E dashur vetja ime …Ti e di shumë mirë se femra është si diamanti, mos e ler vezullimin tënd të zbehet për shkak të dikujt.Është në dorën tënde të jesh orbita e gjithë botës.
Për fatin e mirë apo të keq, këtë s’di ta them, por e bindur jam që gjithçka tek një femër është zemër, madje edhe KOKA.Mos nguro të luftosh për mua, për ty, për ne!
Ngrije zërin e ëmbël dhe ngjyrose fort me koloret e stinëve.
Askush më mirë se ti nuk e di vlerën tënde, demostroje atë çdo ditë, sepse nëse nuk e bën ti, kush do e bëjë atëherë ?!
Ti që në këtë botë ke lindur e vetme dhe po vetëm do ikësh!!
Ti e di shumë mirë se të marrësh një buzëqeshje nga ajo çka dhurove është shumë më e çmuar se sa të ta japin!
Beso në fuqinë e fjalës sepse ti e di që fjala është metamorfoza e gjithçkje që ka një emër.
E dashur vetja ime, mbi të gjitha ti e di që një ‘femër është e ndërvarur nga një mashkull, aq sa peshku nga një bicikletë !’SHIKOJE mashkullin e jetës tënde si një krah të djathtë dhe si një partner të devotshëm që do ndash momentet e hidhura dhe ato të bukura por jo, SI një SHPËTIM!E dashur vetja ime kujto mbi të gjitha se ti je krijuar nga brinjët e mashkullit me qëllimin e vetëm, që mos të jesh as më poshtë e as më lartë se ai.Të jesh femër do të thotë të ndryshojë humori disa herë në ditë.
Ndodh kjo, sepse ajo e ndjen çdo gjë madje edhe ajrin. gjithmonë ka një shkak për çdo gjendje emocionale të saj. Edhe nëse të thotë "s’kam gjë", gënjen.Pret që ta pyesësh përsëri që ajo të qajë në krahët e tu,nëse nuk janë ata që i kanë shkaktuar këto ujëvara ?
Femër nuk është vetëm një lëkurë, është një botë brenda që pret ta zbulosh ti.
Sigurisht, jo nëse je aq i verbër sa ta shohësh nga jashtë.
Femër është ti gjesh defektet e tua e të gjesh çdo lloj mënyre të mundshme për ti fshehur
Nuk mund ti thuash kurrë një femre, që është’ e shëmtuar’, sepse nuk ka të tillë Nëse nuk është piktura që ti doje, do të jetë dikush tjetër qe e adhuron atë kreatyrë.
Nuk mund ta ofendosh një femër. Një femër nuk bën si delikate, ajo është.
Femra që kur është fëmijë është një nënë, ndërsa mashkulli bëhet baba në momentin që merr fëmijën e tij në krahë .
Ndaj ajo është mësuar që njerëzit ti trajtojë me dhembshurinë e nënës
Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë , por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë.
Por sa e lehtë është të jesh femër !?
Është lehtë ta ketë një opinion të vet të lirë, femra e një populli të lirë e të civilizuar, por është krenari që femra shqiptare mbijetoi aq fuqishëm me genin e saj trashëgues, në një popull të robëruar e të shtypur të shkatrruar me themel, shkrumb e hi nëpër mijëvjeçarët histerik! Edhe sot,pas mijëra diskriminimeve deri në prag zhdukjeje ndaj kombit shqiptar, femra shqiptare mbetet Hyjnia e Botës, ku vetëm me pak kujdes e vetpohim personaliteti, arrinë të renditet edhe mbi femrat e popujve më të civilizuar.
Bukuria, Mençuria, Nderi, Besa Shqiptare, Zgjuarsia, Guximi në një jetë aq të vështirë.Guximi ndaj edhe gjakpirësve ma të egjër barbarë, Femra Shqiptare, kurrë nuk iu përkul me Nderin e saj ,as pushtuesve, as mbretërve , por e ruajti genin e vet trashëgues edhe në momentet ma kritike të jetës duke sakrifikuar edhe vet Jetën para pushtuesve, ç’nderuesve, dhe krijoi histori unike, mbase të pakonceptueshme për një botë që parimet shqiptare i ka utopi!...Dihet se çdo kohë ka ngritjet e rëniet e veta, shkundjet e jetës, e nuk është çare pa rënë gjethe e ndonjë degë lisash, por kurrë lisa të rrëzuar përdhe!
Ndikimet e huaja keqdashasë, mund të vyshkin edhe lule shumë të bukura erëkëndshme, po kopshti shqiptar, është i ruajtur nga Geni Trashëgues, sado rënie e sakrifica të ketë! Paramendoni: cila femër vetflijohet, para një ç’nderimit të huaj?
Po cila femër nuk e lë embrionin e huaj as të lindet gjallë? Femra shqiptare është Hyjnia illiro-pellgasgjike, është po ajo hyjnia antike, po ato perëndeshat olympike, po ata ''pellgasët Hyjnorë'', që ndërtuan nga Akropoli, Aleksandria, e Hindi, e gati të gjitha mrekullitë e botës! femra shqiptare sot, e ka në vetëdijen e saj aftësinë e mbijetesës kudo ndodhet dhe opinioni i saj është i lirë dhe i hapur fëmijë, vajzë, nuse, grua a e moshuar ajo do t'i hapet udha e opinionit, se e ka trashëgim nderin e themelit të personalitetit
Fuqizimi i grave është një nga gjërat më të drejta që duhet bërë thjesht për arsyen morale sepse gjysma e botës përballet me diskriminimin në bazë të gjinisë së tyre dhe kjo situate mund të ndryshohet.
Gratë në Shqipëri kanë të drejtë të jenë të sigurta në shtëpitë e tyre dhe në komunitet, të jenë të arsimuara, të kenë kontroll mbi trupat e tyre dhe jetën e tyre. Fuqizimi i grave ka aftësinë për të krijuar efekte të panumërta për të krijuar një botë më të shëndetshme, me më shumë të arsimuar, dhe me më pak varfëri. Fuqizimi i grave të arsimuara psh bën të mundur që ato mund të ushtrojnë pushtetin në familjet e tyre dhe komunitetet për të ndërtuar një shoqëri civile në luftë kundër varfërisë dhe për të punuar për një botë që është për të gjithë .Grua ti ke forcë dhe ti e di këtë por e di në mënyrën e gabuar, e nëse ende nuk e ke të qartë ,kthehu dhe kontrolloje veten, pendohu që më vonë të mos thuash : “Mos më shkel në kujtime ,të lutem ,kam dhimbje ”, por të kaluarën tënde t’ua rrëfesh mbesave e nipërve si një përrallë të këndshme ,me personazh kryesor një grua,që ka përdorur fuqinë e saj në mënyrën e duhur , rrëfeju atyre që personazhi kryesor i kësaj përrallë je ti e cila ke kaluar jetën tënde si mbretëreshë, duke edukuar fëmijët e tu .Dogmat dhe paragjykimet e kulturës shqiptare
Nderi i femrave të familjes është pika delikate e krenarisë të meshkujve shqiptarë, në shoqërinë tonë ka edhe shumë keqkuptime dogmatike të cilat risin diskriminimin gjinor.
Arsimi jo i mjaftushem i femrave apo ambiciet e ulta të tyre bëjnë që ato të mbeten ekonomikisht të varura prej burrat.
Përmes kulturës, vetëdijes, pabarazisë gjinore të një populli.mund të kuptojmë se emancipimi i saj është i domosdoshëm në të mirën e saj dhe gjithë shoqërisë.
Nëse emancipimi i saj nuk arrin në shkallën e duhur, nuk ke mundur të ndërtosh atë popull në skemën e duhur të një populli të zhvilluar.
Zhvillimi dhe emancipimi i gruas në shoqërinë e sotme moderne i jep imazhin shtetit se në cilën shkallë të kulturës je si popull apo komb.
E dashur vetja ime, më ilumino rrugën e forcës që çdo femër të gjejë tek unë, tek njëra –tjetra atë që gjatë udhëtimit të jetës vargonjtë e sfidave ja kanë marrë përdhunshëm..
“Një grua është si një bustinë çaji, ti asnjëherë nuk e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë”.
Comentarios