Alda nuk do ketë shumë lexues...


Vasil Vasili

Alda nuk do ketë shumë lexues, do ketë dashamirës dhe kërshëtarë, ky është fati...i saj letrar. Ajo këtë fat nuk e ka zgjedhur vetë, ajo vijon prirjen e saj. E pasuron tregimin me një tip dhe kjo e lartëson si krijuese, por lexuesi nuk do një tip tregimi të ri. Ai është i formuar... dhe e kërkon rrëfimin linear, ngjarja të ketë dalë jashtë... të këqyret çdo imtësi e saj. Alda ka një shteg të ngushtë ku kalon vetë. Shtegu nuk vërrehet lehtë. Ajo nuk rrëfen ngjarje, ajo shpreh gjendje. Alda e fillon këtë tregim me dyshime, me pasiguri, me shumë mbase, por kjo nuk është pasiguri reale është një truk letrar për të përshkruar një portret me mbase, dhe ajo që mbetet nga kjo mënyrë nuk është një mbase, por një mendim që kalon nëpër mbase për të mbritur ku ajo do. Kjo është një strategji... Alda i përdor shpesh strategjitë... Pasi kalon mendimi nëpër mbase Ajo i kërkon Atij një Këngë. Dhe kjo është një çudi që kalon nëpër mbase. Dhe kënga lindi. Por edhe fundi është një dyshim, një mbase. Alda e ka gjitmonë një personazh, Aldën personazh. Personazhi është një plotës për krijuesin. Nëpërmjet këtij personazhi ajo nxjerr gjendjen e saj. Në këtë tregim Ajo flet nëpërmjet Atij. Vetë ka marrë rolin e pasqyrës që retushon me mbase tregimin, por në thelb është Ai pasqyra. Alda i ka dhënë Atij gjendjen e saj për ta shprehur dhe vetë pret gjenden e saj ta shpreh Ai. Kjo është një strategji e fshehur e një krijuese femër. Kalimi i gjendjes nga Ai tek Ajo dhe e anasjellta, është gati i padukshëm. Mbase ky nuk është tregimi më i mirë i saj, por edhe te ky tregim shfaqet qartë mënyra e të shkruarit të saj. Edhe një herë, Alda është e dënuar... të ketë pak lexues, por (mbase) do ndodh ndonjë mrekulli.

46 views3 comments

Shkrimet e fundit