Anjeza Musollari: Demokracia “qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”
Prej më shumë se ‘30 vitesh Shqipëria e dalë nga një sistem totalitar, gëzon ditët e një demokracie ende’ të brishtë’.Na duhen ende shumë kohë të kuptojmë kulturën e të ’dirigjuarit ‘ demokraci.
A është demokracia zëri i njerëzve në veprim, zëri i atyre që kanë diçka për të thënë paqësisht dhe në qytetarisht?
Demokracia s’është thjesht një traditë apo dhuratë e trashëguar, e cila nxirret para të tjerëve që ta admirojnë si të ishte një rrobë e vyer. Demokracia është veprim, ndaj ajo duhet praktikuar, pa dëme dhe eksese.
Demokracia është diçka që duhet vënë në jetë në kuptimin e saj të parë. Dhe, si shprehia e çdo veprimi të sofistikuar, ajo duhet mësuar që kur jemi të rinj, në mënyrë që të mos harrohet më kurrë.
Demokracia, sistemi i fituar pas rënies së komunizmit, solli,përveç disa të drejtave që fituam, edhe lirinë më të rëndësishme, lirinë për ta shprehur mendimin lirshëm. Por pikërisht liria e fjalës është keqkuptuar nga shumë njerëz, të cilët s’bëjnë gjë tjetër veçse vjellin vrer në emër të saj.
Duket se mungesa e parimeve të demokracisë shqiptare nuk është nga zhvillimet dhe tendencat e sotme, por nga mënyra si kemi vendosur ta bëjmë atë që e kritikojmë. Sot nuk të mbetet asgjë për diskutim, pasi partite dominohen nga ego personale dhe mbi të gjitha nuk kuptojnë realisht rolet e tyre. Ky vend, kjo shoqëri dhe sfidat e sotme e të nesërme meritojnë më shumë respekt, reflektim, maturim dhe ndryshim cilësor.Jetojmë në shekullin e 21 ku gjithçka ec me shpejtësinë e dritës, ku veç ‘mendimtarët’ politikë qëndrojnë stoik në perceptimet e tyre të mbrapshta.
Nuk të duhet të mendosh shumë për të kuptuar si funksionon koncepti demokraci në Shqipëri, thjesht hap dritaren informuese dhe përballesh me lirinë e pakushtëzuar që ka sjell demokracia në vendin tonë. Kaq bëra dhe unë, hapa televizorin, dhe pashë grupe njerëzish që në emër të ‘demokracisë’ po thyenin dhe shkatërronin çfarë mund të realizonte forca e duarve të tyre, dhe ndër mend më shkon batuta e të madhit Sandër Prosi tek filmi Gjeneral Gramafoni,”O popull sa gjëra bëhen në kurrizin tënd, madje dhe lartmadhënia dënon në emrin tënd” !
Rrivijmë në kohë, fillim tetori i vitit 2024.
Në emër të ‘demosit’ pas një pasditetje argëtuese dëfrimi në lokalet e Tiranës, diku në muzgun e bukur vjeshtak bashkohen një grusht njerëzish dhe në marshimin e tyre të rradhës përdorin lëndë piroteknike ndaj institucioneve si revoltë. Por lind pyetja: Kush është revolta e këtyre njerëzve të cilët përgjigjen e lanë në heshtjen e zakonshme të argumentit të munguar? Një protestë e dhunshme e pyeta veten: pse duhen goditur policët, pse duhet të thyhen dyqanet, pse duhet t’u vihet flaka institucioneve?
Në një shtet demokratik partitë politike duhet të jenë para së gjithash demokratike brenda vetes së tyre, në mënyrë që ato të mund të prodhojnë demokraci për vendin dhe për të gjithë shoqërinë gjatë ushtrimit të pushtetit politik.
Në Shqipëri partitë politike kanë bashkudhëtuar bashkë me shtetin që prej krijimit të tij në fazat e konsolidimit. Organizimi i tyre politik i ka reflektuar origjinën e krijimit të tyre dhe ideologjitë mbizotëruese të periudhës kur kanë vepruar.Por faktori përcaktues në krijimin e identitetit dhe formësimin të rolit të tyre në sistemin qeverisës ishte dhe mbetet konteksti i brendshëm shqiptar me historinë, kulturën, normat dhe vlerat e tij.
Në vitin 1863, Abraham Linkoln e përcaktoi demokracinë si: “qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.
Si mund të kuptohet përmbajtja e kësaj thënieje të famshme?
Qeverisje e popullit do të thotë që pushteti buron nga populli. Populli është bartës i sovranitetit, që ushtron pushtetin ose jep mandatin për ushtrimin e këtij pushteti, dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij pushteti janë edhe përgjegjës përpara popullit.
Qeverisje nga populli do të thotë që pushteti ushtrohet nga përfaqësuesit e zgjedhur ose drejtpërdrejt prej qytetarëve. Qeverisje për popullin do të thotë që pushteti ushtrohet për t’i shërbyer interesave të popullit, domethënë, të mirës së përbashkët.Shqiptarët e kanë pranuar demokracinë, duke e parë këtë regjim si sistemin ideal politik. Kushtetuta e vendit tonë e miratuar në 1998 dhe me ndryshimet e saj ndër vite ka të mishëruar në përmbajtjen e saj qeverisjen demokratike, ndarjen e pushteteve dhe mbrojtjen e respektimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, vetë perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian, i jep Shqipërisë shtysa të forta drejt miratimit të akoma më shumë reformave demokratike. Liria, si e drejtë natyrore është thelbi i të menduarit sipas bindjeve individuale, bazuar kryesisht nga vullneti i lirë i të menduarit ndryshe nga tjetri, koncepti i lirisë përbën thelbin e zhvillimit dhe përparimit intelektual e shoqëror të njeriut.
Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche, mendonte se liria është vullneti që të bën përgjegjës ndaj vetvetes, që ka për veti të të distancojë dhe të të veçojë nga ndikimet e të tjerëve për një pavarësi mendimi unik mbi këtë ekzistencë.
Pa pasur liri dhe të drejta themelore nuk mund të kemi edhe politikë progresive, që të mund të shërbejë në të mirën e shtetasve të vet.
Njeriu si qenie, para së gjithash ka nevojë për liri e barazi, që të përjetojë të mirën brenda llojit.
Filozofë të mëdhenj erdhur nga histori të ndryshme suksesi e kanë interpretuar në këndvështrime të ndryshme konceptin e demokracisë dhe përjetimet e saj sipas formimit të kulturave nga vijnë ,shumë u lodha të gjej se ku hyn të shpjeguarit e ‘demokracisë’ së shqiptarëve nuk gjeta pikë lidhje me atë të kombeve të tjerë, përderisa qëndrojmë poshtë ballkoneve dikur për serenade, sot për të marrë direktiva si të shkatërrojmë pronën e përbashkët,të shkelim ligjin, të fyejmë dhe deningrojmë gjithkënd që mendon ndryshe, që do rregullin paqen dhe stabilitetin.
Me demokraci brezat e rinj po kuptojnë shtetin e të fortit atij me pistoletën në brez ku fatkeqësisht vitit i mbrapshtë i ’97 armatosi popullsinë civile dhe çarmatosi përfaqësuesit e rendit dhe sot po këta njerëz të çekuilibruar me ligjin e ‘pashaportizuar’ të politikës destruktive atyre vite kanosin rendin dhe sigurinë në vend. Këta njerëzi e kuptojnë demokracinë si privilegj, që u është dhënë (dhëntë zoti mos t’i japin atribute hyjnore) jo më kot, ashtu si një pjesë që janë të ngulur si shushunja nuk e kuptojnë se demokracia është sfidë dhe se demokracia e sfidon shpesh vetë demokracinë, nëse ajo nuk do të përmirësohet dhe respektohet.
Comentarios