“Arsimim nuk do të thotë të mësosh përmendësh se Hitleri vrau gjashtë milionë njerëz. Arsimim është të kuptosh se si ishte e mundur që miliona njerëz u bindën se ishte e nevojshme për ta bërë këtë. Arsimi na mëson të njohin të fshehtat e historisë, nëse, dhe kur ajo përsëritet.”
Ne kemi dy zgjedhje përpara, të bëjmë atë që bëjnë të gjithë, të shikojmë shumë televizor,të ndjekim mendimet e masës. ose të përçojmë filozofinë tonë.
Mos lexoni, mos studioni, mos informoni veten në mënyrë pasive. Hapni librat, shfletoni ato, pyesni. Gjithmonë pyesni veten: "pse ndodhi kjo, pse X veproi në këtë mënyrë, çfarë e shtyu Y të shkruante pikërisht këtë ?" Vendosni historinë, filozofinë, politikën, letërsinë tek “pse”. Mësoni të kultivoni dyshimin. 'Bëhu', siç thotë Russell,'zëra jashtë korit.Bëhu pesha që anon majën."
Sot ka shumë intelektual të shkolluar por pak të arsimuar.
Njerëzit e kohës sonë do të paguajnë më shumë për t’u argëtuar se sa për t’u arsimuar. Mësimi përfundon në klasë, arsimi fillon në shtëpi. Njeriu që nuk lexon asgjë është shumë më i arsimuar se sa ai që nuk lexon asgjë tjetër përveç gazetës.Titulli akademik dhe shkencor nuk të bën intelektual. Edukimi i mendjes pa edukimin e shpirtit nuk mund të quhet edukim i mirëfilltë.Niveli i qytetërimit të një shoqërie matet dhe tregohet në nivelin e shprehjes së fjalës publike. Fjala e shprehur vepron më shumë se ajo që lexohet në libër
Shkollimi është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm, sepse arsimi e ndihmon gjeneratën e re të formohet dhe të edukohet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi. Procesi që e shoqëron njeriun prej ardhjes në këtë botë e deri në vdekje është arsimimi gjatë gjithë jetës, me qëllim të ndryshimit të vetvetes së tij në çdo etapë të jetës.
Në rënien e edukatës kanë ndikuar shumë faktorë si familja, shkolla, shoqëria dhe mediat elektronike të cilat duke shfaqur emisione me tema të ndryshme joadekuate për rrethin tonë shoqëror. Po ashtu në rënien e saj kanë ndikuar edhe shumë udhëheqës të emisioneve televizive politikan, analist, artist që duke u paraqitur në televizione të ndryshme duke mos ju përmbajtur kodit etik të veshjes, duke përdorur fjalë banale, ofendime, ngritje të zërit, duke mos respektuar njëri-tjetrin gjatë debatit dhe veprime të tjera që në një formë a tjetër kanë ndikuar.
Një nga problemet më të mëdha të kohës sonë është se shumë janë të shkolluar,por pak janë të arsimuar .
Një komb që lë pas dore rininë e tij, që i braktis ata, vë në rrezik identitetin e tij.Shtetet që duan të garantojnë të ardhmen, nuk mund të jenë indiferent për edukimin e shtetasve të tyre.Arsimi duhet të konsiderohet si një laborator mjeksor që ofron mjekimin për çdo sëmundje që sistemi shoqërorë ka. Janë mësuesit pikërisht ata që duhet të gjejnë diagnozifikimin e kësaj shoqërie.
Kur njerëzit janë të arsimuar, ata mund të kontribuojnë ndjeshëm në familjet dhe shoqërinë e tyre në aspekte dhe fusha të ndryshme, duke krijuar kështu një komunitet të qëndrueshëm dhe stimulues.
Rëndësia e Edukimit në një Shoqëri
Arsimi është një themel në të cilin zhvillimi dhe përparimi vijnë në shoqëri. Ka arsye të ndryshme pse arsimi është i rëndësishëm dhe i pranuar botërisht.Sa më pak i arsimuar një popull aq më lehtë është për tu nënshtruar, aq më i vështirë është progresi dhe zhvillimi i tij.
Dëshira për shkrim dhe leximi
Në thelb, shkrimi dhe leximi përkufizohen si aftësia për të lexuar dhe shkruar. Shkalla e shkrim dhe leximit të një vendi varet nga marrja e shkollimit të qytetarëve të tij. Analfabetizmi burimi i prapambetjes, i krimit, drogës, prostitucionit. Nuk është analfabet veç ai që nuk shkruan e nuk lexon, por ai që nuk di kuptimin e asaj që shkruan apo që lexon.
Zhvillimi i Ekonomisë
Arsimi është një burim i mbështetjes dhe stabilitetit në zhvillimin e vendeve. Një ekonomi e qëndrueshme e një vendi është e lidhur ngushtë me arsimin. Njerëzit e ditur të një shoqërie kanë tendencën për tu shndërruar në sipërmarrës, juristë, shkrimtarë, mjekë, artiste, inxhinierë, etje.
Arsimimi prodhon qytetarëve të mirë
Arsimi prodhon njerëz të civilizuar dhe të edukuar në shoqëri. Këta njerëz të ditur krijojnë mendimet e duhura dhe në fund lëvizin për një ekzistencë të madhe. Problemi i shkeljes së udhëzimeve dhe ligjit apo rregullave nuk do të ndeshet në asnjë mënyrë në një shoqëri qytetarësh të ditur.
Në shoqërinë e sotme,të kesh një arsim konsiderohet pjesë jetike dhe e rëndësishme për cilësinë e jetës, jo vetëm personale, por dhe atë sociale. Një vend që prodhon njerëz të arsimuar, prodhon dije dhe bën që shoqëria të ndihet e dobishme.
Njerëzit që janë të arsimuar e kuptojnë se sa e vlefshme është të jetosh në një komunitet të qëndrueshëm dhe të sigurt. Ata kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në projekte që ndihmojnë në përmirësimin jo vetëm të lagjes së tyre, por edhe të shoqërisë. Përveç kësaj, kur njerëzit janë në gjendje të përballojnë shtëpitë e tyre, ata kanë më shumë gjasa të marrin pjesë jo vetëm në përmirësimin e banesave personale, por dhe në zgjidhjen e problemeve lokale përreth tyre.
Një edukim i mirë e bën një individ të zhvillohet personalisht, ekonomikisht.
Edukimi na ndihmon të bëjmë aktivitetet tona të përditshme të jetës në mënyrat më të mira të mundshme.
Çdo gjë që e shtyn një individ të mendojë dhe të marrë parasysh, pasojat e veprimit duhet të çojë në marrjen e një vendimi më të mirë.
Arsimi ka çuar në miratimin e ligjeve kundër abuzimit të fëmijëve, dhunës në familje, hedhjes së kimikateve toksike..etje. Arsimi përmirëson krijimtarinë e një personi. Njerëzit me arsim mund të mendojnë dhe mendojnë mirë.
Edukimi lehtëson ndërtimin e personit, në të gjitha dimensionet e tij. Njerëzit e arsimuar, kënaqen me eksperiencën e akumuluar, pasi shkollimi u lejon atyre një mënyrë jetese me ndikim, të lumtur, të përgatitur siç duhet dhe të balancuar.
Arsimi është themelor në shoqërinë tonë sot.Asnjëherë nuk është vonë për tu arsimuar.
Jini të arsimuar dhe gjithçka e pamundur është thjesht prova juaj e çastit.
Me pelqeu shume ky artikull. Respekt dhe mirenjohje per Zj. Anjeza.