top of page

Arkivat britanike që flasin qartë…


Arkivat britanike që flasin qartë…


Dr Fatmir Terziu



Nuk është aspak një rastësi, që data 7 Prill 1944 shënon në arkivat britanike një arsye më shumë që lidhet me faktet e deriatëhershme të Luftës. Krahas tekstit që i shoqëron janë rreth njëzetë e pesë fotografi të panjohura më parë, por që flasin me një gjuhë të qartë e të paanshme, tamam sikurse mund të mendohej të ndodhte në atë datë, pra në 7 Prill të 1944-ës. Është kjo datë që përkon me ditën e parë të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 Prill 1939 dhe pesë vite më pas këto fotografi të realizuara në territorin shqiptar flasin mjaft qartë dhe kuptueshëm.


“Jetë të gjatë Brigadës së Parë” dhe “Rrofshin aletatët Rrusi, Angli, Amerikë”.

Një nga këto foto është reaizimi nga shkrepja e aparatit të fotografit anglez në muret e një godine në Berat ku shkruhen me shkronja kapitale sloganet: “Jetë të gjatë Brigadës së Parë” dhe “Rrofshin aletatët Rrusi, Angli, Amerikë”. Duket qartë se në shkrimin e fjalës “rrofshin” është tentuar të bëhet një korrigjim duke e shtuar një germë “n” që ndoshta e diktonte të ishte “rrnofshin”. Sidoqoftë kjo shenjë simpatie dhe ndjesie e lirisë që po afronte duket edhe në pamjen tjetër nga qyteti, ku fotografia shënon lëvijen e lirshme të qytetarëve beratas në qytetin e tyre të marë në dorë nga forcat aleate. Po në të njëtën seri të këtyre fotove është dhe një pamje e qartë me një foto të marë e realizuar nga larg në betejën e forcave aleate kundër gjermanëve (sipas shënimeve në arkivë).


“Guerili dhe oficeri britanik bëhen bashkë. Partizani në fotografi është një lider mjaft i rëndësishëm dhe kjo foto me dëshirën e tij do të vendoset në tendën e tij në betejë”

Një fotografi interesante është ajo që me nënshkrimin “Guerili dhe oficeri britanik bëhen bashkë. Partizani në fotografi është një lider mjaft i rëndësishëm dhe kjo foto me dëshirën e tij do të vendoset në tendën e tij në betejë


Më tutje një foto tjetër flet se vajzat dhe gratë guerrile janë më së shumti edhe në beteja edhe si infermiere, dhe ato janë të mbrojtura nga Kodi tipik shqiptar që mbron gratë dhe femrat. Nëse preket një fije floku tek një grua dënimi është vetëm me vdekje pa ndonjë gjykim tjetër në kohë lufte.




Fotografia paraqet miqësisht një pozim me dy partizane në mes të të cilëve ndodhet një oficer aleat britanik.

Fotografia paraqet miqësisht një pozim me dy partizane në mes të të cilëve ndodhet një oficer aleat britanik.

Fotografia që paraqet Liderin e Misionit Britanik, Kolonelin Davies, në mesin e partizanëve rrëfen se është një dokument i kërkuar nga vetë ata i cili do të dërgohet në Shqipëri menjëherë nga Londra. Në krahët e komandantit partizan jepet në një foto tjetër edhe Babai i teqesë, një Bektashi i lidhur ngushtë me Luftën dhe me aleatët.


otografi interesante është ajo që tregon mbërritjen e oficerëve britanikë me avionë nga Afrika në Shqipëri

Fotografi interesante është ajo që tregon mbërritjen e oficerëve britanikë me avionë nga Afrika në Shqipëri dhe hedhjen e tyre me parashutë duke u gjendur pranë partizanëve shqiptarë. Një kolonel shqiptar i zhveshur nga forcat e Mbretit Zog paraqitet me dy vajzat e tij të armatosura me një shënim: “Dikur ato vallëzonin në oborrin e Mbretit…”

Dy foto paraqesin një shpellë ku strehoheshin forcat aleate të Luftës bashkë me partizanët dhe një terren ku ata marshonin për në beteja. Në këto shpella mbaheshin dhe armët që sillnin britanikët, thuhet në këto shënime.

Tre fotografi paraqesin stërvitjet e partizanëve nga aletatët britanikë. Një tjetër shënon tendën e ngritur për partizanët nga materiale i parashutave britanike. Ndërsa jepet dhe një kolonë e gjatë partizane dhe aleate në prag fushëbeteje.

Katër foto japin armët e dhëna nga britanikët, të cilat janë në krahët e të armatosurve dhe mbi mushkat që i transportojnë ato. Njëkohësisht jepet dhe një makinë me dy drejtues të forcës së armatosur.

Në mjaft nga këto shënime thuhet se barrinjtë shqiptarë i ndihmonin me ushqime dhe Kishat, Xhamitë e Manastiret ishin dhe shërbenin edhe si zyra drejtimi dhe si vend strehimi e ushqimi. Po ashtu dhe malet shqiptare, që paraqiten si vende me një strategji të përcaktuar luftarake nga aleatët.

Dy fotografi të rrëndësishme paraqesin një skuadër luftarake në veprim dhe një vajzë të vogël shqiptare duke mbledhur lule…, ndoshta lulet e pranverës për fitoren që po afronte. Fitorja që do të zgjaste deri në Nëntorin e vitit 1944.


Fotografia që paraqet Liderin e Misionit Britanik, Kolonelin Davies, në mesin e partizanëve rrëfen se është një dokument i kërkuar nga vetë ata i cili do të dërgohet në Shqipëri menjëherë nga Londra.

Në krahët e komandantit partizan jepet në një foto tjetër edhe Babai i teqesë, një Bektashi i lidhur ngushtë me Luftën dhe me aleatët.

“Dikur ato vallëzonin në oborrin e Mbretit…”

38 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page