Asgjë e re



Astrit Lulushi


The New Despotism është një libër i shkruar nga Lordi Hewart, Kryegjykatës i Anglisë, dhe i botuar në Londër gati 100 vjet më parë. Hewart e përshkruan këtë "despotizëm të ri" si "për të nënshtruar Parlamentin, për t'iu shmangur gjykatave dhe për të bërë vullnetin, ose kapriçon, e ekzekutivit të pakufizuar dhe suprem”.

Ajo që i jep despotizmit të ri efektivitetin e veçantë është ndërlidhja e tij me humanitarizmin, thotë Robert Nisbet në librin Twilight of Authority, në vitet 1960.

Por është edhe kapaciteti për të hyrë në detajet më të vogla të jetës njerëzore që e bën të suksesshëm këtë lloj despotizmi.

Diçka e tillë ka filluar hapur tashmë në procesin e kthimit të Shqipërisë në një shtet të vërtetë socialist despotik siç ishte viteve më parë. Despotizmi i ri me gënjeshtrat mashtruese që thuhen mjaft shpesh për t'u besuar, krimet e legalizuara dhe ç