Apotekari i jetës
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 27, 2020
- 1 min read

Apotekari i jetës
Fatmir Terziu
Zëvendëson mendjen për praninë hyjnore
hap sytë dhe shikon të panjohurën
flet për një bollëk të kopshteve të mrekullueshme
a jemi kartona cigaresh,
apo tufa që enden mbi bar të ëmbël?!
Përgjigjet për këto nuk janë kurrë të nevojshme,
as në fundvit,
as në Krishtlindje,
megjithatë ne huazojmë gjithçka nga apotekari i jetës,
me kuptim të pakuptimshëm, me bindje.
Jemi në tufën e munguar me luanë të lodhur
që u ofrojnë muzikën e tyre dinastive të huaja
në bandat e pikturuara mureve të trashëguara,
me gurë nga Toka,
me gdhendje mjeshtri të harruar në varreza,
me lotë nga Qielli,
me sy të verbuar nga Dielli.
Është një arratisje e financave të fushatës së fundjavës
kur sillen në tryezë ferma kafshësh
dhe pastaj kthimi te gjërat themelore
dikush bën aritmetikën me përfitimet
Tjetri kalon sfidën e parë mendore
në gëzim-urimet e qindfishuara dixhitale,
të gatshme laboratorike, si në lojërat parashkollore,
plot perceptim, pa hapësirë, plot trukim,
që ekziston vetëm përtej këtyre dimensioneve tokësore
sepse kufijtë e Njeriut zgjerohen sa herë që i vëmë në dyshim.









Kostandin Vogli
Fatmir Terziu shume e drejte fjala pas mendimit.
Fatmir Terziu
Kostandin Vogli prandaj ndoshta ky kopesht kerkon te jetohet me derivatet e tij, sikurse ndodh te behet vete kuptimi qe mbart Fjala, e para e ketij kopshti.
Fatmir Terziu
Miho Gjini mjeshter, natyrshem e sheh me thelle teresine, ploterine, qe here na mungon ne mesin tone, ate tek e cila Fjala shkon ta kerkoj edhe ne artin e saj.
Fatmir Terziu
Muça Vladimir ne kete udhe ku domosdoshmeria kerkon artin e fjales per te uruar kendshmen dhe ndjeshem Ju faleminderit!
Fatmir Terziu
Nexhi Baushi ju pershendes bashke me filozofine e urtesise se urimeve te perzemerta.