
"LETRA NGA SPANJA"
Me sugjerimin e lexuesve dhe të miqëve të mi , mu desh t'i hidhja një sy romanit tim "LETRA NGA SPANJA", me mendimin e rishikimit të një botimi të tretë, pas atyre në Shqip e Gërqisht, meqënse. për "fatin e mire a të keq" në gjuhën tonë nuk ndodhet më asnjë kopje!...Edhe pse nuk ma mbajnë më "këllqet" nje realizim të tillë, e bejë këtë kuturisje, me shpresën e ndonjë mbështetësi, kur COVID-19, i padukëshmi i ditëve të sotme, po e "shtynë edhe më tejë" gjëmën e vdekjeve nga "pluhuri i bardhe", ai i legalizuari thuajse, jo më pakë kërcënues, në të djeshmen e në të sotmen që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me subjektin e këtij romani, sikundër thonë: "me një forcë ripërtëritëse".
ANXHELA (Fragment nga romani)
Ashtu i pavendosur e i trishtuar vendosa të shtypja butonin e një zileje te porta e madhe e shtëpisë. Nuk e di nëse u dëgjua brënda, sepse e mendoja të largët distancën e banesës prej derës së jashtme. Por, mesa shihej, tingëllima e ziles kishte mbërritur, sepse sapo hoqa dorën nga butoni, dëgjova të lehurat e egërsuara të një qeni. Përmes gardhit mund të dallohej veranda e gjerë, e mbuluar me një tendë blu dhe, pikërisht atje, u shfaq figura e një gruaje, e cila nisi të fliste me shenja. Mesa shihej, kërkonte të dinte se kush ishim ne. Viktoria më doli përpara, si për t’i treguar se unë nuk mund të isha ndonjë vjedhës, por një familjar, derisa vija aty i shoqëruar me një grua. Ngrita zërin dhe thashë me greqishten time të çalë se kush isha dhe se kërkoja tim bir, Eduardin. Sikur u mendua kur dëgjoi gjithë këtë. Tundi kokën, si të donte të shkundte tufën e flokëve të dëndura e të verdha, bëri dy hapa, qëndroi përsëri dhe pas këtij dyzimi të hapur u nis drejt nesh... Ndjeva sesi pakësoheshin tashmë të lehurat e qenit të shtëpisë, duke i besuar mirësisë së zonjës së tij. Hapi derën. Bëri një gjest kalorësiak, si për të na treguar se mund të hynim. Nuk na dha as dorën. Një pasiguri e drojë e tmerrshme më kishte pushtuar. Instinktivisht preka dorën e Viktorisë që dridhej lehtazi, sikur t’i tregoja se ishim bashkë. Por ajo bëri një lëvizje mospranuese. Me bisht të syrit vërejta se qeni madhështor pat qenë i lidhur. Por edhe këllqet elegante të zonjës, e cila vazhdonte enkas të shkundte e përshkundte flokët e saj të artë, sikur të donte të tregonte se ato ishin e gjithë bukuria e saj. Nuk duhej të ishte më shumë se dyzet vjeçe dhe ruante tiparet e një bukurie aq të rrallë, por që, sikundër mund të ndodhë pas një "katastrofe", tashmë, tek ajo kishin mbetur vetëm ca gjurmë të bukurisë e prej madhështisë së dikurshme. Ecnim pas saj. Dhe kur prisja të mbeteshim në sallonin gjithë dritë të katit të parë, zonja nisi të ngjiste një palë shkallë të shtruara me qilim të kuq dhe, befas, do të gjëndeshim në një shesh ndenjjeje gjithë dritë, nga mund të shihej pasqyra e detit nga njëra anë dhe kurrizi me pisha i kodrave të buta të Atikës. Na tregoi një kolltuk të madh ku mund të uleshim. Pak më tej më zuri syri një shezlong. Zhytur në të qe shtrirë një mashkull rreth të pesëdhjetave, kokëmadh, me tullën e rruar që i shkëlqente nga reflektimi i dritës së gjithanshme, i cili vetëm sa ktheu kokën për të na hedhur një sy dhe u shtri përsëri në pozicionin e vet. - Kemi ardhur për Eduardin, - thashë unë me padurim, me zërin që vibronte hatashëm. Jemi prindërit e tij!... Zonja pati një mbledhje buzësh sikur të habitej për atë që po i thoshim. Dhe si për ta përforcuar ankthin tonë dhe, për pasojë, justifikimin e vizitës, shtova se im bir po bënte tri-katër ditë që ishte zhdukur nga shtëpia dhe na thanë se ndodhej tek ata. - Dhe duam ta marrim me vete, - shtova me këmbëngulje. Viktoria sikur kishte ngrirë. Isha i sigurt se ajo ishte gati ta copëtonte këtë qenie që na fyente aq shumë, siç do kishte bërë qeni i saj me ne po të ishte i lirë. - Po merreni, - tha së fundi ajo, po aq shpërfillëse. - A mund ta lajmëroni? - Nuk është këtu, - tha përsëri, po aq e pashpirt. – ka dalë të pijë një kafe me time bijë dhe besoj se pas disa minutash do të jenë këtu. Nuk dija se çfarë duhej të thosha më. Duhej të prisnim. Se sa do të ishin ato pak minuta, këtë nuk mund ta dinim. Befas, një mizë e madhe, nga ato të beharit, e harruar kushedi se ku, kishte guxuar të hynte në atë mjedis aq steril sa ç’mund të depërtonte një qenie e gjallë në kozmos. Megjithatë, zonjës sikur nuk i bëri përshtypje ky fluturak i bezdisshëm dhe, për herë të parë, vendosi të ulej edhe ajo përballë nesh. Hodhi këmbën mbi këmbë, mbuloi pulpat me rrobëdëshambrin dhe kryqëzoi duart mbi gjoksin e bëshëm. Mes nesh ra përsëri një heshtje e thellë, bezdisëse, dhe i takonte asaj tani të bënte diçka. I foli të shoqit anglisht, por mori një përgjigje të shkurtër. Ajo këmbënguli, aq sa e detyroi atë mashkull të lëvizë së fundi nga vendi e të kthehej drejt nesh... - Ma tregoni edhe një herë sesi është puna? - tha ai, me greqishten e tij që ruante dukshëm aksentimet e anglishtes, duke u kthyer drejt nesh. Viktoria kishte humbur krejtësisht durimin nga kjo shpërfillje fyese dhe vendosi të sulmonte. Zëri i saj është i frikshëm kur zemërohet dhe i mrekullueshëm kur qesh. Njeriu duhet të jetojë me të për ta kuptuar këtë ndryshim. - Puna është, zotëri, -nxitova të thoshnja unë, se -nuk kemi ardhur këtu për të prishur një lidhje të rinjsh, sepse jemi njerëz të shkolluar; por sepse, ata të dy, djali ynë dhe vajza juaj, përdorin narkotikë të fortë duke shkatërruar jetën e tyre! Pasoi një heshtje e shkurtër. Ai lëvizi në shezlong, pastaj u ngrit ndenjur... - Po ju nga e dini? Nga e kuptoni, zonjë se ata përdorin narkotikë? - E dimë, - iu përgjigj Viktoria e vendosur. - Na kanë thënë... - Oh, ju kanë thënë?! – shtoi ai me mosbesim.- Nuk bëhet kështu... Këtë e vërtetojnë vetëm mjekët... Psikologu, biologu, psikiatri... Nuk vërtetohet ndryshe. Po retinën e syve të djalit tuaj e keni vërejtur? - Sepse atyre u zvogëlohet bebja e syrit, - ndërhyri atë çast gruaja bionde, - për të treguar edhe ajo se kishte dijeni nga kjo punë. – Pastaj nuk ka nevojë t’ju thonë të tjerët! Djalin mund ta shihni qartë nëse përdor apo jo narkotikë. Zakonisht këta tipa nuk kanë oreks, përreth gojës e hundës u krijohen ca puçëra të imta... Braktisin vetveten dhe nuk duan më të mbahen, të vishen, si dikur... Preferojnë të mbajnë syze të errëta dielli, sepse, zvogëlimi i retinës, me sa duket, u krijon probleme me shikimin...Derisa të vdesin rrugëve të metropoleve të botës, si të mjerë, po jo këtu, ku po e kërkoni..,-përfundoi ajo, me një shkundje të fortë të flokëve të saj që tashmë ndrisnin edhe nga rrezatimi mbrëmësor i diellit. Dhe do të vijonte të shfaqte tashmë gjithë njohuritë e saj mbi këtë fushë krejt të panjohur e të minuar për ne, sikur të mos ndiheshin të lehurat e qenit-ujk në oborrin e shtëpisë. Pra, dikush po vinte... O, zot, sikur të ishte vërtet Eduardi! - Ja ku erdhën, - ia behu ajo duke lëvizur nga vendi. Ngjante se i gjithë qëndrimi i saj ndryshonte nga një e lehur qeni. Tashmë sikur qe bërë njeri tjetër. Ftohtësia qe tretur diku nëpër ajrin e sallonit të saj... Vërtet, ja tek ia behën... Viktoria u drodh. E para hyri ajo. Po, a do ta njihnin njera-tjetrën, kur mbasditja qe aq e errët dhe trubullira e mëndjes edhe më e errët akoma?! Vallë, o Perëndi, të më ndjeshë, a ishte pikërisht ajo?. U rrëqeth e tërra. Sepse qe ndarë me Viktorian e lebetitur, me flokë të shkulura e fyerje të rënda... *** Kishin kaluar tri ditë që Eduardi nuk errdhi më në shtëpi dhe ne u rropatëm duke e kërkuar në të gjitha skutat e Shën Marinës. I gjetëm që të dy përbri kallamishteve të plazhit të vjetër, mbuluar kokën me bufanin e kuq, duke lozur me tymin e dëndur të duhanit. Qe një mbasdite e vonë e nuk shihej frymë njeriu veç tyre , varkave të përmbysura dhe detit të qetë. Viktoria i pikasi vetëm nga xhupi i kuq i Edit që kushedi se sa herë e kishte shkuar nëpër duart e saj, duke e lare e qepur në anët e xhepave. U shkëput prej meje me nje forcë të parrëfyer e u sulë drejtë tyre si të ishte një bishë e egërsuar. Eduardi qe shtangur nga pamja e saj e shfytyruar, kur Viktoria e kishte zënë vajzën e panjohur nga jaka e me tjetrën i mbërrtheu flokët e verdha e të dëndura. E dija tërbimin e saj, sikundër qenë befasuese gratë tona të Jugut e u hodha t'i shkëpusja nga njera-tjetra, pikërisht kur Eduardi po bënte të njëjtin veprim. U ndje një uëlërrimë e thekshme e gruas time tek i shfrynte asaj :"Moj vromë, laviree e ndyrë, që kërkon të më vdesish djalin, do të ta marrë shpirtin e këtu në rrërë do të të mbulojë!". Po ndërkoheëduart e fuqishme të tim biri e kishin mbërthyer nga mesi dhe që të dy rranë mbi rrërë. E humba edhe une mëndjen duke e ngritur grushtin ndaj tim biri, përfshire nga tërbimi i një banditi. Po ai u ngrit vetëtimthi, u shmang dhe e tërhoqi vajzën , duke e shtrënguar në gjoksin etij. "Nuk eshtë lavire,-klithi ai,duke iu marrë fryma,-Nuk ështëëëëë! Dhe qysh tani ti kërkoni falje...Tani!...Dhe para syve te mi". Shtangëm që të gjithë, si të goditur nga rrufetë e qiellit. Ai i rra me grusht varkës së përmbysur, ulërriti me duart ngritur nga qielli i murrëtyer i mbrëmjes e u rrëza i alivanosur. Qe Viktoria tani qe rra mbi të e lebetitur. I ferkoi ballin e i fshiu gjakun me pëllëmbët e saj te rreshkura. Pastaj vrapoi anës detit, mbushi grushtin me ujin e kripur dhe nisi ti freskoj ballin , sa të vinte në vete. Pasuan ca çaste heshtjeje , po aq të frikëshme, kur goja mbyllet e njeriu nuk di ç'të thotë më pas tërbimeve të tij. Po edhe kthjellimi i Eduardit errdhi po kaq i ngadalshëm ..U ngritë në heshtje, i dërmuar sa s'ka, e zuri vajzën nga dora dhe u largua, duke kthyer edhe një herë kokën nga ana jonë:"Po nuk i kërkuat falje Ahxhelës, -tha me një zë të vrarrë,- nuk do më shihni më kurrëë!". E shtrëngoi vajzën pas vetes, hodhën përsipër xhupin e kuq të grisur vënde vënde dhe u larguan po aq ngadale sa i lëshuan edhe ato fjalë të akullta...Nisi të binte një shi i imtë. Unë ju afrova Viktorisë, fytyra e së cilës sikur qe zvogëluar akoma. Qielli përmbi det ishte nxirrë krejtësisht. Ajo mbeshteti supin mbi supin tim dhe mbeti atje, edhe kur pikat e shiut nisën të binin ngadalë, por që premtonin shtrëngatë.... *** Si do të përballeshim tani? Nuk e kishim të qartë se sa e dinin këtë ngjarje edhe prindërit e saj. Ndoshta prej saj vinte kjo pritje e ftohtë? Nuk ishim të sigurt. Por një lëvizje e beftë e zonjës së shtëpisë diçka të përafërt tregonte. Ajo i doli përpara Eduardit dhe, befas, e kapi për dore dhe e tërhoqi për diku. Iu bind si qengj. Anxhela mbeti diku mes shkallëve dhe mjedisit të pritjes pa guxuar të afrohej. Nuk tha asnjë fjalë. Por edhe ky ishte vetëm një çast. Na hodhi një vështrim armiqësori, ktheu takat e këpucëve të saj të trasha dhe zbriti përsëri poshtë. Pas pak do ta shihja të ecte në pjesën e pasme të kopshtit të tyre, nga ana e kodrës me pisha. Në gjithë këtë akt ankthi, burri në shezlong nuk lëvizi fare. Përkundrazi, nisi të lëkundej sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa koka e tij shog i ngjante një veze të madhe të harruar aty... Ne vështruam njëri-tjetrin. Ky ishte një mjedis krejt i huaj, i ftohtë, gati-gati armiqësor, sepse vërtet na kishin strehuar djalin për disa ditë, por ndoshta, greko-anglezët, synonin ta ndanin atë prej nesh përgjithmonë. Këtë e thoshin sidomos sytë e Viktorias sime. Ishte një gjendje tepër, tepër e vështirë. Pse nuk po vinte ai, Edi, djali ynë? A nuk na pa që ishim aty? Papritur ja ku ia behu zonja, duke tërhequr përsëri për dore Eduardin. Ngjante e qeshur dhe e sigurt. Elegante, si në një skenë teatri...Nisi të fliste që atje tej dhe vijoi deri sa u afrua pranë nesh. Ky i yni ecte pas saj, sikur pengohej diku... - Ju, gaboni, miq, gaboni... - Sapo i bëra Edit një intervistë psikologjike, sepse njoh diçka nga mjekësia dhe besova se juve ju kanë keqinformuar. Ky është një djalosh i mrekullueshëm, - shtoi duke i prekur faqet me dy gishta e saj të hollë... – Jo vetëm që ai nuk përdor nga ato që thoni ju, por ju bëni mirë të shiheni te psikologu... Këto fjalë jo thjesht na përcëlluan, por sikur na fyen më tej. Ja si ndodh në jetë... Dikush, krejt i panjohur deri një orë më parë, befas, të merr për dore fëmijën tënd, atë që e ke rritur me mundime, për të cilin kalon net e net pa gjumë dhe të bren shqetësimi. Dhe jo vetëm aq, por të japin mësime sesi duhet të sillesh me të! I hodha një vështrim të ashpër Eduardit si për t’i treguar se ai na kishte sjellë në dyer të tilla ku mund të na fyente gjithkush. Por në vend të një përgjigjeje, ai do të guxonte të dilte një hap përpara asaj zonje e të na thoshte. -" Më turpëruat, më bëtë rezil, më poshtëruat përpara këtyre njerëzve e, megjithatë, vazhdoni të mos më lini të qetë. A nuk po e kuptoni se po më çmendni? A nuk e ndjeni se pa i kërkuar falje Anxhelës, mua nuk do të më shihni më?". Të gjitha këto i kishte shqiptuar me një nervozizëm të hapët, me një shpërfillje e zjarr të tillë, sa unë, që tashmë e kisha mëndjen më tepër te bebëzat e syve të tij sesa te fjalët, vura re se andej buronte një flakë si prej ferri që mund të na përcëllonte burrë e grua. Si u shpreh kështu, ai bëri një lëvizje nervoze, e doli në verandën e sallonit. Zonja, sikur të shtirej e qetë, hoqi kapësen e flokëve të rënë për një çast, tundi kokën si për t’i shpupuritur, pastaj i kapi përsëri dhe ngjau e kënaqur. Buzëqeshi me kursim dhe tha: -" Nuk e kuptoj gjuhën tuaj, por e ndjej se djali ishte i zemëruar, ndoshta nga që ju e keni trajtuar si të droguar..". -" Eh, - thashë menjëherë duke e ndjerë veten tepër të fyer dhe duke kujtuar atë fjalën e bardhë shqiptare se "ku të çon evlati nuk të çon as hasmi"... – Bëmë gabim që erdhëm këtu, zonjë, por duhet të ndjeni së paku zemrën e një nëne..." - Dhe u ktheva nga Viktoria:"– Thuaji kësaj gruaje diçka sepse, me gjithë këtë qëndrim, ajo ka hedhur dorën te djali ynë dhe po e mban afër, kur ne e detyruam të ikte nga shtëpia. Dhe shto se duam ta marrim djalin me vete"... - "Jo,! – tha prerë ime shoqe... – Asgjë nuk mund t’i them as kësaj, as së bijës... Sepse kam të drejtë, kurse ajo, joooooooo"! – ngriti zërin. - "Kokëmushkë! – ia ktheva unë me inat. – Bëje këtë dhe ne fitojmë përsëri djalin... Nuk e sheh se kjo zonjë përpiqet t’i hedhë kthetrat së toku me të bijën? O, zot, nuk e kupton se çfarë ka ndodhur, Vita?!". E pashë që u shastis fare. Këtë nuk e kishte menduar. Që nënë e bijë të mund të ndanin shtratin me Eduardin tonë? Vitoja u ngrit në këmbë. Hodhi sytë rreth e qark si për të gjetur të birin, por me që nuk pa asgjë, më bëri shenjë edhe mua të ngrihesha. Po, duhej të iknim. Ndiheshim me të vërtetë të fyer e të tepërt këtu... E kapa time shoqe për krahu, sikur ta mbroja tani nga vetmia dhe nisëm të zbrisnim shkallët. Por ajo pjesë e pasme, e fshehta e trurit tim, punonte megjithatë te im bir... Ku gjendej atë çast? A nuk e shihte se ne po largoheshim? Në të vërtetë, do ta shihnim vetëm një çast... Ose, më saktë, siluetën e tij. Në fund të verandës së madhe të katit të parë, një njollë e stërmadhe ngjante e kruspullosur mbi një divan a kanape të gjerë. Nuk do të mund ta dalloja sikur të mos kisha vënë re më parë se Eduardi mbante të veshur xhupin e kuq. Tani qëndronte atje, i përqafuar e i strukur në trupin e Anxhelës dhe as që e kishte mëndjen fare tek ne. Viktoria mbajti këmbët. Desh të thoshte diçka. Matej të ulërrinte! Arrita ta ndaloja... - Mos, mos thuaj asgjë, - i pëshpërita... - Mos i acaro gjërat. Ikja jonë do ta lëndojë. Me siguri. Nuk e dija se pas nesh kishte zbritur edhe zonja e shtëpisë. Viktoria e ndjeu e para. U kthye befas drejt saj dhe tha me një ngërç që, o zot, kurrë nuk ia kisha vënë re në jetën tonë të përbashkët mbi tridhjetë vjeçare... - "Zonjë, desha, desha... t’i kërkoja falje Anxhelës, vajzës suaj. Ca ditë më parë u solla ashpër me të. Dhe t’i thosha se ndoshta e kam fyer... Isha në një gjendje tepër të keqe shpirtërore. Nuk e di nëse më kuptoni..". Por, po merrte një buzëqeshje të lehtë, shpotitëse dhe asnjë përgjigje. Atëherë ngriti zërin dhe foli me nxitim: - "Dëgjomë, Anxhela, dëgjomë vajzë! Të më falësh për atë që ndodhi!". Pa pritur, atje sipër ndodhi një çudi. Ata u shkëputën nga njeri- tjetri, vajza drejtoi shtatin, pa Eduardin në sy dhe brofi në këmbë. Pastaj zbriti shkallët e brendshme me nxitim, u afrua pranë nesh, rrëmbeu dorën e Viktorias dhe nisi t’ia puthte, ethshëm, sikur këtë çast ta kishte pritur një jetë të tërë... Kur po ndodhte kjo skenë sa teatrore, aq edhe e dhimbshme, unë aktori, njeriu që lotoja për hiç gjë, befas e ndjeva se ishte kryer një akt artificial i pazakontë, por mua më duhej im bir... Shkova pranë tij dhe nuk m’u durua pa i thënë. - "E bëmë edhe këtë që na kërkove. Më dëgjon ti, bir i djallit?" - "E, e, - ia bëri krejt i hutuar. – Ikni tani se e ndritët fare! Kthehem nesër në shtëpi...". Nuk kishte asnjë kuptim të qëndronim më aty. As të kërkonim që ai të vinte pas nesh. Vendosëm të zbrisnim shkallaret e fundit duarbosh, sikundër erdhëm. Zonja e rëndë na ndiqte pas, sikundër do të na shoqëronin edhe hungëritjet e qenit –ujk. Derisa u mbyll edhe porta e hekurt pas shpinave tona. Kishim mbetur në mes të rrugës...Gojëkyçur...Ajo u kthye edhe një herë...Nëpër brazdimet e fytyrës së saj, si të pluguar nga koha, dukeshin ende gjurmët e thara të lotëve që kishte derdhur përbrenda shpirtit. (Marrë nga botimi i Sh.B."EDLORA", janar 2012)
Comments