top of page

Atë e quajnë Mehmet!


Atë e quajnë Mehmet!


Nga Fatmir Terziu

 

Le ta lëmë pa historinë e tij të jetës. Pa histori. Pa histori për të dy. Por për një mesazh Hyjnor në dashuri. Hyjnor! Vertet i tillë. M'u duk se po fliste vetë Zoti. Pikërisht sot, më 28 të janarit 2024-ër. Isha para ekranit. Dhe unë ndoshta jo vetëm unë po luaja rolin e kronikanit. Fshiva sytë. Nuk kisha parë një mesazh të dytë. Tek „Kam një mesazh për Ty“, pjesë e drejtuar nga Ardit Gjebrea, tek „E diela shqiptare“ e dëgjova me vëmendjen time më të madhe. I thjeshtë. I saktë. I qartë. Shqip. Bukur. Pa lustër, pa shtirrje, plotë shpirt. Në anën tjetër, sipas modulit të emisionit, ndodhet përballë e panjohura që e ka ftuar. Dhe ai hyn. Hyn dhe ndjej lotë tek ai që në fillim.

Pyetja e Gjebreas: „Ë kush të ka ftuar?!“

Ai ngre supet.

Arditi përsërit… Enigmë?!

O, Ardit, o vëlla unë në këtë jetë kam vetëm plakën. Nuk kam kush të më bëjë…

Pse sa vjeç e ke gruan?

Aty tek të shtatëdhjetat.

E po akoma jeni në moshë…

Po. Po. Jemi ... eh, ne jemi, jemi…

Po të shoh të zbrazësh lotë?

Lotë? Nëse është ajo që ma ka bërë këtë, atë që duhet ta bëja unë… Por ajo meriton më shumë. Shumë më shumë!

Zonja andej, pas mbulesës, e cila ndodhet prej disa vitesh në karrocën e invalidit, e ndjen, dhe më pas nuk duron dhe shpërthen. Ai është engjëlli i dashurisë sime në këtë jetë, dhe falë gabimeve dhe fatit tim…

Ajo i thotë shpirt.

Ai i thotë shpirt.

Janë rreth të shtatëdhjetave në ekranin televiziz. Kanë dashuri dhe nuk kanë trisht.

Ai bën mesazh publik. Flet, dënon dorën që godet një grua. Dënon çdo mashkull abuziv.

Ngrej sytë. Shoh Londrën. Pyes veten: A po flet Zoti, apo kam gabuar kohën?!

Burrat e sotëm janë … E fundja ç'më duhet se çfarë janë.

Ai po jep mesazh …

Ai është në ekran.

Ai është shqiptar.

Ai po flet. Atë e quajnë Mehmet!

Dhe Arditi ndërhyn e u thotë: „Qofshi kështu të dashuruar përjetë!“

Prisja të fliste dikush tjetër… Të fliste ndonjë… Fundja një mesazh i tillë Hyjnor mendova edhe si mesazh brezash patjetër, se nuk duhet lënë pa u hedhur në Letër.


Marrë nga ekrani i TV"Klan"

79 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page