Arjana Fetahu Gaba: Unazë e florinjtë
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 2
- 1 min read

Unazë e florinjtë
Sa netë në gjumë s'kam rënë
jo se s'kam dashur, por s'më ke lënë
hajmali të t'kisha vënë
sa herë e kishim një zënkë.
Në ishte ftohtë a në ishte shi
në kishte prush, a në kishte hi
a në të të mbaja mëri
gjenim shkas për dashuri.
Me unazën e florinjë
në kala vumë kufijtë
mblodhëm gjithë dashuritë
dhe të bukurat çmenduri.
Shpesh harroje dhe se vije
dorën mbrapa se ç'e fshihje
s'kisha frikë se do më "lije"
por në gisht të kish marrë hije.
Por dhe unë kurrë s'tu ankova
siç m'i thoje i dëgjoja
pak rëndësi në të besoja
që nga sytë të lexoja.
S'ka qënë gjithmonë shend e verë
kur ra borë e lamë të bjerë
asnjëherë s'e kemi prerë
në çdo puthje e kemi ndjerë.
Comments