gjumë,i ngrati, Se këndove me lahutë Trimërinë me derte FRATI!
Kush fytyrën engjëllore Masakrisht ta nëpërkëmbi Eh, ç'shëmti dhe sa mizore Edhe varrin , ty ta nëmi.
Ti,LAHUTË e gjallë MALCIE Që lëshove zë kushtrimi APOSTUL i Madh SHQIPËRIE Humbe se sundoi "shëmtimi".
Ti e mbrojte SHQIPËRINË Në PARIS e në NEWJORK Por"shëmtimi" në harrim Dhe për varr asnjë copë tokë!!!
E kërkova varrin tënd Dhe s'e gjeta asgjëkund Por të gjeja në çdo"kuvënd" Nëpër vargje me lahutë.
Andaj falem para teje Tesh që erdh DEMOKRACIA APOSTUL I SHQIPTARIZMIT Ti je NDERI! MADHËSHTIA!
80- vjet ke në amshim 2020 asht bash për ty. Shkoi"shëmtimi" në greminë Për ne gjallë, për krejt SHQIPËRI.
*Ka lindur më 23 tetor 1871 dhe ka ndërruar jetë më 30 dhjetor 1940.
Tiranë,29 dhjetor 2019