top of page

Astrit Lulushi: Jeta dhe Mercenarë dhe Nxënës



Si është natyra e kësaj jete? Le ta përballojmë: jetët tona janë të mjerueshme, të mundimshme dhe të shkurtra.

Ne kemi lindur; na jepet aq shumë ushqim sa të mbajmë frymën në trupin. Ata prej nesh që janë të aftë për këtë, detyrohen të punojnë deri në grimcẽn e fundit të forcës; dhe pikërisht në momentin që dobia e tyre ka marrë fund, u japin njē pension të masakruar me një egërsi të tmerrshme. Vetẽ jetojnë nẽ vila.

Jetesa ishte e varfër dhe pas 30 vjetẽsh janë bërë miliarderë, me paratë e atyre që s’kanẽ.

Asnjë nuk e di kuptimin e lumturisë edhe pasi të ketë mbushur moshën. Asnjë nuk është i lirë. Jeta është mjerim: kjo është e vërteta.

Por a është kjo thjesht pjesë e rendit të natyrës? Kështu duhet të jetë? Mos vallë për shkak se vendi është aq e varfër sa nuk mund të përballojë një jetë të denjë për ata që banojnë në të? Jo, një mijë herë jo!

Toka është pjellore, klima e saj është e mirë, është e aftë të ofrojë ushqim me bollëk për një numër jashtëzakonisht më të madh njetëzish sesa banojnë tani. Kjo tokë e jona do të mbante, të gjithë do të jetonin në rehati dhe dinjitet, që tani janë pothuajse përtej imagjinatës sonë.

Pse atëherë vazhdojmë në këtë gjendje?

Sepse pothuajse i gjithë prodhimi i punës sonë vidhet nga ata që gjoja kujdesen për ne. Aty është përgjigja për të gjitha problemet dhe pensionet e vogla. Përmblidhet në një fjalë të vetme - politikanët. Ata janẽ i vetmi armik i vërtetë që kemi. Largoji nga skena dhe shkaku i mungesave, çmimeve të larta, dhe pensioneve të ulta do të zhduket.

Zyrtarët dhe politikanët e sotëm të zhgjedhur janë e vetmja krijesë që konsumon pa prodhuar. Megjithatë thuhet se i kemi dhënë votën, pasi i kanë manipuluar.


Astrit Lulushi: Mercenarë


A e dëgjuat? Shqipëria do të marrë punëtorë të huaj; të vetët kanë ikur ose luftojnë të ikin. Historia mund të jetë plot shembuj, kur të huajt zënë vendin.

Papa Julius II (1443 - 1513, Romë) njihet si mbrojtësi më i madh i artit i linjës papale dhe një nga sundimtarët më të fuqishëm të epokës së tij, Papa, duke dashur të merrte Ferrarën, u hodh tërësisht në duart e të huajve. Por ky veprim i  solli një ngjarje tjetër, kështu që nuk korri frytin e zgjedhjes së tij të nxituar.

Duke pasur ndihmësit e tij të shpartalluar në Ravena, dhe zviceranët pasi u ngritën dhe i dëbuan pushtuesit, ndodhi që Julius II nuk u bë rob i armiqve të tij, ata kishin ikur, dhe as rob i ndihmësve të tij, pasi i paguante dhe i kishte nënvete.

Fiorentinët, thotë Makiaveli, duke qenë krejtësisht pa armë, dërguan dhjetë mijë francezë për të marrë Pizën, ku ata u rrezikuan më shumë se në çdo kohë tjetër dhe humbën.

Perandori i Kostandinopojës, për t'iu kundërvënë fqinjëve të tij, dërgoi dhjetë mijë turq në Greqi, të cilët, me përfundimin e luftës, nuk deshën të tërhiqeshin; ky ishte fillimi i robërisë së Greqisë nga Perandoria Osmane.

Ai që nuk ka dëshirë për të punuar në vendin e vet, le të përdorë të  huajt. Me ta rrënimi është gati; ata të gjithë u binden të tjerëve; u duhet më shumë kohë për t’u përshtatur; gjenden dhe paguhen nga shteti. 

Si përfundim, punëtorët vijnē nga jashtë nga dëshpërimi, më pas prej tyre vjen rreziku.

Hiero i Sirakuzës, i bërë komandant i ushtrisë, shpejt e kuptoi se një ushtar mercenar nuk kishte asnjë dobi; dhe nuk mund t'i mbante dhe as t'i linte të shkonin, por i bëri të gjithë copë-copë dhe më pas luftoi me forcat e tij dhe jo me të huajt.

Nga Dhiata e Vjetër, Davidi iu ofrua Saulit për të luftuar me Goliathin, dhe për t'i dhënë guxim, Sauli e armatosi me armët e tij; të cilën Davidi e refuzoi duke thënë se nuk mund t'i përdorte dhe se donte të takonte armikun me hobe dhe thikën e tij.

Krahët e të tjerëve ose të bien nga shpina, ose të rëndojnë, ose të lidhin shpejt.

Karli i 7-të, babai i mbretit Luigji i 12-të, pasi me fat dhe trimëri kishte çliruar Francën nga anglezët, kuptoi domosdoshmërinë për t'u armatosur me forcat e veta dhe vendosi në mbretërinë e tij armët dhe këmbësorinë. Më pas, djali i tij, Mbreti Luigji, shfuqizoi këmbësorinë dhe filloi të angazhonte zviceranët, gabim i të cilit, i ndjekur nga të tjerë, uli plotësisht vlerën e armëve të tij,  Prandaj thuhet se francezët nuk mund të qëndrojnë kundër zviceranëve dhe pa zviceranët nuk dalin mirë kundër të tjerëve. Ushtritë e francezëve u bënë kështu të përziera, pjesërisht mercenare dhe pjesërisht kombëtare, të dyja armët së bashku janë shumë më të mira, por shumë më inferiorë ndaj forcave të dikujt. Dhe ky shembull e vërteton, se mbretëria e Francës do të ishte e pamposhtur nëse rregullat e Karlit do të ishin zgjeruar ose ruajtur.

Por urtësia e pakët e njeriut në fillim duket e mirë, nuk mund të dallojë helmin që fshihet në të. Nëse ai që është në krye në një vend nuk mund t'i dallojë të këqijat derisa të jenë mbi të, ai nuk është vërtet i mençur; kjo njohuri u jepet pak njerëzve.

Dhe nëse katastrofa e parë për Perandorinë Romake duhet të shqyrtohet, zbulohet se ka filluar vetëm me regjistrimin e gotëve; sepse që nga ajo kohë fuqia e Perandorisë Romake filloi të bjerë dhe e gjithë ajo trimëri që e kishte rritur u kaloi të tjerëve.

Ka qenë gjithmonë mendimi dhe gjykimi i njerëzve të mençur se asgjë nuk mund të jetë aq e pasigurt ose e paqëndrueshme sa fama ose fuqia që nuk bazohen në forcën e brendshme. Dhe forcat e punēs, kulturës, sportit janë ato që përbëhen nga qytetarë vendas; të gjithë të tjerët janë mercenarë.


Nxënës

Astrit Lulushi

Për të ushtruar intelektin, njeriu duhet të lexojë histori; të studiojë veprimet e njerëzve të shquar, për të parë se sikanë përballuar veten në situata të vështira; për të shqyrtuar shkaqet e fitores dhe disfatës së tyre, në mënyrë që të shmangë të dytën dhe të imitojë të parën. 

Të bëjë siç bëri një njeri i shquar, i cili mori shembull atë që kishte qenē i famshëm përpara tij dhe arritjet dhe bëmat e të cilit i mbante gjithmonë në mendje. 

Aleksandri i Madh imitoi Akilin, Çezari Scipion dhe ky Kirin. Dhe kushdo që lexon jetën e Aleksandrit do të kuptojë më pas jetën e Cezarit se si imitoi Aleksandrin dhe se si në dashamirësi, humanizëm dhe bujari Scipio u përshtat me ato gjëra që ishin shkruar për Kirin nga Ksenofoni. 

Sot, një udhëheqës i mençur duhet të respektojë disa rregulla të tilla dhe kurrë në kohë paqësore të mos kënaqë veten, ose të merret me gjëra të vogla, ose lëvdata, që nuk i takojnë, por të mirëmbajë apo të rrisë burimet që ato të jenë në dispozicion të në fatkeqësi. Kështi, fati ka mundësi ta gjejë të përgatitur për të rezistuar goditjet. 

Njeriu duhet të ketë njohuri për natyrën dhe të arrijë të zbulojë se si malet ngrihen, si hapen luginat, si shtrihen fushat. Së pari, mëson të njohë njerëzit për të qenë i aftë të marrë përsipër mbrojtjen e tyte; më pas, me anë të njohjes dhe vëzhgimit, ai kupton me lehtësi çdo gjë tjetër që mund të jetë e nevojshme për të studiuar më pas; sepse njerēzit, malet, kodrat, luginat dhe fushat e lumenjtë kanë njëfarë ngjashmërie me ato të vendeve të tjera; me njohjen e aspektit të një vendi mund të arrihet lehtësisht në njohuri të të tjerëve. 

Dhe njeriut, të cilit i mungon kjo aftësi, i mungon thelbësorja; ka hequr dorë nga të nxënët; ka braktisur shkollën. 

2 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page