top of page

ALTËRNATIVË RETORIKE


Nga Nexhip Ejupi


DREJTSHKRIMI

Nuk duhet të jesh kaq shumë problem, Nuk duhet fare të merresh për temë, Por unë të njoh e seç dua të them…

Nuk je anatemë,por je drejtshkrim, Kur shkruhesh keq,nuk përbën ndonjë krim, Po kur shkruhesh mirë,ke tjetër kumtim…

Ca të dëshirojnë,por të mbrojnë naivisht, (Nuk janë nga prof-ët që numërohen me gisht), Por mua s’më pëlqen që je problem,natyrisht…

Ti je drejtshkrim e je drejtshqiptim, Je bukurshkrim e bukurmendim, Përndryshe,je vetëm gjymtim e shëmtim…

Të kërkoj të falur si shkruesi yt, Nëse,pa dashje,të shtrëngoj në fyt, Se edhe pa dashje shtrëngimi të mbyt!…

PESHA E FAJIT

Cdo gjë te ti më dukej gri Dhe shumë e largët si përrallë. Ngase mbi xham po bie shi, Sërish për ty unë ndjekam mall…

Se ti m’u çelje si baloshe, Bukurisht si s’ka kurrkund. Më erdh ndërmend një fjalë që thoshe: -Pas ndarjes s’jemi askurrkund…

Në rrugë pak shi po ribreron, Ngapak asfalti u spërkat. Atje ku malli robëron, Dikur ka pasur një mëkat…

Tani që rroi * ylli i ditës ** Dhe retë mendohen sipër nesh, Le t’ia lëmë Yll Afërditës Se kush më shumë në faj ka peshë!…

 ALTËRNATIVË RETORIKE

Cili tym s’u tret si tym?… Ç’gojë s’u mbyll nga rrasë e varrit?… Ç’derë të zgjedhim e t’i hymë?… Ç’pyll u dogj nga flakë e zjarrit?…

Ç’gdhë gdhend gurin e pagdhendur?… Ç’halle qajnë dy të trishtuar?… Ç’mbledhje bëjnë ca mendjeçmendur?… Te ç’flamur të jenë betuar?…

Me ç’mënyrë mjekohet halli?… Ç’sy të mendjes s’na zhgënjejnë?… Ç’hallexhinj i zuri malli E pse mallin s’e rrëfejnë?…

Ç’mirësi ësht e pakthyer?… Pse për të nuk ka rikthim?… Ç’e vërtetë u kyç syshqyer?… Ka a s’ka për të dëshmim?…

Përse heshtja s’jep përgjigje?… Të vërtetën pse e fsheh?… Pse,kur duhet,nuk ka ligje?… Ç’ligjevënës droga deh?…

Ç’flatër shprese vdes kurbanthi?… Ç’shigjetë frike na u shkreh?… Ç’fat na luhet stil-filxhanthi?… Kukafshehtas ç’na u fsheh?…

Çfarë varroset e nuk vdes?… Ç’farë rimbillet e nuk mbin?… Ç’zemër shprese ësht pa shpresë?… Ç’mendje çmend krejt urtësinë?…

A do të dihet çfarë nuk dimë?… Cilat janë sydhelpërsitë?… Veç në hije do të rrimë Dhe kur drita flet me dritë?!…

Vërtet,ç’janë sydhelpërsitë?…

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page