top of page

Armaldo Kllogjeri shpaloset në Stamford Bridge


Armaldo Kllogjeri shpaloset në Stamford Bridge


Armaldo Kllogjeri është shok shtëpie në Big Brother Albania VIP 2, fotografia e të cilit me një mbishkrim, „Ti je fitues Maestro!“ u shpalos dje në ndeshjen Chelsea-Southampton në Londër. Stadiumi Stamford Bridge ndërsa oshëtonte nga tifozët e të dy ekipeve për një çast u ndesh dhe me duartrokitet e mbështetsve të tij shqiptarë, që më pas u bënë dhe disa të huaj (pas shpjegimit të figurës së tij).

Armaldo Kllogjeri (1 qeshor 1975) ka lindur në qytetin e Gramshit, Shqipëri. Ai është tenor dhe solisti i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ka studiuar për kanto pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, ku u dallua për karakteristikat e zërit të tij të mrekullueshëm. Familja e tij përbëhet nga 5 pjesëtarë. Babai i tij është marrë me art në Gramsh dhe mamaja e tij ka punuar si mësuese. Armaldo ka 2 vëllezër, Orgesi dhe Rajmondi. Origjina e tij nga Gramshi e bëri rrugëtimin e Armaldos më të vështirë, por falë punës së fortë ia doli të arrijë një sukses të madh në operat e botës.


Me pseudonimin "maestro" ka bërë për vete shumë fansa me zërin e tij. Në vitin 2002, filloi studimet nën udhëheqjen e profesor Burhan Spahiut. Në 2005-n, interpreton për herë të parë në Teatrit dhe Operas së Baletit. Është i martuar me instrumentisten, Aida në dhjetor të 2009-s. Ata kanë një vajzë 10-vjeçare e cila quhet Aria.

Në këtë seksion të Big Brother ai është me emra të njohur si Amos Zaharia, Herion Mustafaraj, Valbona Mema e të tjerë.



41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page