Aleksandri i madh i Maqedonisë – miti dhe njeriu


Resmi Osmani, shkrimtar dhe studiues

Prof Dr Resmi Osmani

SAGA TRAGJIKE E FAMILJES SË ALEKSANDRIT TË MADH

Shkëpurur nga libri-ese ”Aleksandri i madh i

Maqedonisë – miti dhe njeriu”


Njohja me pjesëarët e familjes të Aleksandrit të Madh dhe fundin e fatit të tyre, nuk është vetëm kërshëri por edhe një rast për të mësuar sesa e egër,e pamëshirshme, çnjerëzore dhe mizore, ishte lufta për pushtet dhe trashëgimin e fronit mbretëror, në kohën për të cilën bëhet fjalë( vitet 316-295 e.v.)Oborret mbretërore kanë qenë të zhytura në pellgjet e gjakut të derdhur për sundim, pa kuesyer as gratë as fëmjët ende kërthi e të pafajsëm.Shembulli që e rrëfen më mirë, është fundi I pjestarëve të familjes së Aleksandrit të Madh, që I përkasin dinastisë së vjetër maqedonase Argeide.

I kapërcejnë përmasat e teagjedive shekspiriane.