Na shkruajti kohë më parë dhe ne e prezantojmë: Më falni për shqetësimin. Jam Angela Kosta, lindur në vitin 1973 në Elbasan por prej njëzetetetë vitesh jetoj në Umbertide të Peruxhas (Itali). Doja të dija nëse mund të botoni poezinë që po ju dërgoj. Po ju paraqes biografinë time:
- Përkthej poezi të poetëve italianë në shqip për Revistën Dymujore Ndërkombëtare të Botës së Artit dhe Kulturës "Le Muse",
- botoj poezi në Revistën Letrare italiane "Capoverso",
- artikull në Revistën javore "Confidenze",
- artikull në Revistën Psikologjia,
- shkruaj për "Gazeta Destinacioni",
- botoj poezi për "Mesdheu: Revista Letrare",
- bashkëpunoj dhe përkthej artikuj të studiuesve të njohur të albanologjisë për gazetën e përmuajshme italo-shqiptare "Le Radici – Gazeta Rrënjët",
- shkruaj artikuj e poezi në "Alb – Spirit",
- botoj poezi në Revistën "Orfeu – Prishtinë."
- botoj poezi në Gazetën Nacional
Në vitet 2003 – 2004 kam botuar në Shqipëri librat: "Shpirt i burgosur" (roman) dhe librin me novela "Më fal."
Në Itali botova disa libra të tjerë: "Varësja Magjike" (2007 – roman), "Shkëlqimi i lotit" (2008 – poezi) përfitimi i të cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS për kërkimin shkencor të Sclerosi Laterale Amiotrofica (SLA); "Sytë e nënës" (2011 – roman), "Milioneri i varfër" (2017 -roman), "Të jetosh" (2008 – poezi), "Përtej oqeanit" (2019 – roman), dhe së fundi botova librin me përralla: "Ylberi dhe Sara e vogël" me vizatimet e realizuara nga Kristiana Sterjo, përfitimin e të cilit ia dhurova Shoqatës ONLUS Komitetit Daniele Chianelli për kërkimin shkencor ndaj Leuçemisë, Limfomave dhe Tumoreve tek fëmijët dhe të rriturit.
Mediat shqiptare dhe italiane kanë botuar shumë artikuj por po ju përmend vetëm disa prej tyre...
Gazeta Diaspora, Shqiptari i Italisë, Albania Letteraria, Gazeta Destinacioni, portali "Alb-Spirit", revista Obelisk, Gazeta "Il Corriere dell'Umbria", Gazeta "La Nazione"; Rivista "Confidenze", portalet: "Vivo Umbria", "Il Quotidiano d'Italia", "Umbria 7", "QN – La Nazione", "Informazione Locale – Umbertide" "Umbria 24", Italy 24 Press, AlessandriaToday, etj.
"Angela Kosta, shqiptare, poete, shkrimtare dhe përkthyese, është një paradigmë: ajo e integrimit më të mirë shoqëror, kulturor e njerëzor, është më e çmuara."
(Gazeta: Corriere dell'Umbria - Korrieri i Umbrias)
"Gjatë shkrimit, Angela Kosta tregon një talent të jashtëzakonshëm, i cili, duke u përzierë me dhimbjen e së shkuarës dhe të tashmes, aty ku ngjyen penën, e bën atë një grua e cila ka shumë për të rrëfyer.
(Gazeta: La Nazione - Kombi - Paolo Ippoliti)
"Angela Kosta dhe shkrimi i saj i i vetmi mjet i për të shpëtuar nga kufizimet e diktaturës në këmbim të lirisë"
(Enzo Beretta Gazetar - Umbria 24).
"Krijimet e Angela Kostës janë romane të një ndjeshmërie të papërsëritshme dhe të jashtëzakonshme, dhe kjo, falë personalitetit të autores, bujare dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tjerët"
(Gazetarja Federica Mastroforti - Vivo Umbria).
"Angela Kosta përdor fjalët në poezitë e saj sikur të ishin penelatat e një artisteje të madhe".
(Adriano Bottaccioli - Shkrimtar)
"Tek Angela Kosta poezia është e përbërë edhe nga heshtja: një pjesë e kësaj bëhet me fjalë dhe me vargje të rrjedhshme, të lira, që çlirohen nga çdo kufizim metrikë, herë - herë ajo guxon në formë duke u shfaqur pikërisht në një inovacion të guximshëm; një pjesë hesht për t'i dhënë thelbin shfryrjes së lëmshit të emocioneve sëbashku me vibracionet që çlirohen nga shpirti njerëzor, duke u gjallëruar dhe duke u rigjeneruar."
(Elena Caruso - Gazetare Notizia Diretta).
Në qoftë se ju nevojiten informacione më të hollësishme mund të konsultoni Google: Angela Kosta libri. Pres përgjigjen tuaj. Ju falenderoj përzemërsisht Angela Kosta.
Poezi:
NËNËS SIME SOFIJE
Kam thurur shumë vargje
shkrime pa mbarim
për lot, dhimbje, dashuri.
Në to bën pjesë edhe ti e shtrenjta nëna ime.
Puth sytë e tua gjysëm të mbyllur
dikur të mbushur plot shprehi mirësie.
Të ledhatoj duart akoma të ngrohta
ashtu siç bëje edhe ti.
Përshkoj me gishtërinj
rrudhat e shumta të pleqërisë tënde të parakohshme
pa mundur ta pranoj lëngimin tënd
prek thinjat në flokët e tua
dëshmi vuajtjesh në përjetësi.
E pazëvëndësueshme je për mua
nëna ime e shtrenjtë Sofije
të dua pafundësisht
si perëndeshë, e re, do të mbetesh
gjithmonë në shpirtin tim.
Askush nuk do të mundet të më bindë
se më nuk do të të shoh
e se në këtë jetë nuk do të jesh më.
Nuk e dije se gjithmonë
në frymëmarrjen time do të mbetesh?
Nëse unë jetoj, do të jetosh edhe ti?
Buzëqeshjen tënde të çiltër
në vezullimin e yjeve do ta dalloj
ndërsa universi i mallit do të më pushtojë.
Ti më dhe dritën e jetës
më rrite me durimin e mundimit
dhe me dashurinë e madhe
të shpirtit tënd të vyer, të pastër.
Folmë, të lutem veç një fjalë të fundit më thuaj
sa do të doja të të shihja
mes lotësh gëzimi duke të përqafuar,
Lexoji vargjet e mia nënë
të lutem heshtur mos rri!
Ah sikur të sfidoja kohërat, sëmundjen ligësi
e në humnerë gjithçka të gremisja
të pafatin fat ta largoja
dhe të strukesha përsëri në prehërin tënd
ashtu siç bëja kur isha fëmijë
teksa gjeja paqe e qetësi.
Sa lumturohesha teksa duart e tua
ledhatonin brendësinë e shpirtit tim
gjithë qenien time të lulëzuar nga poret e tua.
Mos më venit me gulçin tënd të fundit
të lutem nënë përtej qiellit mos ik!
Angela Kosta
Comments