top of page

Asnjë Atdhé nuk mund të mbijetojë duke u përpunuar nga filmat


Kultura e pështirjes


Asnjë Atdhé nuk mund të mbijetojë duke u përpunuar nga filmat që e festojnë zhdukjen e traditës, dhe që kështu e kthejnë postmodernizmin me detyrim, mbi një brazdë pa kuptimi, në të cilën lulëzon një ngjashmëri e këmbyeshme vetëm me tregtinë e tregtimin.


Fatmir Terziu


Mos pështy në çesmën e vjetër, të renë përkëdhele sa të duash”, ndoshta është disi e harruar nga përdorimi, por mbetet ende efikase në shumë drejtime. Mbetet e tillë sidomos për të kuptuar qartë ironinë e dy fytyrave me dy fytyra. Ironia me dy fytyra në marrëdhëniet e intelektualëve servilë ndaj përditshmërisë së lidhur materialiste, më së shumti me paranë që thuhet se blen të gjitha, por jo jetën e njeriut, e kemi kuptuar me situatën e Covid 19-të, jo se me mjaft të tjera nuk e kemi pasur vathë në vesh. Kjo lidhje e traditës, proverbit të popullit dhe kulturës nuk është e lidhur me këtë as e kufizuar vetëm për ato midisje të perceptuara tek ky proverb. Ajo është një esencë në këtë pikë, por dhe një vetëdije konsumi të kulturës. Mund të supozohet gjithashtu se vetëdija e vetë konsumatorëve të kësaj kulture është e ndarë në mes të argëtimit të përshkruar, e cila u bën furnizimin lidhjeve dhe ndërlidhjeve vartësore nga vetë shkalla e perfeksionimit të kulturës ku veçanërisht shafqet mirë-dyshimi i fshehur për bekimet e betimet e Njeriut në lidhje me ndryshimin e jetesës, modelit të jetës, sjelljes me natyrën, përshtatjen eme mjedisin dhe vetë elementet jetike të këtij dhe atij mjedisi. Kjo lind dhe fuqizon mashtrimin e individit nga vetvetja, nga vetë rrjedha e jeta.

Shprehja, bota dëshiron të mashtrohet, është bërë më e vërtetë seç ishte menduar ndonjëherë. Njerëzit nuk janë vetëm thjesht si thënia shkoi dhe ky e hëngri, ra pre e ndonjë mashtrimi, nëse i garanton ato edhe më së shumti me atë që pjell kënaqësinë e shpejtë ata dëshirojnë një mashtrim, i cili është megjithatë transparent për ta. Ata i detyrojnë sytë e tyre të mbyllur dhe me miratimin e zërit, në një lloj vetë-zemërimi, për atë që u është përmbushur atyre, duke ditur plotësisht qëllimin për të cilin prodhohet vetë ikja nga e vjetra, nga moda që të pikon pak ujë, por pa bujë dhe turrarendja tek zullumi, që të shpie edhe tek uji nga lumi, nga llumi... Pa e pranuar atë, njerëzit mendojnë se jeta e tyre do të ishte plotësisht e patolerueshme, dhe ndaja sa më shpejt që ata nuk do të kapen më kënaqësi, të cilat nuk janë aspak të tilla, do të ngrihen e krekosen si gjela për atë që u ka dhënë në tryezë thela, ajo që vjen jo më nga e vjetra. E vjetra kësisoj mbetet një harresë, një shkurtesë në faktorin jetësë. Pse?

Mbrojtja më ambicioze e traditës së kulturës sot feston frymën e saj, lirinë e pashkruar të saj, rrjedhën e hershme e të ndershme të saj, e cila me siguri mund të quhet ideologji, si një faktor rregullimi, kur vjen me piatoren e ujit në shtëpi, me faturën e paguar për ujin e papirë, me të gjitha…, për një model postmodern të pranuar me dëshirë, të firmosur me duar, sy e fytyrë. Kjo është ajo që vjen dhe prodhon kaos. Kaos në një botë kaotike. Në një botë kaotike ajo u siguron qenieve njerëzore diçka standarde për orientimin, dhe kjo vetëm duket e vlefshme nga aprovimi i harrimit mes një procesi të ngjyrimit. Ngjyrimi edhe në filmin me ngjyra rrënon çesmën e vjetër origjinale, në një masë më të madhe se sa bombat mund ta bëjnë ndonjëherë: filmi shfaros imagjinatën e njeriut që pin ujë me dy duart e tij të bëra shuplakë. Dhe duke hequr këto shuplaka nga burimi i ujit të pastër, të cilin e kemi amballazhuar dhe e kemi tregtuar në Dubai e gjetkë, me këtë shuplakë vritet edhe Atdheu përditë e nga pak…. Asnjë Atdhé nuk mund të mbijetojë duke u përpunuar nga filmat që e festojnë zhdukjen e traditës, dhe që kështu e kthejnë postmodernizmin me detyrim, mbi një brazdë pa kuptimi, në të cilën lulëzon një ngjashmëri e këmbyeshme vetëm me tregtinë e tregtimin.

Ajo që në mënyrë të tillë mund të quhej kulturë e një risie të re, ka mbetur pa e kuptuar si shprehje e vuajtjes me ne, për të mbajtur një kuptim të idesë së jetës së mirë, ne kudo tashmë vetëm kemi pështirë.

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page