top of page

Ambasadori Lirim Grejçevci: Lajm pikëllues vdekja e Lartëmadhërisë së Saj


Ambasadori Lirim Grejçevci: Lajm pikëllues vdekja e Lartëmadhërisë së Saj


Lajm pikëllues vdekja e Lartëmadhërisë së Saj, Mbretëresha Elizabeta II. Për 70 vjet, ajo i shërbeu popullit britanik me nder, dinjitet dhe elegancë. Duke qenë monark dhe kreu i shtetit, ajo qëndroi gjithnjë mbi politikën, por përherë e afërt dhe e respektuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë, në tërë Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën.

Kam pasur nderin e veçantë ta takoja personalisht Mbretëreshën Elizabeta II, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale si ambasador i Kosovës në Londër (2013-2018) dhe gjatë pritjeve shtetërore në Pallatin Buckingham.

Në vitin 2015, Mbretëresha Elizabeta II priti në audiencë Presidenten Atifete Jahjaga, duke shënuar kështu kulminacionin e raporteve shtetërore midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Ndërsa në vitin 2016, Princi Charles dhe Dukesha Camilla (tanimë Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla) zhvilluan një vizitë dyditore në Kosovë.

Ngushëllimet e mia më të thella familjes mbretërore dhe popullit britanik.





10 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page