top of page

Amerika e ka shpëtuar...


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Amerika e ka shpëtuar dhe pavarësuar Kosovën nga gjenocidi shekullor serb

Kjo është e vërteta historike, politike, juridike , diplomatike dhe ushtarake e Kosovës (24 mars 1999-2023).

Ndërkaq, e vërteta tjetër është përqafimi i përjetshëm me robërinë koloniale imperialiste të Serbisë. Ky është emri i pushtuesit më se njëshekullor të Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës, të Sanxhakut të Nishit dhe të Sanxhakut të Tregut të Ri (Novi Pazarit), të kolonizuara dhe të ankesuara me forcë dhe me gjenocid të Serbisë, të vulosur nga Kongresi i Berlinit (1878), nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913) dhe nga Konferenca e Paqes e Parisit (1919-1920).

E, jo të ngatërrohet me tezat e “politikës ditore” të armiqve të ndryshëm të Amerikës dhe të Kosovës, të cilat së bashku me NATO-n dhe me UÇK-në kanë vënë themelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008). Se Amerika është emri i lirisë së Kosovës (JO kurrfarë pushtuesi), këtë e provon edhe ky vlerësim aksiomatik i ish-senatorit amerikan Joe Liberman : “ The United States of America and the Kosovo Liberation Army stand for the same human values and principles. . . . Fighting for the KLA is fighting for human rights and American values." ( shih në: https://www.cato.org/blog/prosecution-washingtons-kosovo-clients-war-crimes ).

Ndërkaq, emri i pushtuesit të Kosovës ishte Serbia (JO AMERIKA) e Slobodan Milosheviqit. Këtë e provon edhe ky vlerësim objektiv dhe përmbajtësor historik i ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton : “ The Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europe.”(Shih librin e Prof.Dr. Robert Jackson, “The Global Covenant –Human Conduct in a World of States:, Oxford University, New York, 2000, p.278).

Këto dy argumente të parrëzueshme sheshit e ndriçojnë emrin e lirisë, dhe, në anën tjetër, emrin e pushtuesit gjenocidal të Kosovës, Serbinë.

Gjithashtu, këto dy argumente të qëndrueshme të shtetarëve të SHBA-së, Bill Clinton dhe Joe Liberman, pa dyshim se e përtrollisin këtë konstatim të gabuar dhe apolitik të Prof.Dr.Ridvan Peshkopisë, të plasuar në FB (4 prill 2023) dhe të publikuar në portalet:“Paparaci” dhe në “Gazetën Blic” : “Liria ka emër por edhe pushtimi ka emër. Pa i vendosur emrin pushtimit, nuk ia vendos dot emrin lirisë. Pushtimi e ka emrin Serbi dhe ShBA, njera pas tjetrës dhe, ndonjëherë, edhe njëkohësisht”. (shih në : https://paparaci.com/308541/skandaloze-profesori-i-ubt-se-liria-ka-emer-por-edhe-pushtimi-ka-emer-serbi-dhe-shba/ ).

Vërtet, çdo komentim i mëtejmë i këtij konstatimi të gabuar të profesorit R.Peshkopia, është i tepërt, mbase i mungojnë faktet dhe argumentet historike, politike, juridike dhe ushtarake, duke qenë se Amerika ishte në anën e luftës së drejtë çlirimtare dhe antikoloniale të UÇK-së, ashtu siç janë shprehur edhe senatori i nderuar amerikan Joe Liberman dhe shpëtimtari i Kosovës, Bill Clinton (ish-president).

Emrin e pushtuesit të Kosovës, tanimë e dinë edhe zogjtë e malit, lëre më njerëzit normalë në Kosovë e në Shqipërinë Etnike, se Serbia është vrastraja e Kosovës !

Kjo është e vërteta historike, politike, juridike, diplomatike dhe ushtarake, dëshmitar dhe mbrojtës i së cilës është edhe vetë autori i këtij esej (1989-2023).

Pra, jo AMERIKA, por SERBIA çetniko-fashistoide GJENOCIDALE e ka djegur shkrum e hi Kosovën tonë arbërore, duke vrarë mbi “12000” shqiptarë (fëmijë, gra, pleq, vajza dhe djemë); ka zhdukur mbi “2647” shqiptarë(të cilët, edhe sot evidencohen si të pagjetur); ka përdhunuar mbi “22.000 mijë” gra shqiptare, si dhe ka dëbuar me dhunë, me hekur e me zjarr mbi “1 milion” shqiptarë nga Kosova (në mesin e të cilëve jam edhe unë së bashku me familje, jo më pak se 24 vjet “refugjat” në Amerikë) në Maqedoni, në Shqipëri, në Turqi, në Evropë, në Amerikë dhe Australi.

Sa më sipër, shkenca amerikane e Ridvan Peshkopisë (me dy grada siprane akademike shkencore (dr. dhe post-dr.), dhe e të gjithë shqiptarëve të tjerë, që edukohen, arsimohen dhe specializohen në kolegje, në universitete dhe në akademi të Amerikës, duhet të jetë në funksion të parimit të së vërtetës, të drejtësisë, të lirisë, të demokracisë dhe të vlerave universale botërore, jo të asnjë pushtuesi të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë etnike e as të Amerikës.

6 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page