top of page

... arvanitasit janë pjellë e kësaj toke


NIKO STILO

FJALORI GREQISHT-SHQIP I PANAJOT KUPITORIT botuar në Athinë më 1873-


Në shqip u përgatit dhe u botua nga Pr. Niko Stilos, Tiranë 2011, Botime “KUMI”


PARATHENIA NGA Pr.Dr Valter Memishaj


“Edhe pse në Greqi një pjesë e madhe e popullatës janë arvanitas, për origjinën e tyre, nga historianët kemi të pranuar se janë metek (emigrant) nga veriu dhe konkretisht, në bazë të të dhënave historike, se kanë ardhur para disa shekujve nga Shqipëria. Megjithëse, në këto referime historike, nuk kemi asnjë informatë në se këta kolonë, Lios, Shpatas etje janë të parët apo jetonin dhe më parë në vendet ku u vendosën arvanitët; dhe përkundër, trashgimia tradicionale arvanitase, thotë se arvanitasit janë pjellë e kësaj toke, e me fjalë të tjera, janë autokton.

Nga që historianët, të cilët pranojnë vetëm informatat e shkruara, duan të na bëjnë, ne arvanitët, të mos u besojmë të thënave të prindërve tanë dhe pa gjetur arsyen përse mëma ime dhe tata im të më kenë thënë gënjeshtra për këtë temë, ndjej nevojën t’u dal për zot dhe të hedh posht këtë karakterizim fyes. Sepse, siç thashë dhe më sipër, ngaqë historianët pranojnë vetëm dokumente të shkruara, zgjodha monedhën e mëposhtme të shekullit të parë p.e.r, q[ është gjetur diku afër Shpata, ku rreth kukuvajkës, në arvanitase shkruhet:

-A ΘΕ ΜΙΚ Ι ΟΝ Ε Υ ΡΥ ΚΛΕ ΠΑΡΑ

Dhe në alfabetin shqip:

A THE MIK I ON E Y RY KLE PARA.

Ky tekst, në arvanitasen, që flitet sot në Atiki, do të thotë:

A the mike e On-it të Riut ishte(ekzistoi) e para. Nilo Stilos, Fjalori i Panajot Kupitorit, Tiranë 2011, Botimet KUMI, f,21

Nga që për historianët grekë, do të thoshte dikush, kjo këmbëngulje ka një lloj shkaku etnik, këtë përgjigje do ta doja më shumë nga historianët shqiptarë me ide të përbashkëta dhe në mënyrë të veçantë nga ata, që ndërsa indetifikojnë shqiptarët me ilirët, injorojnë krejtësisht origjinën e prijës Ilirit(etnakurt)nga Teba(Thiva e Boetisë gjer më sot arvanitafone(arvanitofolëse).

Meqë tekstet arvanitase që janë gjetur të shkruara mbi gurë, qeramika, monedha etje, janë të shumta, në përpjekjen jo vetëm për t’i lexuar , por edhe për dëshmi të këtij leximi të drejtë, paraqitet nevoja për mbledhjen dhe botimin e thesarit gjuhësor të kësaj gjuhe.Si hapa të para të përpjekjes sime janë botimii i FJALORIT GREQISHT-SHQIP të Marko Boçarit, i FJALORIT KATËRGJUHËSH TË DAMIL VOSKOPOJARIT dhe tani i FJALORIT GREQISHT-SHQIP të PANAJOT KUPITORIIT. Niko Stilos, Fjalori Greqisht-Shqip të Panajot Kupitorit, Botimet “KUMI”, Tiranë 2011, f,24

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page