Një monografi historike në dritën e dokumenteve arkivorë të Nju Jorkut nga studiuesi Halil Teodori
Në moshën 20 vjeçare Aleksandri trashëgoi Mbretërinë e Ilirisë shkruan Plutarku dhe kjo cilësohet jo vetëm në libër, por edhe në kopertinën e librit të studiuesit Halil Teodori.
Aleksandri i madh (356 - 323 para Erës së re) ishte i biri i Filipit të II , mbretit të Ilirisë
dhe Olimbisë , princeshë ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I .
Historishkruesit dhe rrëfimtarët janë përpjekur për ta mohuar, origjinën shqiptare dhe rolin e heroit të Perandorisë Ilire, Aleksandrit të Madh.
Megjithëse janë shkruar shumë libra për luftën që bëri Aleksandri i Madh me mbretin e Persisë, e cila ka qenë një nga aktet kulmore të historisë, që tronditi gjithë botën në antikitet, janë zhdukur, dhe ata që kanë mbetur u janë tjetërsuar të gjitha të dhënat e dokumentuara. Një tjetërsim dashakeqës i është bërë historisë, dhe jo vetëm, për kombin shqiptar por edhe për gjithë botën nga antitekti deri më sot.
Historia ka treguar se disa individë lindin të veçantë, ata kanë aftësi që të bëjnë të mundur ndryshimin e historisë. I tillë ishte edhe Aleksandri, një udhëheqës i madh me influencë në popull dhe së bashku me babain e tij Filipin, kanë bërë ndryshim rrënjësor në kursin e historisë botërore.
Në më pak se dy shekuj ata ishin në gjendje të bënin bashkimin e mbretërve të Ilirisë në një federatë e emëruar,
“The United Kingdom of Iliria”.
Ata krijuan një udhëheqje solide dhe një forcë ushtarake që nuk ishte parë ndonjëherë në histori. Mbas vdekjes së Aleksandrit të Madh, idealet për të cilat ai luftoi, luajtën një rol të madh në përhapjen e gjuhës së shkruar shqipe, kulturën dhe civilizimin Ilir, e cila fatkeqësisht sot, nuk e ka këtë forcë dominuese.
Aleksandri i Madh mbetet edhe sot e kësaj dite, i famshëm. Në fushën ushtarake ai mbetet Gjeneralisimo. Ai renditet i pari ndër 10 ushtarakët e lashtësisë.
Vetëm një gjeni si ai mundi të avanconte me aq forca që ai dispononte.
Mbretëria Ilire me qendër në Ilirid u bë fuqia supreme gjatë periudhës që sundoi mbreti Filip II, (359-336) p.e.s. Çdo gjë e përgatitur prej tij, ishte një surprizë e jashtëzakonshme në formimin dhe konsolidimin e një ushtrie dhe e zhdërvjelltësisë politike në antikitetin e largët.
Shumë libra janë shkruar për njerëzit e famshëm të historisë, heronj legjendarë që i kanë vënë kohës emrin e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me figurën e famshme historike, Aleksandri i Madh. Nga lashtësia e largët vijnë shumë libra biografikë për Aleksandrin e Madh.Historianët kanë shkruar, sipas këndvështrimit të tyre. Të gjithë mendojnë se biografia e tij ishte unike dhe secili mendonte se i kishte tejkaluar të gjitha veprat e autorve të mëparshëm mbi jetën e Aleksandrit. Sigurisht autori Halil Teodori me studimin e tij voluminoz dhe referencat e shumta nuk pretendon se ka dhënë një përgjigje shteruese për historinë e Aleksandrit të madh, por ky libër është edhe një ftesë për të gjithë studiuesit për ti dhënë vendin që i
takon.
Ka qindra studime në dispozicion që përmendin dhe tjetërsojnë shumë aspekte të jetës së Aleksandrit, së bashku me disa biografi akademike gjithëpërfshirëse të shtypura që krijojnë përfytyrime të gabuara si në detaje dhe në argumente.
- Përse vendosa të shkruaj një libër për Aleksandrin? Unë jam dardan, thotë autori dhe si shumë historianë të tjerë, jam i rritur i magjepsur nga ky personalitet i madh. Edhe Homeri, Enea që formëzoi Romën, Aleksandri i Madh, Kostandini i Madh, Skënderbeu, Nënë Tereza, … ishin dardanë. Për këtë arsye, nuk munda t'i rezistoja dëshirës dhe pasionit, për t'u zhytur në burimet e lashta dhe moderne të jetës së tij, dhe për ta imagjinuar atë, duke vrapuar me kalin e tij Bucephalas nëpër fushat e Iliridës ose duke kaluar shkretëtirat dhe malet e Iranit, Indisë dhe Afganistanit. Ajo që është më e rëndësishmja, doja të shkruaja një biografi të Aleksandrit, që është para së gjithash, një histori reale.
Halil Teodori është një studiues i rregullt, jo vetëm i historisë, por edhe i shumë fushave të tjera të përafërta, që jeton në New York, një nga anëtarët e rregullt të bibliotekës së New Yorkut, që ka shfrytëzuar materiale të shumta arkivore. Pra kemi të bëjmë me materiale të reja, shkrime e përkthime që autori i ka hulumtuar në ShBA që e pasurojnë
figurën e këtij udhëheqësi me famë botërore.
Autori ka shfrytëzuar përkthimet e Adrian Goldsworthy, Valerio Massimo, Peter Green, Frank L.Holt, etj.
Përkthimi i Valerio Massimo sipas autorit Teodori, kishte një tendencë për të futur në fillim të episodeve, ose paragrafëve të rinj, shënjues të kohës, të tilla si “gjegj”, “dergjej” ose “kallim”, dialekt i trevës dardane ku ato nuk shfaqeshin në greqishten e Plutarkut; rezultati ishte manipulues dhe i jepte një sens të rremë progresionit kronologjik. Prandaj jam përpjekur të jap një interpretim që pasqyron më mirë logjikën e origjinalit të Plutarkut, shpjegon autori në fillim të librit.
Arritja e madhe letrare e Plutarkut ishin biografitë e tij për prijësit ushtarak të kohës.
Plutarku paralajmëron lexuesit e tij që të mos presin rrëfim historik në shkallë të gjerë. Bëmat e Aleksandrit nuk do të rrëfehen me hollësi. Unë jam duke shkruar jetën, jo historinë, dhe e vërteta është se shfrytëzimet më të shkëlqyera shpesh nuk na tregojnë asgjë nga virtytet apo veset e burrave që i kanë kryer ato, ndërsa nga ana tjetër një vërejtje rastësore ose një shaka mund të zbulojë shumë më tepër karakteri i njeriut, sesa betejat ku mijëra vdesin, vendosjet e mëdha të trupave ose rrethimet e qyteteve, shkruan Plutarku.
Qëllimi i autorit nuk është të japë një mbulim të plotë të një periudhe të veçantë historike, por për ne është shumë e rëndësishme të përqendrohemi në temën e tij biografike për t’i dhënë një material të tillë, si sfond, që lexuesit mund t'i duhet për ta kuptuar atë. Çdo e dhënë është marrë nga historianët antikë, studiuar me kujdes dhe vendosur në vendin ku duhet.
Përkushtimi i autorit ka patur një qëllim në këtë libër, duke u mbështetur në historian antik, të mund të përshkruaj sado pak jetën e Aleksandrit të Madh, Perandori Ilir, që pushtoi botën antike, për ta kthyer Aleksandrin e Madh, mbretin e Perndorisë Ilire, në vendin që i takon.
Por njëkohësisht, në qoftë se diçka do mbetet pa thënë, kërkoj mirëkuptim nga lexuesit e mi. Unë jam duke shkruar për jetën e tij, kur e vërteta është se dokumentet që pretendohen se janë të shkëlqyera, shpesh nuk na tregojnë asgjë nga virtytet apo veset e personaliteteve, ndërsa nga ana tjetër ndodh që një moment rastësor, mund të zbulojë shumë më tepër për karakterin e tij, sesa betejat ku vdiqën mijëra, gjatë ç’vendosjeve të mëdha të trupave ose rrethimeve të qyteteve.
Nuk mendoj se të gjitha thuhen për Aleksandrin e Madh, por jam ndalur në ato detaje të cilat ndriçojnë jetën e tij, për të krijuar një portret të jetës dhe veprës së tij, dhe kjo është mbi të gjitha detyrim, duke mos ua lënë të tjerëve shfrytëzimet dhe manipulimin e historisë së heroit tonë të madh pellazgo-ilir nënvizon autori.
Kjo monografi voluminoze e dalë nga arkivat amerikane është një vlerë e shtuar e studimit të historisë sonë kombëtare dhe një libër me shumë vlera që i shtohet botimeve të autorit dibran me banim në New York, Halil Teodori.
SAKIP CAMI
Comments