Pastaj erdhën grekët. Me dinakërinë e tyre, ata tërhoqën ilirë, dorë, trakas, maqedonë e epirotë, i hodhën (financuan) në luftra për të pushtuar e përhapur gjuhën, kulturën e tyre, dhe në fund i quajtën të vetët.
Grekët vazhdojnë të pretendojnë se ‘Pirro i Epirit’ ishte grek, kur gjithë bota e di se ai ishte ilir.
Kjo është e vërteta, e cila tregon se historia u shtrembërua që kur grekët filluan të shkruanin historinë e tyre. Ata përvetësuan eposin, mitet e legjendat vendase, duke krijuar etnosin grek.
Në përshkrimin e Pausanias për Greqinë, kur diskuton veprimet ushtarake të Pirros, ai shprehet se
më e rëndësishmja nga arritjet e tij ishte lufta kundër romakëve, “duke qenë greku i parë që ne njohim që e bëri këtë” (këto fjalë zënë vend tek një i huaj dhe merren seriozisht).
Pausanias ishte udhëtar dhe gjeograf grek i shekullit të dytë, gjatë mbretërimit të Perandorisë Romake. Ai rendit arritjet e Pirros, duke përfshirë dëbimin e Demetrit nga froni maqedonas. Pausanias e konsideron vendimin e Pirros për të luftuar kundër romakëve si aktin më të famshëm, dhe se “është greku i parë që e ka bërë këtë”.
Kemi pastaj Marcus Tullius Ciceron, i cili konsiderohej një nga oratorët më të mëdhenj të kohës së tij. Ai ishte i arsimuar. Ciceroni thoshte se fliste më shpesh në greqisht, sepse mësuesit e tij kryesorë kishin qenë grekë - kjo ishte Roma, perandori i ringjallur greke, e transplantuar.
“Nëse të gjitha luftërat që kemi zhvilluar kundër grekëve duhen përbuzur, atëherë le të përqeshet triumfi i Marcus Curius mbi mbretin Pirro; i Titus Flamininus mbi Filipin; i Marcus Fulvius mbi etolët; fitorja e Lucius Paullus mbi mbretin Perses; ajo e Quintus Metellus mbi Filipin e rremë; dhe ajo e Lucius Mummius mbi Korintasit”.
Këtu Ciceroni e numëron edhe Pirron në mesin e “grekëve”. Mendoj se është e drejtë të thuhet se Pausanias dhe Ciceroni e dinin ndryshimin midis greqishtes dhe ilirishtes, duke pasur akses në më shumë burime mbi këtë temë, dhe se burimi grek, ku ata u mbështetën, e përshkruan Pirron si grek.
Në fakt, Jetët Paralele të Plutarkut, të cilat dallonin romakët dhe grekët, ai e kishte Pirron si paralel me Gaius. Madje edhe Aleksandrin e Maqedonisë, Plutarku e quan grek. Aleksandri i Madh e shihte veten si pasardhës i Herkulit, Akilit dhe Kirit; Plutarku e krahason me Cezarin, i cili qau kur lexoi jetën e Aleksandrit.
Marius përshkruan se Pirro ishte pasardhës i Akilit, por nuk thote asgjë për urrejtjen e Mirmidonit, dhe se shkoi në Luftën e Trojës si aleat i fqinjëve grekë.
Burime më të vjetra greke i përshkruajnë molosët si grekë, duke përfshirë Herodotin (i diskretituar si historian nga vetë grekët), i cili i vendos molosët midis fiseve të tjera greke.
Pirro i Epirit nuk ishte grek, por si shokët e tij epirotë, ishte mbret i molosëve, siç kishin qenë më parë Aleksandri i Madh, dhe idhulli i tij Akili e ndonjë tjetër.
Ngricë
Astrit Lulushi
Ata kanë diçka për të cilën janë krenarë. E quajnë traditë; i dallon nga dhitë e buta. Kjo është arsyeja pse nuk janë të gatshëm të dëgjojnë fjalën "përçmim" të aplikuar për veten e tyre.
Kështu që do t'i bëj thirrje krenarisë; do t'u flas për atë që është më e përbuzshme. Është koha që njeriu t'i vërë vetes një qëllim; të mbjellë farën e shpresës. Shpirti është ende mjaft pjellor. Por një ditë ky shpirt do të jetë i varfër dhe i zbutur dhe asnjë pemë më e lartë nuk do të mund të rritet më mbi të. Mjerisht! Po vjen dita kur njeriu nuk do ta lëshojë më shigjetën e mallit përtej njeriut dhe vargu i tij do të ketë harruar të këndojë. Ende ka kaos brenda vetes.
Ka ardhur dita e njeriut më të neveritshëm, e atij që nuk mund ta përçmojë më veten.
Çfarë është dashuria? Çfarë është krijimi? Çfarë është malli? - kështu pyet njeriu dhe dridhet. Më pas toka bëhet e vogël dhe mbi të kërcen njeriu i ri, i cili e bën gjithçka të vogël. Ashtu si pleshti, lloji i tij nuk mund të shfaroset; njeriu i ri jeton më gjatë. "Ne kemi zbuluar lumturinë" - thonë - dhe mbyllin sytë para gjithçkaje. Ata janë larguar nga vendi ku jeta ishte e vështirë; sepse duhej ngrohtësi; ende e duan të afërmin. Duke u sëmurur dhe duke ushqyer mosbesim ata e konsiderojnë veten me faj.
Dikush vazhdon me kujdes, megjithëse ende pengohet mbi gurë ose njerëz. Herë pas here krijon ëndrra. Dhe shumë helm në fund për një vdekje të këndshme. Njeriu ende punon, sepse puna është një formë argëtimi. Por kujdeset që të mos përfshihet shumë në të; të mos bëhet i varur. Askush nuk është më i pasur apo i varfër. Kush dëshiron të sundojë? Kush dëshiron ende të bindet? Të dyja janë shumë telashe. Asnjë bari dhe një tufë. Të gjithë duan të njëjtën gjë, të gjithë janë të njëjtë: ai që ndihet ndryshe shkon lirshëm në çmendinë. "Dikur, e gjithë bota ishte e çmendur" - thonë më të vjetrit dhe mbyllin sytë. Ata janë të zgjuar dhe dinë gjithçka që duhet të dihet: kështu që ka tallje pa fund; ende grinden, por shpejt pajtohen - përndryshe mund t'ua prishin oreksin. Ata kanë kënaqësitë e tyre të vogla për ditën dhe kënaqësitë e tyre të vogla për natën, por e respektojnë shëndetin e tyre. "Ne kemi zbuluar lumturinë" - thonë.
I patundur është shpirti dhe i pastër, si malet në mëngjes. Por ata më mendojnë të ftohtë dhe tallës. Dhe tani, ndërsa qeshin, më urrejnë. Ka akull në të qeshurat e tyre.
Dhe këtu mbaron "Prologu".
Përgjumje
Astrit Lulushi
Gjumi prek sytë: ata rëndohen. Gjumi prek gojën: ajo qëndron e hapur. Vërtet, butë vjen dhe vjedh mendimet; memec e bën të qëndrojë, si në karrige akademike. Por jo për shumë kohë, së shpejti shtrihet. Kur Zoti dëgjoi njeriun e mençur të fliste kështu, qeshi, sepse me këtë kishte gdhirë një dritë. Dhe i foli zemrës:
“Për mua ky njeri i mençur me mendimet e tij është i zoti të flejë”. Me të vërtetë i lumtur është ai që jeton pranë njeriut të mençur.
Një gjumë i tillë është ngjitës; edhe përmes një muri të trashë. Magjia qëndron në karrigen e tij shumë akademike. Dhe jo më kot rinia ulet para këtij njeriu; me mençuri thotë: “Jini zgjuar në mënyrë që të flini mirë”.
Dhe me të vërtetë, nëse jeta nuk do të kishte kuptim dhe njeriu do të zgjidhte marrëzinë; kjo do të ishte marrëzia më e zgjedhur. Tani e kupton qartë atë që dikur kërkohej mbi të gjitha: Një gjumë i mirë dhe bashkë me të virtytet. Për të gjithë këta të mençur të famshëm në karriget e tyre, mençuria ishte gjumi pa ëndrra: ata nuk dinin kuptim më të mirë të jetës. Edhe sot, me siguri, ka disa, dhe jo gjithmonë të nderuar. Koha e tyre ka mbaruar; nuk do të qëndrojnë më gjatë. Lum ata që përgjumen, sepse së shpejti do të varin kokën.
Comments