Aromë Gjethi
- May 26, 2023
- 1 min read

E dua aromën e gjethit, Në degë kur çel burbuqe. Edhe kur i këpus fletët, Tek baresë nëpër shtigje.
Aromën e gjethes e dua, Kur buqetë e mbaj në dorë, Edhe kur fle në pyll me mua, Mbi ballë vendosur si kurorë.
Gjethes ja dua aromën, Kur është bijë trandafili, Edhe kur portokalle ka nënën, E mbi të këndon bilbili.









Comments