top of page

AS HIJEN S’E LËNË


AS HIJEN S’E LËNË

Plluq – plluq,

në trotuaret shtruar me pllakat e dyshimit

dyshimi më vret.

Rrugë me pemë jetime pemë me zogj të ngrirë, memec. Lëndinave një flutur, e vetme krahët përpjek.

Heshtje e vuvët e vuvët gjithçka përreth.

Të gjej një cicërimë mbi gjemba gorricash po shkel, kërkoj të shoh ndonjë trumcak në pëllëmbë mos vjen të më kërkojë ndonjë kokërr mel.

Askund nuk duket shikimi m’u err. Thonë, thonë, thonë..., se, pyjeve enden skelete ujqërish e derrash si në të lashtat legjenda.

Vazhdojnë të thonë ca të tjerë se dhe atyre fundi po u vjen se, dhe për dhembët e tyre, s’ka ngelur më asnjë preh.

I kanë grire shqyer ca çakej me dy këmbë që s’lënë as hijen e tyre si shenjë mbi dhe.


160 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page