E gjithë bota po përpihet nga një realitet që “vret”.Çdo ditë përballemi me ngjarje tronditëse, ku qendër e vëmendjes është vrasja,vetëvrasja e një gruaje. A është ky një fenomen shqiptar, apo e gjithë bota e globalizuar po e përjeton si një ‘sindrom’, shkaku i së cilës je ti.Ti që nuk dite të sillesh si bir,bashkëshort, baba.Ti që nuk mësove të duash dhe të sillesh si një ‘zotëri’ dhe përballë krijesës tënde.
Unë nëna e një djali, që u rrita nga një baba ,i cili më mësoi formulën e lumturisë së një vajze, që ec pa u stepur përballë çdo stuhie.Bija e një nëne që i mësoi një burri se si të dojë gjakun e gjakut të tij.
Të lutem, duaje dhe përkrahe sot, sepse nesër…
Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët.
Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që unë do t’a kem mbajtur.
Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual.
Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla dhe të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet prej “mami”, më beso pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur,një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim.
Bëji një natë palacinkat e saj me Nutella, vizato kukullat e saj të preferuara e lëre t’a mbështesë kokën në shpatullën tënde e t’a zërë gjumi aty,a ka dashuri më të madhe?!
Mësoje për të bukurën, natyrën, pikturën, muzikën, ushqeja shpirtin me art, dhe bëje të qeshë shumë.Kujtoja herë pas herë se sa e do.A do ketë gjë më të bukur se shkëlqimi që do marrë syri i saj?!
Kur të jetë në moshën e adoleshencës,kritikoje më pak e dëgjoje më shumë,ajo ka nevojë të shprehet për të gjetur një fole.Edukoje me dashuri, është forma më efektive që thyen çdo mur, më beso, se sa e butë do të jetë edhe ajo me reagimin e saj, ti je ai që përherë do t’ja vjedhësh buzëqeshjen.
Kur të më tregojë mua se ajo ka një shok, mos u bëj protektiv, e di… do e gëlltisësh me zor si lajm e atë natë nuk do të të zërë gjumi, por merre një natë në restorantin e saj të preferuar e thuaji se të jesh versioni më i mirë i vetes është zinxhiri më i fortë që mund të krijojë me rrethin e jashtëm.
Të lutem,thuaji se nuk të intereson nëse portofoli i atij djali është plot apo gjysëm bosh, për aq kohë sa ai të këtë zemrën plot bëje një shoqërues të një shpirti të bukur si të saj.
Thuaji se ajo nuk është një njeri i zakonshëm në jetë, por është produkt i një lumturie e të tillë e meriton çdo ditë të jetës duke mos toleruar të trajtohet ndryshe. Mësoje se të japësh shumë dashuri do të thotë edhe që ajo dashuri të kthehet çdo ditë që ajo do të hapë sytë.
E në ditën e saj të shënuar,jepi unazën time, e thuaji se aty e ka gjenezën ajo, prej dashurisë së stërgjyshes, gjyshes dhe nënës së ardhshme e gruas tënde aktuale.
Sot jam unë ajo që ti ke zgjedhur si nënën e vajzës tënde të ardhshme.
Bëhu ti,babai i një vajze që të jetë kurorë dashurie e rrethuar me jetë të lumtur.Bëhu ti babai, strehëza tek e cila do gjejë paqen në kohë suferinash.
Dhe atëherë kur “ata” të thonë: Një grua..., nuk është aq e fortë,sa është një burrë.
Një grua,nuk mund të bëjë, atë që mund ta bëjë një burrë.Një grua,nuk është aq e mençur nga ç'mund të jetë një burrë.Një grua,nuk ka vlerë sa ç'ka një burrë.Një grua,me lindjen e saj,i bën të qajnë e të pikëllohen të gjithë.
Një grua, është e derës së huaj.Një grua, rol të vetëm në jetë ka shërbimin ndaj burrit.
Por, ata që thanë e thonë kështu, me siguri nuk e dinë, që po ta dinte një grua, që ata do rriteshin e do flisnin ashtu,ajo grua do zgjidhte të mos bëhej kurrë nënë.
Mos provokoni që nëna juaj të pendohet që ju solli në jetë, sepse ky është dënimi më i madh që mund të marrësh nga jeta.
Ndaj ti, krijesa që lind jetën bëhu…Gruaja që gratë e tjera mund të të besojnë. Gruaja që ka guximin të flasë kur i cënohet liria.Gruaja që qëndron krah një gruaje tjetër që po cënohet.Gruaja që sheh vuajtjen e një gruaje tjetër.Gruaja që guxon të denoncojë dhunën.Gruaja që qëndron krah një gruaje që dhunohet.Gruaja që i cakton vetes qëllime të larta.Gruaja që ndihmon gratë e tjera të arrijnë këtë pavarësi.Gruaja që zgjat dorën për gratë që rrëzohen nga jeta.Gruaja që gjithë vajzat e vogla do të të shohin si shembull se si duhet të jetë një grua e fortë, e pavarur, që qëndron e palëkundur mbi këmbët e saja.
Mos ndrysho se të diktohet..
Mos ndrysho mënyrën se si sillesh, se si dukesh, thjesht sepse partneri jot i do ato ''ndryshe". Mos u tërhiq nga shoqëria dhe vendet që preferoje më parë, sepse ai bëhet xheloz.
A mos vallë ju duket normale kjo gjë !? A ju duket normale të ndryshoni identitetin tuaj sepse tani jeni në një lidhje?!
Mos gënjeni veten nëse mendoni se vetëm kështu do të dukesh femër më e mirë në sytë e tij.Mos gënjeni veten duke u përpjekur të ndiheni e vlerësuar në sytë e dikujt, nëse ai ende nuk e ka bërë. Mos u mundoni të jeni ajo që ai dëshiron, nëse deri tani nuk të ka dashur për atë që je.
Kush nga ju e ka bërë këtë, e ka bërë sepse ke qenë e detyruar, sepse kështu ka dashur partneri.Mos zgjidh njeriun që dëshiron që të zhdukë papërsosmëritë e tua...
Mos zgjidh atë që dëshiron të zhdukë versionin e asaj gruaje që ishe dikur, e duke dashur të të shndërrojë në dikë që ti nuk je, vetëm që të mbushet egoja e tij.Zgjidh dikë që të do për atë që ishe, që ditën e parë që të shprehu dashurinë.
Mëso të jesh grua…
Unë mësova të jem grua nga mënyra sesi kjo botë më ‘rriti’. Bota më thoshte të heshtja…kurse unë zgjodha të flisja.
Bota më thoshte të isha e dobët, sepse ashtu është natyra ime si grua…,kurse unë zgjodha të jem e fortë, pikërisht siç është një grua.
Bota më thoshte të ulja kokën …kurse unë zgjodha të ngrihesha, shumë më lart se ç’ishin kokat e tyre .
Të jesh grua,do të thotë të të rrisë kjo botë, që të jesh një Asgjë…dhe të bëhesh një Gjithçka Unike!
“Familja është si degët e një peme, secila degë merr drejtim të ndryshëm, por rrënjët janë gjithmonë të njëjta”
Familja është njësia bazë e shoqërisë.ajo është grupi natyral dhe kryesor i saj, që ka të drejtë mbrojtjeje nga shteti e shoqëria.Aty përfshihen marrëdhënie të bashkëjetesës së çiftit dhe të fëmijëve,apo të adoptuarve dhe mbiemri (jo domosdoshmërish).Në familje fillon dhe formohet personaliteti njerëzor në procesin e ndërveprimit shoqëror.
Familja i rrit, i përgatit fëmijët dhe i nxjerr në shoqëri.Familja ka dy funksione themelore, riprodhimin biologjik shoqëror dhe përgatitjen e individit qytetar. Nga perspektiva e prindit,familja shërben si mjet i pjellorisë me synim shumimin, edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve.Familja shqiptare po tronditet, ajo po humbet disa vlera tradicionale dhe po shfaq shenja dobësimi të strukturës, sidomos të moralit.Kjo fillon tek ata që krijojnë familjen, çifti.
Aty ndikojnë dukshëm faktorët shoqërorë dhe psikologjikë, të cilët dobësojnë marrëdhëniet në çift dhe pastaj tronditin gjithë familjen.Çifti krijon familjen, këtë qelizë bazë të shoqërisë. Nga shëndeti i kësaj lidhjeje varet mbarështimi i familjes dhe “produkti” që kjo i jep shoqërisë.
Nëse sot dëgjojmë për tragjedi familjare, për krim, vetëvrasje, për dhunë, për grindje, për vajzat që marrin rrugën e prostitucionit, për djemtë që hidhen në krahët e drogës për të gjetur “lumturinë” ose për të organizuar trafikun e saj, për braktisje të bebeve, për incest, kjo do të thotë se lidhja e çiftit dhe familja nuk ka funksionuar mirë.Familja në vete përmban një grup të njerëzve shtëpiakë, zakonisht të bashkuar nga lindja, martesa, duke përfshirë bashkëjetesën, adoptimin, mbiemrin.
Familja mund të quhet si bashkësi parësore njerëzore,ku individi së pari takohet me kushtet e jetës shoqërore, të cilat i përcaktojnë atij kornizën, në të cilën ai mund të zhvillohet si person, kështu që mund të themi se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror.Në familje mësojmë të ecim dhe të flasim.Të ndajmë dashuri për njëri- tjetrin. Jeta familjare na mëson zakonet, përgjigjet emocionale, detyrimet dhe vlerat e jetës.Ato secili i praktikon gjatë jetës.
Të jesh pjesë e një familjeje është një përgjegjësi e madhe.Është fat i madh që kemi familje.Prandaj familja është kaq e rëndësishme.Dashuria e vërtetë gjendet vetëm në familje.Jeta familjare është lidhja më e fortë në jetë. “Familja nuk është një gjë e rëndësishme.Ajo është gjithçka.Një familje e lumtur është një parajsë e hershme”.
Gjatë ditës ne vrapojmë në punë e pas angazhimeve të shumta.Por në fund të ditës jemi pranë familjes.
Fytyrat e familjarëve janë pasqyra magjike ku mund të shikohen njerëzit të cilët na takojnë ne.Aty shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.Prandaj, ajo është kaq e rëndësishme. “Familja është si një pemë, rrënjët e saj e kërkojnë rrugën e tyre thellë në tokë, dhe degët e kërkojnë në qiell, ku dielli i bekuar i vjen në ndihmë degëve, kurse shiu vadit rrënjët”.
Jeta pa familje do të ishte bosh.Ne kemi lindur në një familje. Foshnja,teksa hap për herë të parë sytë e tij të vegjël,sheh para tij një imazh të bukur atë të nënës dhe babait.Nëna dhe babai, vitet e gjata të fëmijërisë dhe rinisë shkojnë krah për krah me ne, duke ndihmuar, drejtuar dhe këshilluar.
Një familje e vërtetë është ajo në të cilën ju duan për atë që jeni në të vërtetë. Ndoshta jo aq e bukur, e fortë, e aftë sa do të doje të isha.Por për njerëzit e dashur, ne jemi më të mirët.Një fëmijë rritet i sjellshëm, i hapur dhe i lumtur kur nëna dhe babi e duan dhe kujdesen për njëri-tjetrin në familje.Është e pamundur të fshehësh gënjeshtrën.Asnjë lodër dhe dhuratë nuk mund të blejë paqen dhe qetësinë në familje nëse prindërit poshtërojnë dhe ofendojnë njëri-tjetrin para fëmijës së tyre. Fëmija i tyre do të bëhet i pashpirt, agresiv dhe i hidhëruar.
Duke krijuar një familje, ne jemi përgjegjës për ata që duam.Gjëja kryesore është që jo vetëm prindërit e adhurojnë gjakun e tyre të vogël, por edhe fëmija u dhuron prindërve ngrohtësi, dashuri dhe mirësi.
Me kalimin e viteve ne fitojmë vetëm përvojë jetësore, mësojmë të jemi më tolerantë ndaj të tjerëve,të dallojmë të mirën nga e keqja.Dhe në familje, gjëja kryesore është dashuria, mirëkuptimi dhe mbështetja e të dashurve.Në çdo moshë,ne duam të kemi një familje të fortë dhe të lumtur, të duam dhe të na duan.Familja ime është thesari im.Çelësi i lumturisë familjare është mirësia, sinqeriteti.Natyrisht, jo vetëm nëna krijon një atmosferë të favorshme në shtëpi, por të gjithë anëtarët e familjes duhet ta sigurojnë atë.Në fund të fundit, një familje është një botë e vogël me traditat dhe zakonet e veta, ulje-ngritjet, gëzimet dhe hidhërimet, të cilat të gjithë i ndajmë njëlloj.
Përgjegjshmëria,ndihma e ndërsjellë, kujdesi për njëri-tjetrin krijojnë në familjen atmosferën unike të mirëqenies dhe lumturisë së pafund.Njerëz të dashur që jetojnë nën një çati dhe ndërtojnë së bashku një të tashme dhe të ardhme të bukur, nuk ka asgjë më të rëndësishme dhe më të vlefshme se kjo.
Jeta në celluloid
Jeta jonë është e mbushur me momente të ndritshme ngjyrash por shpesh dhe bardh e zi.Familja jonë na ndihmon t'i mbijetojmë gjithë kësaj dhe shumë më tepër.Dhe roli kryesor në krijimin e një vatër familjare i takon, natyrisht, nënës.Një grua mund të jetë një specialiste brilante në çdo fushë,por roli i saj më i rëndësishëm në shoqëri, diçka që asnjë mashkull nuk mund ta përballojë, është krijimi i familjes.Që nga kohërat e lashta, një grua ka qenë rojtare e vatrës.E gjithë barra e shtëpisë iu caktua asaj.Për më tepër, ajo duhej të krijonte një atmosferë të tillë shtëpiake,në mënyrë që pjesa tjetër e familjes të ndjente ngrohtësinë dhe rehatinë e shtëpisë, të ndjehej si një familje ,një tërësi e vetme.Kjo është një punë shumë e vështirë dhe e përgjegjshme, por gruaja me forcë dhe vitalitet e ka përballuar gjithmonë.Kohët janë shumë të ndryshme tani.Një grua është e zënë në punë dhe mbetet gjithnjë e më pak kohë për në shtëpi.Megjithatë, edhe tani, si shumë vite më parë, ajo kujdeset për shtëpinë, krijon, mbështet dhe forcon familjen.’Besoj se kryefamiljari është nëna ‘.
Sigurisht që familja të jetë e mirë dhe miqësore nuk mjafton vetëm forca e nënës.Të gjithë anëtarët e familjes duhet të bëjnë përpjekje për të krijuar një klimë familjare, familja është, para së gjithash, një ekip.Traditat familjare janë shumë të rëndësishme në mënyrë që çdo person në familje të ndihet si anëtar i saj,të ketë diçka të përbashkët me të afërmit e tjerë
Fëmijët janë pasqyra e prindërve të tyre
Fëmijët kopjojnë të rriturit në çdo veprim të tyre,nga qëndrimi ndaj jetës dhe njerëzit te metoda e përgatitjes së çajit.Sigurisht që me kalimin e moshës shtohet edhe diçka e vetja.Ne fillojmë të mendojmë, të bëjmë diçka "në mënyrën tonë". Dhe kjo "në mënyrën e vet" është marrë nga bota që na rrethon (miq, të njohur, kalimtarë të zakonshëm), por megjithatë, prindërit kanë ndikimin më të madh..
A ekziston formula për një familje të lumtur?
Kushti më i rëndësishëm dhe themelor është dashuria, në një bashkim të tillë njerëzit mund të jetojnë të lumtur, por jo aq sa do të ishte e mundur nëse të dy anëtarët e familjes do të bashkonin jetën e tyre me të dashurit e tyre.Kjo është baza dhe pa të nuk ka familje të vërteta.Toleranca ndaj çdo zakoni të bezdisshëm, p sh, dikujt i pëlqen të dëgjojë muzikë me zë të lartë, dikujt nuk mund të jetojë pa futboll etj.Uniteti, një ndarje e ndërgjegjshme në të gjithë anëtarët e familjes së gëzimeve, problemeve, shqetësimeve, problemeve.Ka nevojë edhe për ndershmëri. Ju nuk mund ta doni verbërisht një person dhe t'i tregoni atij vetëm atë që ai dëshiron të dëgjojë. Jam e sigurt se kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që nevojitet për një familje të lumtur.Unë do të vazhdoj të mendoj për këtë. Dhe ndoshta në rreth njëzet vjet do të jem në gjendje të nxjerr formulën ideale.
Pse fëmijët e rritur harrojnë prindërit e tyre?
Shumë fëmijë të rritur kanë tendencë të harrojnë prindërit e tyre, Në mënyrë egoiste, edhe pse në shumicën e rasteve pafajësisht, fëmijët e bëjnë jetën e tyre larg prindërve të tyre.Është një çështje e natyrës, secili person ndjen në natyrën e tij nevojën për të jetuar larg nga gjithçka që e mbron,e udhës do ishte të zbulonit botën me sytë tuaj.
Diçka që vështirë se mund të harrohet kur dikush rritet është ndjenja e mbrojtjes së prindërve.Kur kjo ndodh në fëmijëri, krijohet një lidhje e veçantë, e pathyeshme.Është një ndjenjë, e paprekshme, por vetëm të kujtosh se si u ndjetë kur babai ose nëna juaj u kujdesën për ty, mua, ne.Na mbrojtën si një luan të voglin e tij.
Në të njëjtën mënyrë,nëse kjo nuk do të ekzistonte në fëmijëri, ajo që mbetet është një ndjenjë e pafuqisë.Një marrëdhënie e munguar që mund të çojë këdo që të tërhiqet nga prindërit e tyre.Çdo shtëpi, çdo familje dhe çdo person është krejtësisht i ndryshëm. Rrethanat mund të jenë aq komplekse sa është praktikisht e pamundur të përcaktohet pse fëmijët i harrojnë prindërit e tyre. Prandaj, nuk duhet humbur kurrë mundësia për ti dhënë fëmijëve atë që kanë vërtet nevojë, dashuri, vëmendje, dhe mbrojtje. Vetëm atëherë, në pjekurinë e tyre ata do të kujtojnë se sa të rëndësishëm janë prindërit në jetën e çdo personi.
Shpesh, njerëzit tregojnë egoizëm.Ata i konsiderojnë të dashurit pronë të tyre, kërkojnë nënshtrim, mbështetje të vazhdueshme nga të afërmit e tyre, duke harruar se të gjithë investojnë pjesë të barabarta të dashurisë dhe mirëkuptimit në një familje të vërtetë.
Comments