Asht sjell moti për së mbari?!!! *
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 5, 2020
- 3 min read

Asht sjell moti për së mbari?!!! *
(cikël me poezi,-antivirus)
Nga Përparim Hysi
1.Asht sjell moti për së mbari?!!! * Qe i trishtë MARSI sivjet Prilli hyri i plagosur S'dimë më tej se si do jetë Sy e veshë dhe të brengosur. Ka hyrë brenda një armik Të plagosë apo të vretë Gjithë bota në panik Në rrezik yni shëndet. Paskemi qenë mirë e bukur Edhe hiç s'e kemi ditur Tash që lirinë e kemi humbur Po jetojmë si të roitur. Kund nuk ka një datë shpëtimi Mendje prishur dhe kaos Po e vuan mbarë njerëzimi Dhe në GLOB:sinjali "sos"!!!
* këngë e vjetër shkodrane
2. Ka ardhur koha
Ka ardhur koha që ta çmojmë jetën Jeta nuk është "mall" që të shitet lirë Jetës tani,në vetizolim, ia dimë vlerën Sado që vetizolimin e pranojmë me pahir, Jeta njëherë jepet dhe duhet ta çmojmë Para "virus-armikut" mos tregojmë trimëri Nëse viursin duhet ta mundim,Mjekësinë të dëgjojmë Vetizolimi është ilaçi,tani për tani. Se në këtë kohë kolere alias Pandemia Përparësi merr vetëm GJUHA e SPECIALISTIT Në ballë të luftës është MJEKËSIA: - Vetëm vetizolimi na shpëton prej "armik Covidit".
3.Po të isha sot i ri Po të isha sot i ri,rreth e qark:CORONAVIRUS Nuk do bëja dashuri, unë një tip që s'rri dot"sus" Mike,do dashurohemi nesër,se për sot ka rrrezik Se armiku është i egër dhe kudo ka sjell panik. I padukshëm është si ajëri dhe papritur të merr jetën Është një kohë vërtet alarmi (edhe jetës t'ia dimë vlerën) Sado sot është DITA e VERËS, këtë herë nuk e festojmë MIke,moj, mos dil prej derës! Nesër prapë do dashurojmë.
4.Po jetojmë si në alarme Po jetojmë si në alarme Dita? Ca më keq se nata Zhytur-mbytur det me lajme Përmbi kokë rri varur shpata.
- Se mos dilni nga shtëpia? Mu në rrugë është një"armik" Doli mendja nga burgjia Bota futur në panik. Se mos zësh me dorë fytyrën? Upupu, dora tek syri!!! Me dorën tënde solle mynxyrrën Se pas dere është COVIDI!!!
Bëjnë zhurmë politikanët (Hiqen si të na duan shumë) Ne i njohim sharlatanët
Dhe nga ata na zë me shkumë. Ne dëgjojmë se ç'thotë MJEKËSIA Që është GJUHA E SPECIALISTIT Veç kështu fitohet qetësia Dhe shpëtojmë prej COVIDIT...
5. STATUE QUO Jam si DANTE para një pylli të errët Dhe pres një dorë shpëtimi prej VIRGJILI! Se më ka sulmuar një armik i serët CORONAVIRUSI alias COVIDI ! Të vret dhe nuk e sheh se si hije është Nuk dihet nga ç'djall e ka marrë "detyrën" Mendja ime sa nuk po bën"fështë" Se "djalii" mbi GLOB po sjell mynxyrrën.
Kam lexuar diku për"ushtarë që bëheshin të padukshëm" Që msynin një vend dhe askush me sy dot nuk i shihte?!!! Mos është"lojë e ndyrë" për t'u bërë super të papërballueshëm Që në laborator këtë"farë të keqe" ta"mbillte?!!!" Se nuk ka si të jetë ndryshe, në këtë kohë moderne E "rrit djalin" dhe ky kthehet në djall Se është" pa prindër"; natyrshëm nuk ka"ndërgjegje" Dhe djalli u bë lubi dhe po na ha të gjallë. Dorëzim para djallit është një botë e tërë Shkencëtarët e mëdhenj janë kthyer në astrologë Na mbytën me llafe, me gërë e vërë Kurse politikanët tanë janë bërë demagogë. Në ballë të kësaj lufte është MJEKËSIA! Sa mjekë e infermierë në këtë luftë ranë therorë!!! Veç MJEKËSISË i takon lavdia Që mundohen të na shpëtojnë nga ky armik kaq mizor. Kur do ta mundim? Aha, nuk i dihet Për një muaj a dy... apo ndoshta në vjeshtë? Në këtë "pakohësi" si mund të rrihet Apo shumë njerëz do shkojnë si qeni në vreshtë? Ditën që do ta mundim ,duhet shpallur "DITË FESTE" Me gërma kapitale do gdhëndur në mermer Të jetë e shkruar për brezat në"Anale KUJTESE" Që kurrë mos përsëritet kjo kohë- kolerë!!!
Tiranë, 5 prill 2020
Comments