ANTIKOMUNISTË TË TILLË DUHEN SHPIKUR...


REXHEP SHAHU Kerkohet nje disident politik qe te thote hapur e qarte pa rrena e trillime se une kam bere burg se kam qene kunder Enver Hoxhes e Partise komuniste, kunder regjimit diktatorial dhe te mos jargavitet duke thene se ja spiunet qe me spiunuan e me denuan. Nese nje disident thote se eshte spiunuar e denuar nga spiunimet dhe nese sot vjell urrejtje kunder bashkepunetoreve te sigurimt, duke heshte per punetoret e sigurimit, ai pohon se nuk ka qene disident, por kane shpifur e kane spiunuar per te spiunet, bashkepunetoret e sigurimit. Po te mos e kishin spiunuar bashkepunetoret e sigurimit, po te mos kishin shpifur per te, ai nuk do te bente burg, pra nuk ishte disident. Ndaj kerkohet nje disidence qe te mos shaloje bashkepunetoret e sigurimit por te artuikulohet qarte, kam bere burg se kam qene me ndergjegje e me bindje hapur kunder regjimit komunist. Nje disidence e tille e shendetshme do ta shpetoje Shqiperine ndersa disidentet deledash qe perkulen para punetoreve te sigurimit e shkelin me kembe bashkepunetoret e sigurimit, nuk i sherbejne shendetit te disidences tone, te dinjitetit tone. Natyrisht qe kishte spiune, natyrisht qe edhe nese nuk kishte spiune, sigurimi do t'i krijonte, do t'i gjente, do t'i shpikte spiunet apo bashkepunetoret sepse ashtu ishte procedura, duhej bere dosja. Kjo eshte e qarte. Bashkepunetoret e sigurimit udhehiqeshin e diktoheshin ne cdo hap nga punetoret e sigurimit, ani se rrufete e urrjetjes e dobesise tone bien jo mbi punetoret por mbi bashkepunetoret e sigurimit qe gjenden lehte permes shterngimeve e kercenimeve. Por cudia ndodhi pas renies se regjimit komunist se disa njerez te burgosur qe pane dosjet e tyre, u turren kunder bashkepunetoreve te sigurimit sikur ata kishin bere burg vetem per shkak se ishin spiunuar nga bashkepunetoret e sigurimit qofte keta velllezer, daje, nip, burre, grua, dashnore, dashnor etj etj. Duke u turre me terbim kunder bashkepunetoreve te sigurimit te denuarit u çveshen nga kostumi i te denuarit politik, nga kostumi i disidentit, i njeriut anti parti, anti regjim, nga kostumi i atij qe nuk e kishte dashte dhe e kishte kundershtuar me bindje diktaturen komuniste dhe u shnderruan ne njerez qe ishin denuar padrejtesisht dhe ishin denuar vetem nga shpifjet e bashkepunetoreve te sigurimit pasi po rezulton se ata nuk kane qene me ndergjegje antikoministe, antisistem. Sepse po te ishin me bindje antikomuniste, anti sistem, ata vetem me veglat e sigurimit te shtetit nuk do te merreshin, vetem me bashkepunetoret nuk do te merreshin kurre, e shumta do ti meshironin ata por nuk do ti shpallnin shkaktare te burgosjes se tyre. Te denuarin politik, ate te denuar qe ka qene kunder partise se punes e kunder Enver Hoxhes, kunder sistemit kriminal te luftes se klasave nuk