Ali Riza pashë Ohri (Valikardha)
- Jan 31, 2024
- 1 min read

Histori
Ali Riza pashë Ohri (Valikardha
Veprimtar i çështjes shqiptare
Nga Sakip Cami
Ushtarak i lartë (pasha), ministër, Vezir i lartë, sadrazem (kryeministër) i Perandorisë Osmane 14 tetor 1919 - 2 mars 1920),kur ishte sulltan Mehmeti VI.
Anëtar i Komitetit Shqiptar të Stambollit Veprimtar i çështjes shqiptare

Sipas Haki Stërmillit (Dibra në prag të historisë,faqe 213, ShB M&B 2023) Ali Riza Pasha ka lindur në Valikardhë të Dibrës në vitin 1860.
Familja e tij është shpërngulur në Ohër ku Aliu ka bërë studimet e para dhe më pas studimet ushtarake në Manastir dhe Stamboll. Është titulluar oficer në vitin 1886 dhe më pas gradë pas grade ai u bë gjeneral(pasha).
Në vitin 1903 bëhet guvernator i Manastirit.
Në gusht të vitit 1908, me inisiativën e tij u krijua në Stamboll Komiteti Shqiptar me emrin “Bashkimi”, në të cilin u zgjodh edhe anëtar i Këshillit Administrativ.
Po në vitin 1908 ai kryesoi një komision që erdhi në Shqipëri, ku bënte pjesë edhe Fadil Topani të dërguar nga Komiteti Shqiptar i Stambollit dhe Haxhi Vildan Faik Dibra , për me ngjallë ndër shqiptarë dashurinë për atdheun dhe gjuhën shqipe.
Vdiq në Stamboll në vitin 1932.









Comments