Anglia bën ligjin në “Wembley”


Gjermania i jep fund aventurës në “Euro 2020”. Anglia ka bërë mrekullinë në “Wembley”, duke marrë një fitore 2-0, në një duel që do të sillte shumë emocione. Gjermanët ishim më dominues në minuat e para duke vendosur në vështirësi ekipin e Southgate. Rice u ndëshkua që në minutën e 8-të me karton të verdhë, pasi ndali në limitet e zonës një depërtim shumë të rrezikshëm të Goretzka-s. Në krahun tjetër Raheem Sterling do të krijonte shansin e parë për shënim në minutën e 16-të duke vendosur në provë reflekset e Neuer me një goditje nga distanca. Në krahun tjetër Gjermania kundërpërgjigjet dhe në minutën e 34-t, do të ishte Timo Werner, i cili përballë portierit nuk do të arrinte që të shënonte. Pickford është treguar mjaft i vëmendshëm. Në fundin e pjesës së parë Kane kishte shansin e artë për të shënuar thuajse me portën e boshatisur, por u frenua në fund nga mbrojtja gjermane. Fillimi i fraksionit të dytë ishte drithërues për anglezët, teksa Havertz lëshoi një goditje të fortë nga distanca që u devijua nga një pritje e Pickford. Me kalimin e minutave “Tre Luanët” marrin kontrollin e lojës duke qenë më dominues në aksionet sulmuese. Southgate ndërhyn duke aktivizuar Grealish në vend të Saka. Pikërisht ky zëvendësim do të merrte menjëherë edhe menjëherë shpërblimin në fushë. Në minutën e 75-të, Anglia gjeti avantazhin me Sterling që nuk fal brenda zonës pas një pasimi shumë të bukur nga Shaw në krahun e majtë. 6 minuta më pas Gjermania kundërpërgjigjet me Thomas Muller, i cili vendoset përballë portierit Pickford, por goditja e tij do të përfundonte ngjitur me shtyllën e portës. Anglia do të shfrytëzonte më së miri hapësirat e lëna nga Gjermanët për të dyfishuar avantazhin 5 minuta nga fundi. Grealish, lojtari që ndryshoi ndeshjen, dha një asist për Harry Kane, i cili më në fund gjeti golin e parë në “Euro 2020”. Pra 2 me 0 për Anglinë. Gjermania ikën në shtëpi siç iku mbrëmë Franca.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif