top of page

Atë e respekton gjithë shoqëria




Me zhurmat e jashtme dhe të brendshme vrapojmë padashje në trukun e një vendi të panjohur dhe të lodhshëm. Shkëputemi nga bota rreth nesh dhe vendosemi në heshtje. E lëmë mendjen të endet në imagjinatën tonë. E përtypim hiçin ndërsa i lëmë shqisat të mos ndjejnë asgjë. Në një pezullim të thjeshtë kohe, harrojmë të gjitha gjërat rreth nesh ndërsa rinovojmë memorjen tonë, shpirtin tonë të lodhur. Kështu jemi në mjedisin e një fotografie që na kujton e na bashkon mjaft gjëra, në një blu të qielltë dhe një det qetësie ndërsa turbullira e të gjitha gjërave ndërpritet. Dhe kështu gjej qendrën time që të mund të kthehem në të qenit vetvetja ime e vërtetë. Në respektin që mora dhe që përcolla. Ndaj jam me një mik, me një shok, një Njeri që mbetet gjithnjë angazhimi dhe modeli im. Ai nuk është thjesht Daman Sinani! Atë e respekton gjithë shoqëria, Atdheu dhe e ka fisnik në gjirin e vetë Elbasani.

Përkushtimi. Angazhimi… E mjaft të tjera na bënë bashkë.. na bashkuan në një udhë të qartë e të paqartë. Dhe ne zgjodhëm angazhimin për lirinë. Ne luftuam për lirinë dhe menduam se e dhamë atë. Njerëzit, të shumtë si ne të dy, vuajtën dhe sakrifikuan që të tjerët të ishin dhe të kishin më mirë. Ne duhej të ishim shembull, dhe u bëmë të tillë, tani po pyesim veten se çfarë po bëjmë në një kohë të tillë? Puna e vështirë dikur inkurajohej, tani përpjekja është shumë e vështirë. Thjesht uluni dhe lëreni një tjetër të shqetësohet për ju. Dikur ishim të lirë, tani nuk jemi të sigurt se çfarë është liria. Pse e bëmë në radhë të parë, pse luftuam kaq shumë? A ishte e gjitha për asgjë, gjithsesi? Jo ne jemi krenarë për një vlerë Njeriu në angazhim. Kaq është detyra jonë për të bërë gjithnjë vetëm mirë.

29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page