top of page

Asgjë s´mbeti një dite më vonë


Asgjë s´mbeti një dite më vonë

Pyetem tek shikoj i vrerët portretin në pasqyrën

Brazdat e thelluara e flokët thinjosh të rrallë

nga treti ai mengjesi i këthjellët i lulemolles:

ajo aroma parrajsë e jasminit të bardhë

jasmin çelur me driten tek qezme oborri

E ajo zhurmë melodioze e çamarrokëve t´ harlisur

e brëmjeve të ngrohta sokakut nën dritë hëne

ai tingulli magjik i kitarës spanjole-Allhambras

nga bangë nënbli flladshëm i romantikes rinore

I shokut

i vëllaut

i Manuel Da Fajas!

Ikën! Tretën disi në një vrap ngutie!

Se ç’më lanë n n’kujtime në këte çast të vonë!

Sa me përmallim tashti, në këte çast loti

do ngjitesha si një arrith xhuxh dushkajes së njomë

të shoh at hardhucën jeshile, aty tek trung frashëri,

se si vështron rrethinën guximshem, disi si padron

atë ketrushin, shejtanin e vogël, tek kërcen në degëza lajthie

shih-sa në këte-në atë tjetren e ke...

muzikën e zhubravitjes harmonike të Lumbardhit blu

atë diellin e skuqur, atë zjarrë jete aty nga muzgu

se si

në një kapërcim të lehtë antilope

ikën pas koder bjeshkore Kopraniku.

I them në mallë vetes në vetmi:

Ee nostalgjik i vetmuar pshërtimi!

Ata që bënin peisazhin mahnitës të jetës sate

ata që me zemër i dhanë kuptimin jetes.

Iken, nuk i shohin syt, jo!

Shohin asgjë, një hiq, terrë!

Një pamje që vie gjithnjë një dite të vonë!

Këte mengjes, zemra më mbeti bosh!

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page