AMAN PUNONI PËR SHTET





Nga Ryzhdi Baloku


Duke e ditur se miliona familje i humbnin shtëpitë e veta dhe "e merrnin botën në sy" gjatë konflikteve të dhunshme dhe luftërave të zhvilluara, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e përcaktoi 20 qershorin "Ditë botërore të refugjatëve", me synim që të sensibilizohej opinioni për kthimin e asaj popullate në atdheun e tyre.

Meqë këtë të keqe e kanë përjetuar shpeshherë edhe shqiptarët, medoemos obligohemi që ta përkujtojmë këtë datë më shumë se çdo gjë tjetër, në mënyrë që ajo histori e trishtë të mos na përsëritet.