-Thjeshtësia dhe bujaria e tepruar reflektoka si mjaltë për maskarenjtë e pështirë.
-Edhe për të drejtën e hapur kërkohet kaҫik ekonomik.
E kam përcjellur me zë e figurë O.Pambukun, që fliste në prapavështrim: “Sa filloja të shkruaja binte telefoni, binte dera; here për qeranë e gazit, herë të ujit, dritave, taksave… që më shqetësonin kohë e pa kohë në krijimtarinë… . Pasi mora ҫmimin: “Nobel” jam lehtësuar plotësisht. Veҫ kur i bie butonit të dhomës për kafe a ushqim se nuk kam tjetër shqetësim veҫ krijimtarisë…”. Këtu Ai e këput litarin e mundimshëm.
Për si për krahecje, dhe si më moshorë e më vogëlak në krijimtari, as nuk e imagjinoj luksin e tij. Ato cikërrimat e tij e paskan tronditur. Mbase shëmbëllen mos thjeshtësi, por për hirë të saktësisë po ceki vet Agollin, Kadarenë, Jorgonin… . Si i parnishëm shpesh në mjediset familjare e zyrtare të tyre, ҫdo përgjigje (përfshirë edhe pyetjet e mia) i kam lënë zanafilliane. Edhe ndonjë gjë që mund të më zgriponte.
Ndërsa unë kam një tronditje eja-eja shqiptarshe që s’ndodh as në Turqi e as më pak në Francë. Një tronditje shkatërruese siҫ është vjedhja pa më të voglin hezitim të krijimtarisë. Lemëritëse është kur hajdutët zagarë “autorë” të krijimtarisë tënde të lehin me krenari para syve.
S’kam qenë e s’jam i persekutuar. Veҫ puntorë i vuajtur. I ngadhënjyer ndaj gjashtëmbëdhjetë ekipesh brenda pak muajsh, vetëm për faktin pse një autorë ka 3-4 shkrime në një ditë në organe të ndryshme. Këtu për gabimet a fajet e mia mëshiroj veten. Në këtë kontekst shkrimet, poezite e botuara me njejtësim të koduar (pseudonim) si p.sh Arta Osmani, AsZeOs… nuk habitem aq shumë kur i lexoj në libra me autorësi të huaj. Kënaqem kur hasi tek të tjerët përdorimin e fjalëve të reja të shqipes së pastër (neologjizmat). Se pas botimit në librat e mi, ato fitojnë statusin e pasaporten popullore gjithpërfshirëse. Gati të njëjtën gjë mund të them edhe për tekstet e këngëve që dikur jam njohur si autor dhe tani e kan lënë anonim. Shkurtazi për “odisenë” e dokumëntarëve. Nga moria e tyre, dhe pse si skenarist, interpretues, folës e regjisorë jam i ndryshëm. Por “modernistët” e sofistikuar marin si model një dokumentarë e ndryshojnë; veҫ emrat, përbërjen, datat dhe me skemën e shëmtuar realizojnë të emërzuarit “dokumentarë”. Ca historianuca, gazetaruca dhe ҫakalluca… të dehur prej madhështisë së preshit ligjërojnë me unin vetiak ato që kam shkruar, drejtuar, filmuar e realizuar për aq shumë veprimtari e Akademi kujtesore.
Mbi shkrimet e poezitë e mia sa munda të hulumtoj të paktën u shitën mbi katërdhjetë tekste këngësh që përfituesit morën nga 200-500 euro dhe që vetëm në pak raste, veҫ kan ndërruar ndonjë vend fjale për ritmikë.
Një libër i tërë u botua në Kosovë (me këshillimorë, redaktorë e autorësi) kryesisht me figurat e Luftës së Kosovës, të kopjuara nëntëdhjetë e tre përqind nga librat e mi. Dhe në shtatë përqindëshin e tyre për të mos qenë “zanafillian” krijuan ҫrregullim; emrash, ngjarjesh, datash e leksiku. Sa isha në institucionet e larta shtetërore u ankova gojarisht e me dokumenta në të ashtëquajturat “Zyra për mbrojtjen e të drejtave të autorëve” dhe kurrë s’mora përgjigje zyrtare as të personalizuar. Me sa jam në dijeni edhe këto ditët e tanishme pas një gjoja rirregullim, s’janë gjë tjeter vecse “zyra lorzash” që tallen me autorët. Jashtë Shqipërisë juridikisht kërkohej avokat vendas. Bisedova për dokumentacionin e duhur me nje avokat të nderuar. Gjegjja e tij e ҫiltër ishte: “Une dua aq para sa s’ta ҫon kaҫiku dhe sikur ta fitosh ecurine, merr veҫ një vendim njohjeje popullore e asgjë tjetër”. Ku të mbyten të shkretët autorë?! Qenka “fajtorë” qengji pse e han ujku!! Kjo skuthni e paskrupull, autorëve u shkakton tronditje shkatërruese. Kush të dëshirojë të heshtin duke llogaritur rrjedhojat. Të jeni të bindur se nuk jam vetëm si viktime e këtij spektri.
Comments