Ardhës-ikës – ikje-ardhës


Fatmir Terziu

Ardhës-ikës – ikje-ardhës


Nga Fatmir Terziu


Ata hynë si mikrobe të shumëpritura;

të ridimensionuara

forma të atyre që i bënin tatuazh në gjokset e fryra

me ndryshimin e vogël, të padukshëm sot

materie të shkrira

edhe një herë në këtë mot,

u përgjëruan për të shuar atë që ishte “Gabim”,

çfarë do t’i rrëzonte ata. Ata

vraponin në rrugë duke imituar minatorët,

vrapimi për arsye të ndryshme u bashkua me studentët

dhe të ndryshme vrapime panë koridorët,

Qëllimet. Unë shikoj poshtë, jashtë dritares time dhe shoh

helmetat e ushtrisë që shpërndajnë rrugën si minjtë.

            Policia. Minjtë.

Unë nuk mund të shoh më një ndryshim. Babai im

nuk shkoi në punë atë mëngjes. Unë shtoj një pëshpëritje më tepër

njohja e shansit për ta parë përsëri është një lodër

            E padukshme. E varfër.

Nuk ka më drithëra në dollap,

nuk ka më drithëra në dyqan; ka …

… bukë vetëm për tre ditë. Turma e vuri zjarrin kur fjala

                          solidaritet

u shfaq në dritare,

me frymën e ikjes së shpifur. Vrastare.

“Ne po e mbyllim kufirin për sigurinë e njerëzve”

            Vrasje. Pajustifikuar.

Për sigurinë e kujt? BllokuT?

“Dhjetra të vrarë në të shtënat e urdhëruara

në kufinjtë e shqyer me dhëmbë!?”

Cilën anë duhet të mbajmë

vetëm të ikshmit dhe të frikshmit mbajnë armë.

            Ikësit. Ardhësit.

Ende jemi pa frymë!

Duket sikur jemi shumë larg të shohim ndonjë ndryshim!



Në shtëpinë e thyer



Ka gjëra të bukura që jetojnë ende në shtëpinë e thyer

shtylla kurizore ofshan

teksa përcjell frymën e vrarë.

Ka gjëra të pavdekshme që jetojnë ende në shtëpinë e thyer

ata priren të pushtojnë çarjet e thyera brenda mureve të ngrira,

duke shpikur një lloj fenomeni të errët:

lumineshencë me hije.

Ka gjëra të përjetshme që nuk duan të vdesin në shtëpinë e thyer

ata priren të zhyten në hapësirat midis tavanit dhe çatisë,

të zhytur në errësirë dhe pluhur çokollatë,

duke ngrënë beton të thatë për darkë.

Ka gjëra që jetojnë ende në shtëpinë e thyer

ata priren të izolohen në lëngun acid të lavamanit të kuzhinës,

duke u bërë shkumë me gjellërat e ëndëruara

duke gjetur paqe në polarizimin tutje,

një çmim në të paçmuar,

një përsosmëri në kurthe.

Ka gjëra të bukura që jetojnë edhe në mendjen time

ata kanë tendencë të më pëshpëritin,

sepse ata e dinë se unë mund të bëj dallimin midis mëndafshit të tyre

në mënyrë të dëshpëruar voluminoze

dhe vorbullave të fijeve të trashjes që hutojnë bindjen time

në faktet demonike.

Ka shumë dhe shumë gjëra të bukura në shtëpinë e thyer

por gjërat e bukura nuk kërkojnë vëmendje

ato kanë tendencë të rrëshqasin në hije.

Gjërat e bukura shpërfillin tërmetet

por jo ligësitë e tyre.


#terziu #fatmir #poezi

37 views

Shkrimet e fundit