“ASNJËHERË TË MARTËN”, NJË ROMAN DINJITOZ I BASHKIM HOXHËS
Shkrimtari dhe kritiku i njohur Shpend Topollaj tha për librin se “në qoftë se për krahasim do t’u referoheshim romaneve të shkruara nga vetë Bashkim Hoxha, për mendimin tim, do të thosha se “Asnjëherë të martën” është pika kulmore e këtij krijuesi origjinal që gjithmonë ka shkëlqyer si në tematikën e zgjedhur, ashtu edhe në trajtimin elegant, me stilin e tij të veçantë, gjuhën e zgjedhur dhe fantazinë rrëmbyese, çfarë e bën librin të një niveli të lartë artistik.Ndërsa po ta krahasonim atë me librat e shkrimtarëve të tjerë, mund të them se është nga më të mirët e prozës bashkëkohore shqiptare.”
Nga Shpendi Topollaj
Shkrimtari i mirënjohur Bashkim Hoxha promovoi të merkuren romanin e tij të ri “Asnjeherë të martën”. Veprimtaria u mbajt më 18 janar ora, 18.00 në odeonin "Nikolin Xhoja" të teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, në praninë e lexuesve të shumtë, shkrimtarëve, poetëve, kritikëve të letërsisë, por edhe dashamirësve dhe miqve të shkrimtarit.Libri është botim i shtëpisë së njohur botuese Onufri, Tiranë. Ky ishte edhe takimi i parë për promovimin e librit të ri “Asnjëherë të martën”, ndërkohë që lexues të Hoxhës edhe nga rrethet e tjera të vendit si dhe nga Kosova kanë shfaqur interes për të bashkëbiseduar me shkrimtarin e suksesshëm në qendrat e tyre, si për librin e ri “Asnjeherë të martën”, por edhe për romanet e tjera të autorit. Veprimtaria shafqi interes edhe për mediat audiovizive dhe elektronike, disa prej të cilave e përcollën atë direkt.
Shkrimtari dhe kritiku i njohur Shpend Topollaj tha për librin se “në qoftë se për krahasim do t’u referoheshim romaneve të shkruara nga vetë Bashkim Hoxha, për mendimin tim, do të thoshja se “Asnjëherë të martën” është pika kulmore e këtij krijuesi origjinal që gjithmonë ka shkëlqyer si në tematikën e zgjedhur, ashtu edhe në trajtimin elegant, me stilin e tij të veçantë, gjuhën e zgjedhur dhe fantazinë rrëmbyese, çfarë e bën librin të një niveli të lartë artistik.Ndërsa po ta krahasonim atë me librat e shkrimtarëve të tjerë, mund të them se është nga më të mirët e prozës bashkëkohore shqiptare.” Diskutanë të tjerë u ndalën në veçantitë e romanit, kënaqësitë estetike që të jep ai nga leximi si dhe në përgjithësi tek freskia dhe fuqia shprehëqes e romaneve të Bashkim Hoxhës gjatë viteve të fundit , çfarë e bën atë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të prozës bashkëkohore, sido që ai është një njeri, shkrimtar dhe intelektual modest me shpirt human dhe krenar për qytetin e tij. Në fund shkrimtari I famshem Bashkim Hoxha tha se kishte një “mirënjohje për të gjithë të pranishmit e shumtë, miqtë dhe lexuesit e tij besnikë, por edhe për gazetarët dhe kameramanët që ndoqën me dashamirësi prej kolegu promovimin e librit “ASNJEHERE TE MARTEN! Faleminderit Bulevard TV dhe Portali DurrësLajm që e transmetuan drejtperdrejtë fillimin e rrugëtimit të librit drejt lexuesit. Ishte një mbremje e paharruar per mua promovimi i ASNJEHERE TE MARTEN në Durresin tim. Faleminderit miq”,tha neë fund shkrimtari i mirënjohur.
Nuk ka asgjë të keqe, kur teksa flasim për vlerat e librit të një autori, zakonisht, krahasimin e bëjmë me librat e autorëve të tjerë. “Por në qoftë se për krahasim do t’u referoheshim romaneve të shkruara nga vetë Bashkim Hoxha, për mendimin tim, do të thoshja se “Asnjëherë të martën” është pika kulmore e këtij krijuesi origjinal që gjithmonë ka shkëlqyer si në tematikën e zgjedhur, ashtu edhe në trajtimin elegant, me stilin e tij të veçantë, gjuhën e zgjedhur dhe fantazinë rrëmbyese, çfarë e bën librin të një niveli të lartë artistik.Ndërsa po ta krahasonim atë me librat e shkrimtarëve të tjerë, mund të them se është nga më të mirët e prozës bashkëkohore shqiptare. Nis si një roman policor, por shpejt sheh se aty nuk ka fare vend për hetuesit e kriminalistët e ca më shumë për prokurorë e gjykatës, pasi të gjitha veprimet operative, deri në dhënien e drejtësisë, i realizon vetë Vlad Dinosha, personazhi kryesor që ka përfunduar në vetëvrasje. Historia nuk është e thjeshtë, as shtrirja gjeografike e veprimit, por e thjeshtë është mënyra e të treguarit nga ky autor, i cili di të zgjidhë situata të komplikuara me forcën e psikologjisë së çuditëshme të njeriut i cili brenda subkonshiencës së tij zotërohet nga oshilacione emocionale, shpirtërore, dhe botkuptimore, të cilat nga ana e tyre diktojnë sjellje, qëndrime dhe veprime shpesh diametralisht të kundërta, deri në pabesueshmëri.
Djali me tre emra, i adoptuar nga një çift intelektualësh që gjithsesi kishin problemet e veta, dhe me një gjendje relativisht të mirë ekonomike pas vdekjes së tyre, duket se nuk kishte arsye që të shndërrohej në një vrasës profesionist. Por ja që shkuarja e tij me forcat Komando, në një mision ndërkombëtar, atje ku bëhej luftë dhe masakroheshin njerëzit e pafajshëm në emër të paqes hipokrite, e ndryshon atë. Duke jetuar përditë me vdekjen, ai mpihet, aq sa nisi të vriste për qejf edhe burra që ishin duke kënduar dhe nga ana tjetër nuk i shkakton asnjë keqardhje as vrasja e shokut të tij Daniel T. As ajo e polakut Tadeushi, nga gërrhitjet e të cilit më në fund shpëtoi. Ai, i rrituri mes tingujve të pjanos së nënës së tij, nuk i shpëton përthyerjes së karakterit edhe pas kthimit në atdhe, gjë që e nuhati shpejt shoku i tij Henri që e josh me para, duke e rekrutuar në atë që e quante Agjensi Ndërkombëtare Sistemimi. Ka një farë hezitimi, ndaj arsyeton: “Në luftë është tjetër gjë. Atje quheshim luftëtarë. Mund të bëheshim edhe heronj duke vrarë. Në paqe kemi emër tjetër, quhemi vrasës”. Dhe vrasësit me pagesë nuk janë shpikje e fantazisë së Bashkim Hoxhës, por një realitet i prekshëm në surrealen e jetës tonë. Nis seria e vrasjeve jashtë shtetit. Në pamje të parë, Vladi në asgjë nuk të kujton një kriminel. Ai dashuron Marinën, bisedon shtruar dhe me llogjikë me Natalinë, ukrainasen e ikur nga lufta, që e takon në një disko, ku i binte saksit, e respekton bukurinë e saj, dëgjon tingujt e Shubertit, Nocturnin Nr. 9 të Shopenit etj. Dhe kalon në atë dalldinë filozofike ku ngërthehen mendimet që më së shumti nuk kanë lidhje mes tyre. E ka detyruar Marinën ta abortojë fëmijën dhe ndërgjegja nuk e lë të qetë, e ndjekin lutjet e saj për ta lënë të jetojë ai foshnje, teksa mediton atje buzë detit, ndërsa dielli i përflakur po perëndonte. Peizazhi mahnitës sikur i kujton: “O Zot i jetës sime, çfarë paskam humbur gjithë këto vite!” E vënë në mendime fjalët e Natalisë: “Besoj ke dëgjuar për ngrohjen globale si fenomen. Kam përshtypjen se e themi termin gabim. Jetojmë epokën e ftohjes globale, kur është vrarë njerzillëku. Njeriu është bërë gjithmonë e më egoist… Fatin e tij të mirë e sheh në fatin e keq të tjetrit”. Kishte thënë një herë qysh në shkollën e mesme se nuk kishte fare zemër, por tani që e dërguan me mision në Durrës për të vrarë profesorin në pension Bujar Hodo, ai ngurron ta bëjë. E sheh atë pa ditur se kujt i kishte zënë rrugën, kur nipi i del përpara dhe e përqafon. Sheh gjithashtu në internet për të mësuar diçka më shumë rreth tij. Habitet kur gjen atje se ai ishte një atdhetar dhe arkeolog i shquar që kishte derdhur lot kur kishte zbuluar kokën e birit të Zeusit dhe Selenës, perëndisë së bimësisë dhe të verës, Dionizit, për të cilin flet Hesiodi dhe që e huazuan edhe romakët me emrin Baku. Nga festa për nder të tij ka lindur edhe teatri e tragjedia, prandaj meqenëse ky zbulim i bënte nder qytetit dhe vendit, profesori donte të gjente trupin dhe ndofta sanktuarin. Shkroi për këtë, dha intervista, polemizoi me kurajë, por qarqe të caktuara e pengonin dhe për habi edhe ish nxënësi i tij, Hervin Debina, tani kryeministër që nuk kishte nxituar të shpallte se do të mbetej në histori.
Dhe profesorit i erdhi lajmi i largimit nga puna, sidoqë nuk ngurroi të thotë se “Historia ka mjaft raste domethënëse ku tregohet se zakonisht atyre që ecin me kokën lart me këtë pretendim u janë penguar këmbët në guriçkat e rrugicës së shtëpisë. Historia zgjedh, nuk zgjidhet”. Pastaj, aludimi i tij me anekdotën e Perandorit që teksa qëndronte mbi njërën nga shtatë kodrat e Romës tha se i gjithë qyteti ishte nën këmbët e tij, flet për guximin qytetar të profesorit dhe të vetë autorit të romanit që asnjëherë nuk i ka fshehur mendimet e tij, pavarësisht se dikujt mund të mos i pëlqejnë. Mendimi se edhe qarqet e huaja mund të kishin paguar për eliminimin e profesor Bujarit, bëri që Vladi i cili kishte vendosur që kurrë të mos vriste ditën e martë, kur ai dhe Shën Vladimiri kishin lindur, të mërkurën në mëngjes, ta kthejë armën nga vetja, atje në atë dhomën që kishte marrë me qira te njeriu i mirë Agroni, i cili e varrosi atë si njeri së bashku me shokun e tij poet, Agimin, i cili i kushtoi vargjet që mbylleshin kështu: “Ky njeri vdiq i magjepsur nga një perëndim dielli”. Por edhe Mariana, nga ana e saj, kishte paralajmëruar me atë proverbin se “Një njeri që shkon për të vrarë duhet të hapë dy varre, njërin për viktimën dhe tjetrin për veten e tij”.
댓글