top of page

“APORIA” E LETËRSISË SHQIPTARE



Dr Fatmir Terziu

Letërsia Kombëtare është mbi të gjitha produkt që vjen nga një sërë veprash artistike. Vepra artistike me hapësirë Kombëtare, pra ajo që na sjell mirëkuptimin tek tërësia e veprave artistike letrare, që vijnë nga shqiptarët me prezencë krijuese të mirëfilltë në të gjithë hapësirën e banueshme njerëzore. Si e tillë, kufijtë e literaturës sikurse vetë “kufijtë” janë të ndryshëm, edhe elementët e kësaj letërsie janë të ndryshme, ndaj dhe literatura e njëjtë është e lëvizshme. Lëvizjet janë të ndjeshme, janë të gjera e të ngushta, edhe pse vetëm lejohen të ripranohen pos prezencës mes shkrimit, kur janë “shembullore” apo me një dimension logjik më të gjerë, kur kjo lëvizje përfshihet dhe përfshin tekste të tjera (kujtojmë periudhat, metodat, dimensionet dhe determinimet letrare në kohë, vend e hapësirë, krijimet e lëna në mes për arsye të ndryshme, apo dhe më gjerë). Relativiteti i këtyre kufijve kërkon dhe një përgjigje më të saktë për pyetjen, se çfarë e bën bën “punën shembullore”, apo më saktë krijimtarinë si të tillë, nëse do të kërkonim fjalë më të ngushtë në kuptim, letërsi të pranueshme, natyrshëm vjen si një lëkundje për nocionin e letërsisë si një grup i veprave artistike. Sepse mjetet shembullore, nuk janë vetëm estetike, por ato kërkojnë edhe legjitimitetin e vlerave kulturore, në mënyrë që të jenë të vlefshme si sugjerim kuptimplotë në traditën e mënyrës historike të tranzicionit të përdorimit të teksteve të letërsisë në mesin e gjerë, ku letrësia në fakt vetvetiu, një letrësi e lirë, i thyen dhe i shprish të gjithë kufijtë. Nga kjo rrjedh përkufizimi, se koncepti i literaturës gjithashtu përfshin sistemin ndryshues të komunikimit dhe madje edhe atë të komunikimit letrar. A është e përgatitur letërsia jonë Kombëtare, e të gjithë hapësirave ku shkruajnë shqiptarët për një situatë të tillë?

Që në fillim të herës, dua të theksoj se kuptimi “literaturë” është i paqëndrueshëm dhe i paqartë për arsye të shumta, por kryesisht për shkak të vështirësisë së idesë së subjektit që letërsia në vetvete është një grup i teksteve verbale që ka për qëllim për të ndarë idetë dhe mesazhet nga perceptimi, se si ajo është shprehur në një mënyrë të caktuar përmes krijimit dhe formës racionale, apo retrospektive të këtyre teksteve. Në mënyrë të fshehur ose haptazi, vetë periudha apo dhe vetë studiues të ndryshëm, mbeten të bashkangjitur në një nga këto koncepte. Prandaj “polemika” rreth-zgjon pikëpamjen e kundërt të punës letrare, që ka mbetur në vazhdën traditë, tekst i gatshëm, riprodhim i së shkuarës, këndmbetje tek kritika e djeshme, sforcim i lirisë krijuese të së sotmes, të gjitha këto pra mbartin: 1)ndalimi në vend, ose ripërcjellja e “treshes” letrare të arsyetuar nga Partishmëria, Vija e Masave dhe Kolegjialiteti dhe objekti i pavarur, me thonjëza të mëdha ku varësia është hija e padukshme dhe 2)shprehje letrare të një letërsie të ecjemenduar, që në fakt do të thotë se kjo është dhe qëllimi i çdo aktiviteti të tillë krijues, që edhe e quajmë letërsi.

Literatura jonë amtare gjithashtu përjeton “aporinë” e lëndës së ngushtë dhe të mirëkuptimit të gjerë (i prirur për të dyshuar ose për të ngritur kundërshtime). Përkufizimet e termit aporia kanë ndryshuar gjatë gjithë historisë. Fjalori Anglez i Oxfordit përfshin dy forma të fjalës: mbiemri "aporetic", që përcakton si “të jetë në humbje”, “i pakalueshëm” dhe “i prirur për të dyshuar ose për të ngritur kundërshtime”; dhe emri i formës “aporia”, të cilën e cilëson si “gjendja e aporetikës” dhe “një hutim apo vështirësi”. Hyrja në fjalor përfshin gjithashtu dy përdorime të hershme tekstuale, të cilat të dyja i referohen përdorimit retorik të termit (se sa nocionit filozofik).

Pra, mund ta gjykojmë më mirë karakterin e saj nëse e kujtojmë se është shumë e përcaktuar nga idetë e artistëve, shkrimtarëve “letërorë” dhe lexuesve të zakonshëm jo vetëm për literaturën, që krijohej dhe krijohet si pasojë e gjeografisë së ngushtë, por edhe për literaturën shqiptare që nuk njeh kufijtë e sotëm gjeografikë. Të dy konceptet nuk janë të pavarura nga njëri-tjetri.

Për literaturën shqiptare deri në vitin 1990 dhe për gjestet e saj

Letërsia e viteve që i referohen fundit të vitit 1989-të, vjen si një vetëdije shqiptare e rrethuar rreth idesë së poezisë dhe prozës së veprave “të mëdha”, që janë bërë personalisht nga këndvështrimi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (një levë e kohës dhe Partisë në pushtet), por duke parë subjektet më tepër si një kontribut për gjuhën dhe identitetin shqiptar, natyrisht zë vend edhe një ndjesi letrare për “kënaqësi estetike”. Si kujdestari kryesor i vlerave kulturore shqiptare, literatura jonë mbulonte traditën kulturore shqiptare, në hapësirë kohore dhe historike të seleksionuar, gjeografike të anatemuar, të diktuar më tej kur i përket shkrimtarëve dhe artistëve nga trojet etnike, apo dhe nga emigrimi politik. Pra, besimi se krijimi i “gjigantëve të veçantë letrarë” të vënë në ballë me nevojën për ta, për të mbushur raportet dhe fjalimet, natyrshëm që duket i pa(ra)përcaktuar.

Ishte thjesht pajtim, jo ​​mendim dialektik. Prandaj vëmendja e tillë sjell në pah një kontradiktë që detyron rikrijimin dhe rifunskionimin e institucionit të vërtetë letrar, që sytë të drejtohen për arritjet vërtet “shembullore letrare”, jo pos atyre që ishin të detyruara të trajtoheshin kryesisht ideologjike.

Ata u perceptuan si “ide të realizuara dhe imazhe të identitetit të komunitetit shqiptar” me partishmëri dhe vendim ideologjik. Ky ishte ekstremi i parë, që e bëri traditën letrare shqiptare të mbetet jetëshkurtër, e dyta, ajo që duhet ta ritakojë mendimin eedhe për këtë fazë letrare mbetet në një djep Kombëtar me jetë më të gjatë, jo për ta përkundur, as për ta ënë në gjumë,por për ta parë në sy që në foshnjërinë etij të lindjes. Mbi këtë bazë, krijimtaria e kësaj periudhe ishte e vështirë për ta vëzhguar, kishte madje disa ndërprerje dhe këputje e djegje librash. U tentuan linjat e mbivendosjes në gjendjen e saj natyrore të çdo zhvillimi letrar, por as kjo nuk mund të pranohej me postulate dhe formulime realiste, siç është fakti që shpirti i letërsisë së vjetër shqiptare nuk shtrihet në literaturën e kohëve moderne.

Tiparet e qëndrueshme të kulturës në gjuhën letrare

Ka një nivel të ekzistencës kulturore që siguron një ekzistencë më reale të këtyre tipareve - domethënë, gjuhës letrare. Letërsia është një nga manifestimet e saj. Gjuha letrare e bën atë më të unifikuar, se sa vetë ekzistencën kulturore. Në të njëjtën kohë, në këtë bërje është një takim dhe një fushë testimi reciprok për jetën dhe verbalizmin. Literatura jep opsione të reja gjuhësore, në qoftë se ka një shërbesë të mirë të transferohjë në komunikim edhe integritetin në fund të fundit të paqartë të jetës tjetër kolektive. Por gjuha letrare vetë vepron si një frenim në ndërprerjet dhe ridimensionimet për të cilat letërsia vetvetiu është e prirur.

Është pikërisht lidhja midis gjuhës letrare dhe letërsisë, që është pika e dobët e gjuhës shqipe. E fortë dhe elastike, gjuha letrare shqipe nuk dallohet veçanërisht si një praktikë jashtë literaturës nga sistemi i artit letrar. Ne flasim me njëri-tjetrin dhe shkruajmë gazeta në të njëjtën gjuhë, krijojmë jo vetëm prozë artistike, por edhe poezi në gjuhën tonë të bukur shqipe. A nuk duket se humbasim diçka? Pra, forca e pamohueshme e gjuhës letrare shqiptare manifestohet negativisht në një lloj diktature mbi letërsinë në monotoni entropike të fjalës letrare. Humbja është e dyfishtë: gjuha letrare mbetet pa një burim të rinovimit dhe letërsisë që e bashkon atë me realitetin e ekzistencës së pikës shqiptare, që bëhet jo-letrare. (mund të përmendim dialektet, krahinarizmat etj)

Kur unë flas për gjuhën letrare, unë parathem një sërë konceptesh të cilat mbajnë idetë themelore dhe vlerat kulturore, por gjithashtu konceptet që përfshijnë prurjen e fjalëve, ku lëvizshmëria është trajtuar si objekt dhe kuptim, si dhe lidh me fjalë të tjera subjektet frazore. Gjuha letrare shprehet edhe në disa preferenca të tjera stilistike. Preferencat e tilla e kufizojnë sjelljen personale gjuhësore në një ideal të caktuar të shprehjes, ku vetë shprehja duket se ka imponuar disa lloj të komunikimit dhe madje ka prurë edhe një qëndrim të përgjithshëm. Për shembull, për të zhvilluar gjuhën, u desh të mbahej jashtë qëndrimi letrar negativ ndaj fjalëve të huaja dhe fjalive të gjata, pra duhej një sens i përbashkët edhe tek trajtimi i gjuhës si një mjet.

Fjala shqipe manifeston karakterin e saj kryesisht si një normë për të theksuar elementet dhe për të ndërtuar një tërësi si shumësi e pjesëve, ku dallohen: niveli i fjalës, niveli i elementeve të qarta dhe të dallueshme, niveli i dseleksionimit me fjalë mjaft të veçanta. Nuk ka bashkim dhe forcim individi krijues në emër të masës totale. Leximi i fjalës është kuptimi, por kur ai është ndërtuar gradualisht nga pjesë të rëndësishme. Mbi këtë bazë e folura shqip nuk është shprehur në ushqesën e shëndoshë dhe në komunikim e mrekullueshëm shqip me zë. Kufiri ndërmjet të folurit dhe leximit është i qartë. Ndërpritet në kufij të tjerë dhe anekse të tjera, mes gjuhës letrare dhe jo letrare, ku, në të kundërtën, leximi dhe e shkrimi janë të lejuar, apo në literaturën mes prozës dhe poezisë kur të dyja i qasim në skenë, apo dhe i parapërgatisim për ekran, apo më tej në artin skenik. Ky është një karakter analitik.

Fryma e karakterit “analitik”

Fryma e këtij karakteri “analitik” ndjek karakteristika të tjera. Vëmendja i drejtohet sjelljes së fjalës dhe gjuhës që mbahet e pastër, veçanërisht në këtë nivel me vlerë të lartë të gjuhës së folur e të shkruar. Duke folur për vlerat, natyrisht krijojmë një referencë të qartë për objekte dhe kuptime. Objekte dhe kuptime? Atëherë a kemi të dhëna për shqiptarët që lëvrojnë gjuhën e bukur shqipe në krijimet e tyre? Jo thjesht si strukturë didaktike, as edhe për degën për të cilën kanë studiauar dje, apo dhe për ata që studiojnë në territor të huaj. Jo.

Thjesht a flitet për diçka për të thënë, jo për të kënaqur me kënaqësinë e hyrjes në drejtimin e paqartë të veprimit të përbashkët me bashkëbiseduesin. Folësi apo shkruesi i tillë monitoron qëllimin e bisedës dhe e përqëndron kontributin e tij në kërkimin e kuptimit. Mbi këtë bazë, gjuha letrare shqiptare zhvillon nuanca dhe lojëra gjuhësore, me akumulim sinonimik. Kjo mbetet për një gjë që tashmë ekziston, është e tepërt të jesh duke kërkuar një të re, veçanërisht një të huaj. E dimë se gjuha dëmtohet kur mbushet me fjalë të huaj. Fjala, ky mbrojtësi shqiptar i qartësisë, në shumë mënyra kujton qartësinë e gjërave dhe të objektit. Në drejtimin e kësaj norme, është mirë të thuhet diçka shumë e shkurtër, madje edhe me një fjalë. Më mirë të mos thuash asgjë, të heshtësh sesa të mashtrosh me formën absurde.

Letërsia shqiptare ende është në një kënd ku përsëritet një nga gjestet kryesore kulturore të mjedisit shqiptar - se jeta nuk jetohet, por po diskutohet. Gëzimi i veprave të tanishme zëvendësohet nga kënaqësia e hartimit të një objektivi të ngushtë për të cilin është e drejtë të bëhen sakrifica. Dhe këtë e bën një letrësi e lirë, e bazuar në fjalën e burimit të parë, të përpunuar kur duhet dhe të justifikuar vetëm me art.

Mosleximi të shpie tek “aporia”

Presioni i gjuhës letrare duhet të japë prirje drejt unitetit dhe njësimit mirëkuptues në letërsinë shqipe në të gjithë nocionin e saj të brendshëm dhe të jashtëm, duke shmangur konstruktin e ashpër e të thatë dhe monoton me pranimin e vështirë të ideve të reja dhe disponimit të tyre, prandaj duhen riparë dhe ripranuar për të mirë sjelljet dhe qëndrimet ndaj botës së pazakontë letrare në zhvillimin e sotëm të hapur shqiptar. Kujdestari efikas i këtij trendi është një stil “klasik”, që ka kapluar normën shqipe ku fjala e qasjes së thjeshtë, nuk lejon përzierjen me objekte të tjera, as kur ndodh që vetë subjekti flet. Ky stil është shëndeti i sëmurë i gjuhës letrare shqipe prej ndikimeve dhe gjasave kohore. A duhet ndërhyrë në kohën e duhur për këtë? A duhen marë masat në kohën e duhur? Apo do të pritet që të përkthehen vetëm romane e krijime nga të huajt dhe vetëm të huajt me këtë stil të “shëndoshë e të sëmurë” ta kenë të drjetën e dominimit në tregun e letrave shqipe. Nëse dje lexohej me rrjesht, dhe rrjeshti i leximit fillon në shkolla, brigada pune, turne ndërrimi, reparte ushtarake, aksione, e mjaft vende të tjera me “detyrim”, sot si duhet vepruar? Pa lexuar dhe pa librin e vërtetë shqiptar në duar nuk mendoj se mund të zgjidhet rruga e dedikuar kulturore, as dhe me trasenë e gjerë shqiptare në të shkruar letrarisht ose jo. Kjo është dhe do të mbetet ngushtimi dhe shpërfillja, vetë “aporia” e letërsisë shqiptare, pra kjo si një kontradiktë e pazgjidhshme e brendshme ose ndërhyrje logjike në një tekst, argument ose teori. Shkurt “apori”.

108 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page