Nga Përparim Hysi
Kur erdhi në kolektivin tonë, ajo sa qe martuar. Vinte nga një fshat buzëdeti dhe,siç më tha në intimitet Telati, duhet të kishte shije të kripur. Të kripur me masë dhe buzët (gjithmonë sipas Telatit), duhet të kishin atë shijen të kripur,por dhe me kanellë. Se nuset,sado të bukura,ornisen dhe kullundrisen sikur nisen për sfilatë. E prezantoi drejtori dhe,ndërsa ai po fliste,ajo mend dridhej sikur të kish bërë faj. Drejtori as që e pa që dridhej,por pak si për të çtensionuar të ardhurën tha:- Dëgjo ti,LENI, ndërsa ty këta (epo nuk qemë pak, po gati 30-vetë,nga të cilët:vetëm 10 meshkuj) do të të njohin menjëherë, ti do t'i njohësh pak nga pak. Po njërin ke për ta njohur përnjëherë. Këtë që sheh atje në fund (ishte fjala për mua),ke për ta njohur që sot. Ja,shikoje: mbi kokë ka një çafkë të bardhë! E ka bërë Zoti me nishan që ta dallojë nga të tjerët. Njihet si kali balash në një tufë me kuaj. Sado që nuk më erdhi mirë nga ky lloj pezantimi, por qoftë drejtori që më lakoi dhe qoftë ata që dëgjonin (natyrshëm, të gjithë qeshën),e dinin mirë që as drejtori nuk e kish me të keq dhe as unë nuk zemërohesha,se kishim gati 15-vjet në një kolektiv dhe, së bashku, kishim ngrënë nga një thes me kripë. E vetmja që nuk qeshi me atë paranomin"kali balash",ishte e sapoardhura,Leni. Telati,pasi i hodhi një sypreçiz të sapoardhurës, më tha:- E rëndë për batanie,or tëj! Këtë ma tha mua,në intimitet Telati dhe unë nuk e mbajta të qeshurit. Të tjerët kujtuan se qesha me paranomin e drejtorit, por mua sikur erdhi dhe m'u faneps KURTI. * * * Këtë "e rëndë për batanie" që thoshte KURTI, e kisha sjell unë tek kolektivi. Kurti qe nga Burgajeti i Matit dhe Burgajeti ishte fshati i Ahmet Zogut, mbretit të Shqipërisë. Aty,mesviteve '60-të, unë qeshë ushtar dhe u operova në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Kisha nja triditë i shtruar dhe aty prunë pas një operacioni, një të moshuar, por i shëndosh dhe i trashë si një lis që, po ta çaje për dërrasa, pa frikë i shtroje tri konakë. I moshuar (unë tringo sa kisha kaluar të njëzetat),ky edhe ushtrinë e kish bërë në kohë të mbretërisë dhe, në u operua në Spitalin Ushtarak, u shtrua se qe kapter kariere në një nga kampet e burgjeve. Ditën e parë,pas operacionit, ulërinte, po, kur u çlirua nga dhimbjet,qe ilaç për të sëmurë. Zuri dhe na rrëfente për Mbretin: --- i bukur,si bekim nga Zoti; me ba, me të kap me dorë, bije pikë i vdekur, or tëj,- thoshte. Mandej, si kthiellej,e kuptoi që po shkelte mbi"dërrasë të kalbur", e mblodhi mendjen dhe tha:- Vetëm komandanti asht ma i bukur se aj... Aj i bukur, por katil e komandanti marrtë nga ditët tona. Qe i zgjuar dhe nuk ia hante qeni shkopin,por nëse po e sjell në këtë tregimin tim,se më çudiste fakti që ky malësor, i moshuar,qe qejfli i madh femrash. Infermierja që na shërbente qe, me të vërtetë, e bukur. Hynte si flladfreskie në dhomën tonë(qemë katër të shtruar dhe vetëm KURTI mend qe babai ynë nga mosha) dhe e çonte buzën vesh më vesh,kur mjekonte plagët tona. Natyrshëm, që secili prej nesh në"avlemendin e ëndrrave" e bënim si "qilimin tonë", por,sa doli ajo,KURTI tha:- O cullë e randë për batanie, or tëj! Dhe ne ia dhamë të qeshurit. Mua sesi më ngjiti dhe jo vetëm e mora me vete këtë thënie të KURTIT dhe ua bëra të njohur tërë shokëve. Dhe ndaj Telati i preu drutë shkurt:- E randë për batanie, or tëj!!!
* * * U bë prezantimi dhe qe java e parë e vitit shkollor. Ti,- më tha drejtori mua,- për këtë javë do jesh dezhurn. E sapoardhura veç u prezantua dhe u largua për në shtëpi se qe mësuese e fillores apo e Ciklit të ulët. Si dezhurn që qeshë, unë e dija mirë detyrën time. Vija i pari dhe duhet të ikja i fundit. Kur edhe mësuesët e pasditës po largoheshin,unë dola tek porta (oborri qe i thurur me kangjela) dhe po i shoqëroja me sy. E fundit po largohej e spoadhura,LENI, dhe kur më tha:-Ditën e mirë, unë ( po ku mbahesha nga "shpimet apo ngacmimet unë?) e zbraza:- Ditën e mirë dhe ardhsh më e bukur se sa sot!!! Ishte duke i hipur biçikkletës dhe nuk e di:dëgjoi apo nuk dëgjoi? Po dhe "ngacmimi im" ashtu si"bombëtymëse" u hodh.E "vret" nuk e"vret". Të shohim ç'do ndodhë deri nesër,- qetësova veten. Por dhe unë:- Pa zbritur tjetra nga kali, kërkoja"dollaren e çargut". Edhe kjo"dollarja e çargut" qe nga KURTI. Të nesërmen(LENI vinte pasdite),ngaqë do rrija pasdite,shkova tek biblioteka (nga katër mësues gjuhë-letërsie,qeshë ngarkuar unë me të) që të sistemoja kartelat, gazetat apo revistat që na vinin gratis. Biblioteka qe prapa ndërtesës së shkollës.Ndërtesa qe në formë"E-je", e re dhe goxha e madhe. Ndërtesa e vjetër qe prishur dhe vetëm ish-drejtoria qe kthyer në bibliotekë. Atje po punoja dhe prisja orën 17.00 që të largohesha. Nuk qe kushedi se sa e madhe, por,sidoqoftë, me raftet në mure dhe dy-tri komedina përqark e kryente funksionin e një biblioteke. Tek do ngrihesha, t'i jepja fund ditës së punës, dëgjoj që trokiti dera.- Hyr,- fola. Hyr, po kush hyri. Hyri LENI... Me vete thashë:-Homeri ishte i verbër dhe thotë që TROJA u dogj për HELENËN, unë,për këtë,LENIN.djeg dhjetë TROJA. Sa hyri ajo, unë tak mbylla të vetmen dritare që kishte biblioteka dhe ula perdet. Kjo e vuri re veprimin tim dhe, pa ma thënë arsyen e kësaj vizite të papritur, tha:- Pse mbylle dritaren? Unë:- Se dua që era e mirë që solle me vete, të mbesë këtu,brenda! Ajo u skuq sikur ta kisha vënë mbi furrë ( me siguri, do ketë thënë:-Kot nuk të thonë"kali balash ty",) dhe kuqu e stërkuqu nga sulmi kaq i beftë imi, tha:- Ç'qe ajo fjalë që ma vërvite dje:- Ardhsh, më e bukur!? Ngrita sytë që ta shihja më mirë,sikur doja të fitoja kohë për t'u përgjigjur, dhe hasa në një palësy blu si deti.M'u mek fryma se jo vetëm u"zhtyta" tek ata sy,por sikur u mbyta. Më kaluan mornica në trup. Në një hapësirë kaq të ngushtë,ajo sikur kishte një forcë magjepse dhe gati po krijohej një"fushë magnetike", sa po më dridheshin këmbët. Frymëmarrja m'u bë më e shpeshtë dhe zemra mend po më dilte jashtë.Qe tavolina që na ndante, por ajo qe"llahtarisht" e bukur dhe me një aromë që m'i ngopi mushkëritë dhe m'i bëri si balonë. Tani nuk mund të jepja përgjgije,por shtriva duarët,e tërhoqa nga vetja dhe e putha me aq ngrohtësi dhe,pasi shmanga dhe tavolinën, u bëra njësh me trupin e saj.Kur u"ngopa",e lëshova. Ajo qe llahtarisur nga ky veprim imi dhe veç tha:- Kot nuk tha drejtori"kalibalash" ty. Tek po ikte,pa e marrë përgjigjen e pyetjes,e vura re që sikur i rrëshqiste njëngazëllim i brensdshëm që donte ta mbante të fshehur. - Unë,si një"derr i kënaqur" i shtriva dorën si shenjë falnderimi dhe i thashë:-Ardhsh, më e bukur! -Ditën e mirë,"kali balash", - më tha tërë shpoti ajo.Më hodhi një vështrim të butë dhe zemërdhëmbshur. O ZOT i madh,- fola me vete,- kurrë nuk kam qenë kaq i befasuar nga një femër që më joshi kaq shumë.
Tiranë, 10 nëntor 2020
Comentarios